Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deklarata e Haradinajt se FSK ka humbur një dron, vjen reagimi i Maqedoncit

18/10/2024 - 08:12
në Kryesore, Lajme
A A
Deklarata e Haradinajt se FSK ka humbur një dron, vjen reagimi i Maqedoncit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Ejup Maqedonci, ka mohuar humbjen e një droni, siç tha anëtari i kryesisë së AAK-së Daut Haradinaj.

Ministri Maqedonci tha se “flota e dronëve vëzhgues dhe sulmues është shtuar edhe pas blerjes së parë dhe po vazhdon të shtohet”.
Ish-deputeti Daut Haradinaj, duke iu referuar fotografive të kryeministrit Albin Kurti pranë dronëve Bayraktar tha se “amaterizimi i tyre që dalin bojnë foto me drona e ju humbin natën është humoristik dhe vepër penale”.Haradinaj këmbënguli se informatën për humbjen e dronit e ka edhe ministri Maqedonci, “kjo është 1 miliard % e vërtetë, ai zotëria e di më më mirë, ju ka humb droni”, tha Haradinaj.

Por, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, mohon humbjen e dronit.

“Jo që nuk ka humbur ndonjëherë ndonjë dron por përkundrazi, flota e dronëve vëzhgues dhe sulmues është shtuar edhe pas blerjes së parë dhe po vazhdon të shtohet. Kurse për çështjen e furnizimeve ju siguroj që në vazhdimësi pranojmë furnizime me sisteme të armatimit dhe pajisje ushtarake. Pozita ime dhe ndjeshmëria e procesit të blerjeve dhe furnizimit nuk më lejon që të jap detaje por janë shumë aktivitete të vet FSK-së ku janë shumë evidente pajisjet dhe sistemet me të cilat po furnizohemi pa ndërprerë. Të tjera po vijnë” tha Maqedonci.

Madje ministri shton se “asgjë e pavërtetë që thuhet për FSK-në nuk i kontribuon zhvillimit”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillohet si një forcë profesionale, e ndërveprueshme me NATO-n dhe e gatshme për të kryer detyra te saj bazuar në mision. Asgjë e pavërtetë që thuhet për të nuk i kontribuon zhvillimit të saj, përkundrazi mbështetë tentativat për minimim e një pune kolosale brezash duke përfshirë edhe vet kontributin e çmuar të zotit Haradinaj për një ushtri të gatshme për mbrojtje të territorit”, tha Maqedonci për Gazetën Express.

Kosova ka blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia vitin e kaluar.

JU REKOMANDOJMË

Bujqëve të Rahovecit iu bllokohet rruga për në ara, lajmërohet Hysen Durmishi (VIDEO)
Lajme

Bujqëve të Rahovecit iu bllokohet rruga për në ara, lajmërohet Hysen Durmishi (VIDEO)

11/07/2025 - 19:38
Bulliqi nuk ia “prish” shefit: Është kërkesa e Kurtit që të kandidoj edhe për një mandat
Lajme

Bulliqi nuk ia “prish” shefit: Është kërkesa e Kurtit që të kandidoj edhe për një mandat

11/07/2025 - 19:35
Bulliqi tregon si mund t’i marrin të sapomartuarit në Llap “banesat për çifte”
Lajme

Bulliqi tregon si mund t’i marrin të sapomartuarit në Llap “banesat për çifte”

11/07/2025 - 19:06
Abdixhiku mbledh ekipin për kryeqytetin: Punë e punëtori, Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu
Lajme

Abdixhiku mbledh ekipin për kryeqytetin: Punë e punëtori, Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu

11/07/2025 - 18:56
Rëndohet situata në Theth
Lajme

Rëndohet situata në Theth

11/07/2025 - 18:33
Pamje të bunkerit në Ulpianë që po rinovohet për t’u bërë Qendër Arti dhe Kulture
Lajme

Pamje të bunkerit në Ulpianë që po rinovohet për t’u bërë Qendër Arti dhe Kulture

11/07/2025 - 18:17

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër

    Bilall Kqiku i kërkuari për vr’asje, hidhet nga kati i katërt për t’i ikur Policisë, përfundon në Emergjencë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ngjarje e rëndë në lagjen e Spitalit, dyshohet se një person ka vde’kur

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • E vizitoi të dënuarin me burgim të përjetshëm, reagon Ziza Pajaziti

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë