Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deklarata e Haradinajt se FSK ka humbur një dron, vjen reagimi i Maqedoncit

18/10/2024 - 08:12
në Kryesore, Lajme
A A
Deklarata e Haradinajt se FSK ka humbur një dron, vjen reagimi i Maqedoncit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Ejup Maqedonci, ka mohuar humbjen e një droni, siç tha anëtari i kryesisë së AAK-së Daut Haradinaj.

Ministri Maqedonci tha se “flota e dronëve vëzhgues dhe sulmues është shtuar edhe pas blerjes së parë dhe po vazhdon të shtohet”.
Ish-deputeti Daut Haradinaj, duke iu referuar fotografive të kryeministrit Albin Kurti pranë dronëve Bayraktar tha se “amaterizimi i tyre që dalin bojnë foto me drona e ju humbin natën është humoristik dhe vepër penale”.Haradinaj këmbënguli se informatën për humbjen e dronit e ka edhe ministri Maqedonci, “kjo është 1 miliard % e vërtetë, ai zotëria e di më më mirë, ju ka humb droni”, tha Haradinaj.

Por, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, mohon humbjen e dronit.

“Jo që nuk ka humbur ndonjëherë ndonjë dron por përkundrazi, flota e dronëve vëzhgues dhe sulmues është shtuar edhe pas blerjes së parë dhe po vazhdon të shtohet. Kurse për çështjen e furnizimeve ju siguroj që në vazhdimësi pranojmë furnizime me sisteme të armatimit dhe pajisje ushtarake. Pozita ime dhe ndjeshmëria e procesit të blerjeve dhe furnizimit nuk më lejon që të jap detaje por janë shumë aktivitete të vet FSK-së ku janë shumë evidente pajisjet dhe sistemet me të cilat po furnizohemi pa ndërprerë. Të tjera po vijnë” tha Maqedonci.

Madje ministri shton se “asgjë e pavërtetë që thuhet për FSK-në nuk i kontribuon zhvillimit”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillohet si një forcë profesionale, e ndërveprueshme me NATO-n dhe e gatshme për të kryer detyra te saj bazuar në mision. Asgjë e pavërtetë që thuhet për të nuk i kontribuon zhvillimit të saj, përkundrazi mbështetë tentativat për minimim e një pune kolosale brezash duke përfshirë edhe vet kontributin e çmuar të zotit Haradinaj për një ushtri të gatshme për mbrojtje të territorit”, tha Maqedonci për Gazetën Express.

Kosova ka blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia vitin e kaluar.

JU REKOMANDOJMË

Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit

“Koka mush men. Pe çelka sheshin” Ironia epike e Valon Sylës me Përparim Ramën
07/08/2026 - 10:26

Gazetari Valon Syla iu ka thënë deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje Alban Bajrami dhe Arjeta Fejza se LVV po përpiqet t’ia hedh fajin opozitës. Syla tha se nga ajo...

Më shumëDetails

Tre mërgimtarët vdiqën derisa po ktheheshin nga Kosova, dalin detaje për aksidentin tragjik në Gjermani

Tre mërgimtarët vdiqën derisa po ktheheshin nga Kosova, dalin detaje për aksidentin tragjik në Gjermani
07/08/2026 - 09:48

Tre shtetas të Kosovës kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi të enjten në Gjermani, ndërsa po ktheheshin nga Kosova. Aksidenti i rëndë ndodhi...

Më shumëDetails

Bie çmimi i naftës në Kosovë, ja sa shitet sot

Rritet edhe më tej nafta, sot 3 centë më shtrenjtë se dje
07/08/2026 - 09:42

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme. Çmimi i naftës sot ka shënuar rënie edhe sot. Sipas MINT,...

Më shumëDetails

Sot varroset Naim Kastrati, 62-vjeçari që vdiq papritur në Karaçevë të Epërme

Sot varroset Naim Kastrati, 62-vjeçari që vdiq papritur në Karaçevë të Epërme
07/08/2026 - 09:24

62-vjeçari Naim Kastrati, humbi jetën paraditen e së enjtes, derisa po qëndronte në një restorant në fshatin Karaçevë e Epërme të Kamenicës. Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ndodhi...

Më shumëDetails

Cakolli: Pa konstituimin e Kuvendit nuk fillon afati për zgjedhjen e presidentit

Cakolli: Pa konstituimin e Kuvendit nuk fillon afati për zgjedhjen e presidentit
07/08/2026 - 08:50

Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka bërë me dije se pa konstituimin e Kuvendit nuk nis afati për zgjedhjen e presidentit. Ai ka treguar...

Më shumëDetails

38-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident me motoçikletë në Mirditë

38-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident me motoçikletë në Mirditë
07/08/2026 - 07:53

Një 38-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes si pasojë e një aksidenti të ndodhur në autostradë, në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë. Sipas...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zbulohet skema sesi dy persona hakeruan Raiffeisen Bank duke i marrë 200 mijë euro klientëve

    Zbulohet skema sesi dy persona hakeruan Raiffeisen Bank duke i marrë 200 mijë euro klientëve

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ekipi i “Shënjestër” denoncon dhunën policore ndaj gazetarëve të saj në Han të Elezit

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Edhe në kompaninë Ajka Sh.P.K. me pronar Ramadan Memajn, ‘tellallin’ e Armend Mujës, u gjet vaj palme e padeklaruar

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta dyshohet të jenë tre mërgimtarët që vdiqën në aksidentin në Gjermani, mes tyre një 16-vjeçar

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Prapaskenat e aksionit/ ‘Analizat janë sekrete’, disa inspektorë të IQMT-së refuzuan kërkesën e ministri Muja për largimin nga marketet të prudukteve me ‘vaj palme’

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë