Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deklarata e Trump, Cakolli: S’do ketë hapësirë për kalkulime të brendshme, Kosova të jetë e qartë

18/06/2025 - 11:14
në Kryesore, Lajme
A A
Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar në lidhje me deklaratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pasi ky i fundit u zotua të angazhohet sërish në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë tani Kosova nuk mund të jetë as pasive, as e paqartë.

Cakolli po ashtu ka deklaruar edhe se nga rikthimi i Trump është bërë e qartë se logjika e imponimit do të jetë në qendër të veprimit diplomatik.

Ai ka vlerësuar edhe se ndryshimi globale po ndodh në një moment kur Kosova është më së paku e përgatitur për të, dhe se, siç ka thënë ai, kur shteti është në pauzë.

‘‘Ka një mori mësimesh që duhet nxjerrë nga situata me Iranin dhe përfshirja vendimtare e Trumpit në “zgjidhjen” e saj. Që nga rikthimi i tij, është bërë e qartë se me administratën Trump, logjika e imponimit do të jetë në qendër të veprimit diplomatik – me një largim nga rendi i parashikueshëm ndërkombëtar. Përmendja e Kosovës, në kontekst të dialogut me Serbinë, nga Trump – si një çështje që “e kishte zgjidhur” – ishte një kujtesë se problemet e hapura, mund të rikthehen në tavolinë kur e kërkojnë rrethanat, jo palët. Dhe, kur rikthehen, zakonisht përfundojnë si zgjidhje të imponuara. Kosova nuk mund të jetë as pasive, as e paqartë. Ky ndryshim global po ndodh pikërisht në një moment kur Kosova është më së paku e përgatitur për të. Shtetin e kemi në pauzë, lidershipin politik të fragmentuar dhe diplomacinë thuajse inekzistente, që në rastin më të mirë – reagon ndaj zhvillimeve’’, ka deklaruar ai.

Tutje, i njëjti ka shtuar edhe se përfshirja e Trump në dialogun Kosovë-Serbi mbetet një skenar real, dhe se në këtë skenar, s’do të ketë hapësirë për kalkulime të brendshme.

‘‘SHBA-të do të mbeten të përfshira në Kosovë, gjithnjë e më shumë në mënyrë transaksionale. E kaluara e përbashkët nuk garanton trajtim të përhershëm preferencial. Presidenti Trump duket se respekton ata që vijnë në tavolinë me vlerë të shtuar, qëndrueshmëri dhe kapacitet për të ofruar zgjidhje, jo thjesht me kërkesa. Përfshirja e tij në dialogun Kosovë-Serbi mbetet një skenar real, sidomos nëse Ballkani Perëndimor rikthehet në vëmendjen ndërkombëtare. Në atë skenar, nuk do të ketë hapësirë për kalkulime të brendshme – vetëm presion dhe nevojë për qartësi’’, ka shtuar ai.

Në fund, Cakolli ka theksuar se Kosova duhet të ndërtojë pozicione të qarta dhe të pavarura nga retorikat e së kaluarës.

‘‘Për këtë arsye, Kosova duhet të ndërtojë që tani pozicione të qarta, të pavarura nga retorikat e së kaluarës dhe emocionet e miqësisë. Koha për përgatitje nuk fillon kur ftohesh në tavolinë, por kur përmendesh në fjali. Dhe në një rend ku marrëveshjet nuk burojnë nga proceset e balancuara, por nga çaste të favorshme, vetëm ata që janë të gatshëm, mbeten faktorë realë’’, ka përfunduar ai. /GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
Lajme

Tragjedi në Prizren: 52-vjeçari gjendet i vetë’varur në vikendicë

25/08/2025 - 09:14
Avokati Koci pasi nuk u votua Dimal Basha: Askujt nuk po i konvenon formimi i Kuvendit
Lajme

Avokati Koci pasi nuk u votua Dimal Basha: Askujt nuk po i konvenon formimi i Kuvendit

25/08/2025 - 09:07
Shala: Nxënësit rrezikojnë të nisin vitin e ri shkollor pa libra | SBAShK-u paralajmëron grevë
Kryesore

Vjosa Osmani: Rritja e kapaciteteve mbrojtëse, një hap drejt NATO-s

25/08/2025 - 08:54
KQZ-ja mban mbledhje, publikohet rendi i ditës
Kryesore

Mblidhet KQZ-ja, vazhdon përgatitjet për zgjedhjet lokale – pritet të vendosë për…

25/08/2025 - 08:31
Kolona në Merdar mbi 2 kilometra/ Kjo është gjendja në pikat kufitare
Lajme

Kjo është gjendja nëpër pikat kufitare në Kosovë

25/08/2025 - 08:23
Gjermanët i reagojnë Petkoviqit që u ankua për urat: Shikojeni një herë shtëpinë tuaj, Radoiçiq po lëviz lirshëm në Serbi
Lajme

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermierë

25/08/2025 - 08:15

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën kurvë” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore

    “Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën kurvë” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore

    257 Shpërndaje
    Shpërndaje 103 Tweet 64
  • Kandidati i Vetëvendosjes arrestohet për përfshirje në kultivimin e 500 bimëve kanabis

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • I riu bie nga kati i 8-të i një ndërtese në Skenderaj, 27-vjeçari është në gjendje të rëndë (Emri)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ky është i dyshuari që kanosi policët në Mitrovicë, përfundon në ndalim prej 48 orë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Veç rri, veç rri. Edhe unë i dëgjoj sikur ti”, momenti kur Dehari përbuz lutjen e Jasharit në kërkesën e PDK-së për pauzë (VIDEO)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë