Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Del RAPORTI/ Shqipëria, e fundit në Europë për cilësinë e ujërave në plazhe

28/06/2026 - 22:32
në Lajme
A A
Del RAPORTI/ Shqipëria, e fundit në Europë për cilësinë e ujërave në plazhe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pavarësisht lajmeve të paguara në mediat ndërkombëtare, propagandës qeveritare dhe mediatike për “Shqipërinë turistike”, ajo që ndodh në terren është një realitet krejt tjetër.

Teksa agjencitë qeveritare numërojnë çdo person që hyn në vend si turist, mjafton një raport i besueshëm për të rrëzuar imazhin e një qeverie që punon realisht për të ndryshuar realitetin në vend.

U publikua pak ditë më parë raporti ” Cilësia e ujërave të larjes në Evropë në vitin 2025” i cili është vlerësimi zyrtar vjetor i Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) dhe Komisionit Evropian.

Ky raport ka analizuar pastërtinë dhe sigurinë e ujit në më shumë se 22,200 pika plazhi, liqene dhe lumenj në të gjithë Bashkimin Evropian, si dhe në Shqipëri dhe në Zvicër që nuk janë pjesë e Unionit.

Qëllimi kryesor është të tregojë nëse ujërat ku njerëzit shkojnë për të notuar gjatë sezonit veror plotësojnë standardet e sigurisë mikrobiologjike (për të shmangur bakteret fekale si Escherichia coli).

Çfarë thuhet për Shqipërinë

Shqipëria renditet në vendin e fundit në Evropë sa i përket përqindjes së ujërave me cilësi të shkëlqyer për të notuar. Nga 119 pika të monitoruara në plazhe bregdetare, lumenj dhe liqene, të dhënat tregojnë një situatë problematike të ndotjes.

Vetëm 16.8% e pikave të monitoruara morën vlerësimin maksimal. Ky është niveli më i ulët në të gjithë Evropën, ku mesatarja e BE-së është rreth 85%. Sipas raportit të siguruar nga lapsi.al kjo do të thotë se vetëm 20 pika nga 119 ishin me cilësi të shkëlqyer të larjes.

Rreth 37.8% e zonave të larjes u klasifikuan në kategorinë “mirë” që u përket 45 zonave të analizuara.

“Cilësi të mjaftueshme” kishin 21.8% e pikave të kontrolluara ndërsa 23.5% e ujërave u vlerësuan si të ndotura apo me standarde të dobëta.

Kjo shifër është alarmante, pasi mesatarja evropiane për ujërat “e dobëta” është vetëm 1.5%.

Siç duket edhe nga harta më lart, zonat me ujërat më të këqija mbeten bregdeti i Durrësit, zona e plazhit të vjetër në Vlorë, disa plazhe në Sarandë dhe bregu i liqenit të Pogradecit.

Del RAPORTI/ Shqipëria, e fundit në Europë për

Trendi i cilësisë së ujërave të larjes në bregdet. Klasat e cilësisë “e mirë” dhe “e mjaftueshme” janë bashkuar.

Raporti dhe ekspertët mjedisorë theksojnë se kjo gjendje e ujërave larës në Shqipëri vjen si pasojë e tre faktorëve kryesorë.

E para është derdhja e ujërave të zeza urbane të patrajtuara direkt e në dete dhe lumenj.

Së dyti, problem shihet mungesa ose mosfunksionimi i plotë i impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura në zonat bregdetare me fluks turistik.

Së treti, ekspertët vlerësojnë si problem mbetjet dhe ndotja që zbret nga lumenjtë drejt vijës bregdetare.

Del RAPORTI/ Shqipëria, e fundit në Europë për

Trendi i cilësisë së ujërave të larjes në brendësi të vendit. Klasat e cilësisë “e mirë” dhe “e mjaftueshme” janë bashkuar.

Edhe pse Shqipëria po njeh një rritje të madhe të turizmit, raporti ngre shqetësimin se infrastruktura mjedisore nuk ka ecur me të njëjtat hapa, duke sjellë rreziqe për shëndetin e pushuesve.

 

Sipas raportit, plazhet dhe ujërat larës në brendësi të vendit më të pastra në Europë vijon t’i ketë Qipro e ndjekur nga Greqia, Bullgaria, Austria dhe Kroacia. /LAPSI.al

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë