Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Delegacioni i BQK-së në Uashington, në fokus të takimeve qasja në sistemin e pagesave të shpejta të BE-së

28/10/2024 - 17:08
në Ekonomi
A A
Delegacioni i BQK-së në Uashington, në fokus të takimeve qasja në sistemin e pagesave të shpejta të BE-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Delegacioni i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), kryesuar nga guvernatori, Ahmet Ismaili, gjatë vizitës në Uashington, u takua me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, Evropën dhe Azinë Qendrore në Bankën Botërore (BB), Xiaoqing Yu dhe drejtuesit e lartë Pesme, Natarajan, menaxherin për Kosovë, Paolucci me bashkëpunëtorët e tyre.

Takimi u fokusua në shqyrtimin e mundësive për funksionalizimin e infrastrukturës teknike të nevojshme për qasjen në sistemin e pagesave të shpejta të BE-së, duke u mbështetur në praktikat më të mira të aplikuara nga bankat qendrore të Eurosistemit.

Gjithashtu, u diskutuan opsionet e financimit dhe zhvillimit të infrastrukturës së sistemit të pagesave për të lehtësuar pagesat e shpejta vendore dhe ndërkufitare.

Në këtë takim morën pjesë edhe guvernatorët dhe zëvendësguvernatorët e Bankës Qendrore të Malit të Zi dhe Shqipërisë, si dhe ekipi teknik i Bankës Botërore që mbështet shtetet e Ballkanit Perëndimor në projektin rajonal për modernizimin e sistemit të pagesave dhe aplikimin në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA).

Palët u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë teknik me qëllim funksionalizimin e infrastrukturës teknike që mbështet qasjen në SEPA dhe integrimin në sistemet e pagesave të Bashkimit Evropian, si synim përfundimtar i përbashkët.

Guvernatori Ismaili me këtë rast falënderoi ekipin e BB-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj BQK-së, duke mirëpritur angazhimin për financimin dhe asistencën teknike për realizimin e këtij projekti.

Ky takim njëherësh përmbylli vizitën e delegacionit të BQK-së në kuadër të takimeve vjetore të FMN-së dhe BB-së, të mbajtura në Uashington.

JU REKOMANDOJMË

ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%, mbi gjysmë milioni jo aktivë në treg pune

ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%, mbi gjysmë milioni jo aktivë në treg pune
20/03/2026 - 21:24

Agjencia e Statistikave të Kosovës, kanë publikuar një raport me ReKos 2024, lidhur me tregun e punës, ku thuhet se shkalla e papunësisë në vend arrinte në 13,9...

Më shumëDetails

Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit

Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit
20/03/2026 - 20:04

Lufta me Iranin po i prish rrjedhat globale të naftës, duke dëmtuar infrastrukturën energjetike dhe duke rritur frikën e një konflikti të zgjatur. Por ari, i cili zakonisht...

Më shumëDetails

Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune
19/03/2026 - 21:36

Stacioni i ri i Autobusëve në Skenderaj ka shpallur disa vende të lira të punës. Menaxhmenti i stacionit ka njoftuar se janë shpallur 10 vende të lira, të...

Më shumëDetails

Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita
19/03/2026 - 17:41

Fabrika e prodhimit të mobileve “Loni Dekor”, në kuadër të zgjerimit të vazhdueshëm, po rrit edhe stafin duke kërkuar kuadro të reja për punë. “Loni Dekor”, që është...

Më shumëDetails

Nafta shtrenjtohet më tej/ Çmimi në bursa arrin në kaq dollarë për fuçi

Nafta mund të shtrenjtohet sërish, kjo është arsyeja
19/03/2026 - 13:39

Nafta ka arritur çmime rekord duke u shitur me 112 -115 dollarë për fuçi në tregjet ndërkombëtare. Shtrenjtimi i menjëhershëm erdhi pasi mediat iraniane raportuan për një sulm...

Më shumëDetails

Emona Center me super ofertë për sofrën e Bajramit

EMONA CENTER vjen me një superzbritje, oferta deri më 7 gusht!
18/03/2026 - 20:16

Rrjeti i marketeve “Emona Center” ka sjellur një superofertë speciale për festën e Bajramit në shumicën e produkteve për familjen tuaj që kjo festë të ketë bollëk në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    305 Shpërndaje
    Shpërndaje 122 Tweet 76
  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • IPK konfirmon fillimin e hetimit për aksidentin ku humbi jetën 27 vjeçari në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë