Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra para fillimit të seancës ka thënë se do të ishte lajm i mirë krijimi i institucioneve të reja.
Ajo tha se qytetarët po vuajnë nga paaftësia e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Do ishte lajm i mirë nëse do kishim krijim të institucioneve të reja. Kosova po vuan për shkak të paaftësisë të VV-së për ti dhënë rrugë krijimit të institucioneve të reja”, tha shkurt para gazetarëve deputetja e PDK-së.