Një gjykatëse ka raportuar në polici se vetura e saj zyrtare është dëmtuar nga një person i panjohur në Prishtinë.
“Viktima femër kosovare (gjykatëse), ka raportuar se një person i panjohur, në veturën zyrtare i ka vendosur një guri mbi veturë duke ia dëmtuar.”, thuhet mes tjerash në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente si “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.












