Propozimi për votim të fshehtë në zgjedhjen e kryekuvendares po vazhdon të kundërshtohet nga partitë tjera ish-opozitare.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, e pyeti deputeten e LDK-së, se nga kush po i presin edhe katër vota.
“Duhet me qenë transparent, ku është qëllimi i votimit të fshehtë. Edhe nëse kalon vota e fshehtë, 20 deputetë e LDK-së në mënyrë transparente haptazi do ta shfrytëzojmë mundësinë e votës së fshehur, por pa votuar fshehtas. Ju duhet me u tregu qytetarëve se kush janë deputetët i patët 54, i patët 5.7. Kush janë deputetët tjerë që ju pritni se mund tua kalojnë kandidaturën e kuvendit?”.