Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AVONET: Prishtina ti kthej paratë e inkasuara kundërligjshëm nga “Pastrimi”

04/06/2025 - 22:22
në Kryesore, Lajme
A A
AVONET: Prishtina ti kthej paratë e inkasuara kundërligjshëm nga “Pastrimi”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

AVONET shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me sjelljen institucionale të Komunës së Prishtinës, e cila, përmes padisë së paraqitur në Gjykatën Supreme, ka kontestuar një akt normativ të miratuar nga vetë Kuvendi i Komunës, si organi më i lartë vendimmarrës në nivel komunal, sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.

AVONET vlerëson se ky veprim përbën një përdorim të papranueshëm të të drejtave procedurale, për sa kohë që ekzekutivi komunal ka ndërmarrë hapa juridik të pa bazë kundër një akti normativ të ligjshëm të nxjerrë nga organi përfaqësues i qytetarëve, e ligjshmëria e të cilit ishte konfirmuar edhe nga MAPL dhe MMPHI.

Për më tepër, AVONET shpreh shqetësimin serioz për faktin se Komuna e Prishtinës, në kundërshtim me dispozitat e Rregullores për Plotësim Ndryshimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave, ka vazhduar të inkasojë mjete financiare nga qytetarët për shërbimin e mbeturinave, ndonëse këto pagesa, sipas aktit në fuqi, do duhej të kryeheshin drejtpërdrejt në KRM “Pastrimi” Sh.A. Këto veprime shqetësuese janë një sinonim i shklejes flagrante të parimeve të ligjshmërisë dhe transparencës në menaxhimin e fondeve publike dhe kjo sjellje ka rrezikuar seriozisht funksionimin financiar dhe operativ të ndërmarrjes publike KRM Pastrimi, punëtorët e së cilës për ditë me radhë janë në grevë para Komunës së Prishtinës. Natyrisht, ata të cilët më së shumëti kanë pësuar janë qytetarët e Komunës së Prishtinës.

Duke marrë parasysh se Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës tashmë ka refuzuar kërkesën e Komunës për caktimin e masës së përkohshme të sigurisë dhe ka vendosur që Rregullorja e miratuar mbetet në fuqi, AVONET i bën thirrje Komunës së Prishtinës që të zbatojë vendimin e gjykatës dhe të ndërpresë menjëherë çdo praktikë të paligjshme të inkasimit të të hollave për shërbimin e mbeturinave.

Po ashtu, AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës që të kthejë pa vonesë të gjitha të ardhurat e inkasuara në mënyrë të kundërligjshme te KRM “Pastrimi” Sh.A., si përfituesi i ligjshëm i këtyre mjeteve.

Vetëm në këtë mënyrë mund të rikthehet besimi në institucionet publike dhe të garantohet respektimi i rendit juridik dhe i të drejtave të qytetarëve.

JU REKOMANDOJMË

MPJD thirrje qytetarëve: Mos kaloni nëpër Serbi

MPJD thirrje qytetarëve: Mos kaloni nëpër Serbi
06/07/2026 - 22:33

Ministria e Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarëve që jetojnë në mërgatë dhe planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, që t`i përdorin rrugët alternative dhe...

Më shumëDetails

“Përparim Rama mund t’ia bëjë opozitën Albin Kurtit”, thotë Demhasaj

“Përparim Rama mund t’ia bëjë opozitën Albin Kurtit”, thotë Demhasaj
06/07/2026 - 22:10

Arton Demhasaj ka thënë se nëse flasim për dozën e popullizmit, Përparim Rama mund t’ia bëjë opozitën Albin Kurtin.“Me popullizëm e shmekerizëm, Përparim Rama mendoj se mund t’ia...

Më shumëDetails

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë
06/07/2026 - 21:57

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Qumështorja Vita, e cila ka pretenduar se ka pranuar rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të...

Më shumëDetails

S’ka kolona nëpër kufi, pritjet 5 minuta

Paralajmërimet për protestë të serbëve në afërsi të Jarinjës, gjendja vëzhgohet edhe nga ajri
06/07/2026 - 21:21

Për të hyrë ose dalë nga pikat kufitare tokësore në vend, nuk ka nevojë të pritet në kolonë, sipas përditësimit të fundit të Qendërs Kombëtare për Menaxhim Kufitar....

Më shumëDetails

Mafiozi i ilaçeve Nadir Çausholli kanos një biznesmen te Sky Tower, kundërshton policinë për t’a shoqëruar

Mafiozi i ilaçeve Nadir Çausholli kanos një biznesmen te Sky Tower, kundërshton policinë për t’a shoqëruar
06/07/2026 - 20:40

Bizmeni kontrovers Nadir Çausholli, me precedentë penalë dhe disa dosje të hapura penale për vjedhje dhe skema mashtrimi me ilaçe, ka kanosur paraditen e sotme biznesmenin M. L.,...

Më shumëDetails

Si po shkonin bisedimet midis ShBA-së dhe Iranit para funeralit të Khameneit?

Si po shkonin bisedimet midis ShBA-së dhe Iranit para funeralit të Khameneit?
06/07/2026 - 20:31

Kryeparlamentari i Iranit dhe negociatori kryesor në bisedimet me ShBA-në, Mohammad Bagher Ghalibaf tha se zbatimi i marrëveshjes së armëpushimit që vendi i tij nënshkroi me Shtetet e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dalin rezultatet e AUV – “Vita 100% qumësht”

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro, publikohet video e aksionit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ky është personi që dyshohet se ka pastruar paratë e drogës në Itali dhe të cilit iu konfiskuan pronat në Kosovë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës, ja çka gjeti policia në çantën e një gruaje

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë