Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Deputeti i panjohur” i VV-së me shtëpi, banesë e gati 60 mijë euro në bankë, por pasiv në Kuvend

03/03/2023 - 16:23
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vendenis Lahu nuk është vetëm emër i përveçëm i çfarëdoshëm. Lahu është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Për herë të parë, sipas shumë reagimeve në rrjete sociale, u vërejt mbrëmë në seancën e vonshme të Kuvendit të Kosovës. Nacionale më herët, tregoi pak nga biografia e tij, ndërsa në këtë tekst, do të njoftoheni me pasurinë e deputetit Lahu.

Vendenis Lahu është i lindur më 1992, në Gllamnik të komunës së Podujevës dhe është mjek me profesion.

Madje sipas Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti i cili ra në sy vetëm mbrëmë, po kryen specializimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sa është i pasur deputeti “i panjohur”?

Mjaft shumë. Ai duket se posedon shtëpi, banesë, vetura, biznes privat dhe para të gatshme nëpër institucione financiare.

Në deklarimin e pasurisë për vitin 2022, Vendenis Lahu ka treguar se përpos pozitës së deputet në Kuvendin e Kosovës, ai punon edhe në QKUK me funksion “Edukim Profesional”.

Deputeti i VV-së ka treguar se ka një shtëpi prej 300 metra katrorë e cila arrin vlerën e 150 mijë euro dhe te “prejardhja e pasurisë” ka treguar se është familjare.

Ai ka deklaruar edhe një banesë prej 86 metrash katrorë, e cila ka vlerë prej 76 mijë euro. Kjo është në pronësi të tij.

Si pasuri të luajtshme, Lahu ka raportuar një veturë në pronësi të prindit, e cila kushton 10 mijë euro, dhe një tjetër në pronësi të vetë atij, e cila arrin vlerën e 10 mijë e 500 euro.

Deputeti i VV-së ka treguar se prindi i tij ka një ordinancë specialistike me kapital prej pesë mijë euro.

Bashkë me prindin e tij, deputet Lahu ka para të gatshme nëpër institucione financare plotë 58 mijë e 57 euro.

Nga këto, 500 euro ka deklaruar se janë të tij dhe 3 mijë e 727 “në zotërim të përbashkët”.

Si të hyra vjetore, Lahu ka treguar se merr 16 mijë e 758 euro si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe dy mijë e 151 euro nga M.SH, që me shumë gjasë, është Ministria e Drejtësisë.

Ai ka deklaruar se prindi i tij merr nëntë mijë e 600 euro pagë vjetore në QKUK dhe katër mijë e 400 euro në një QKMF, po nuk tregohet në cilën komunë.

Nga Ordinanca Specialistike, Lahu ka treguar se merr pagë vjetore rreth 10 mijë e 385 euro.

Deputeti “i panjohur” mungoi veç në një seancë, por foli tepër pak

Në platformën “Vota ime”, gjenden të dhëna interesante rreth deputetit Lahu.

Fillimisht, ai duket se bën pjesë në një komision, në atë për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë.

Numri total i votave që ai ka marrë në zgjedhjet e fundit, është nëntë mijë e 830.

Pjesëmarrjen në seanca plenare, ai e ka përmbushur 99 për qind, duke munguar vetëm në një seancë.

Zero për qind ka marrë ai në pjesën ku tregohet për përgjigjet në pyetjet e qytetarëve, dhe zero për qind në pjesën e “Lojalitetit ndaj Grupit Parlamentar”.

Një gjë tjetër interesante dhe që mund të tregojë se pse ai është kaq i panjohur, janë deklarimet jashtë rendit të ditës, ku tregohet se ai është deklaruar vetëm një herë.

Përveç kësaj, në platformë bëhet e ditur se ai ka marrë pjesë në pyetje parlamentare vetëm dy herë.

Ndryshe, sipas të dhënave zyrtare, krijimi i platformës “Vota Ime” është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”.

JU REKOMANDOJMË

Shkon në 13 numri i të vdekurve në Izrael pas sulmeve të Iranit gjatë natës
Lajme

Shkon në 13 numri i të vdekurve në Izrael pas sulmeve të Iranit gjatë natës

15/06/2025 - 12:54
Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
Lajme

Kontrollohen lokalet e natës në Prizren, pesë të arrestuar – konfiskohen armë

15/06/2025 - 12:44
Guri: Sot do duhej të ishim duke ngritur çështje që i preokupojnë qytetarët e jo duke u marrë me seancat “votim i hapur, votim i fshehtë”
Lajme

Guri: LVV s’ka interes për zhbllokimin e situatës, shqetësues numri i vogël i deputetëve që po marrin pjesë në seancë

15/06/2025 - 12:37
“Njerëz të pabesë”: Çitaku komenton deklaratën e rëndë të Macronit për lidershipin e Kosovës
Lajme

Çitaku: VV po e mban Kuvendin peng – PDK nuk voton në diktat

15/06/2025 - 12:21
Basha flet për çështjen e notave të dobëta: Unë s`pata mësu, kam punu në pazar
Lajme

Basha: Ne e kemi të qartë- kemi thënë me LDK’në po, me PDK’në jo

15/06/2025 - 12:13
KDI: Disa minuta punë, asnjë rezultat, e megjithatë deputetëve rrogat ju dalin nesër
Kryesore

Deputetët nuk arrijnë ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit të Kosovës as në përpjekjen e 32-të

15/06/2025 - 11:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Raketa balistike iraniane godet Izraelin qendror (Video)

    Raketa balistike iraniane godet Izraelin qendror (Video)

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Irani paralajmëron raketën “Khaibar” me rreze 2000 km: Bota do të befasohet

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Trumpi e urdhëroi të pranojë marrëveshjen, përgjigjet Irani

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ish kandidati i PDK-së për deputet, prezantohet nga Albin Kurti si kandidat i LVV për kryetar të Klinës

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ambasadorja shqiptare në Izrael: Situata është në tensione të larta, shqiptarët në Izrael në gatishmëri të plotë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë