Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputeti i PDK-së dhe zyrtari i MSH-së u intervistuan për lëshimin e licencave për ‘Avicena KS’

11/10/2024 - 11:08
në Kryesore, Lajme
A A
Deputeti i PDK-së dhe zyrtari i MSH-së u intervistuan për lëshimin e licencave për ‘Avicena KS’
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Krimet Ekonomike kanë zhvilluar të enjten aksion në shumicën e pikave të rrjetit të laboratorëve dhe poliklinikave ‘Avicena’ në Kosovë, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim të dokumenteve dhe ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike. 19 lokacione u mbyllën, 5 rezultuan që s’janë aktive, ndërsa 9 të tjera do të vazhdojnë punën me masat e shqiptuara.

Kush janë personat që u intervistuan dhe cilat janë dyshimet e ngritura?

Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali, si të dyshuar për rastin janë intervistuar katër persona.

Në cilësinë e personave zyrtarë është intervistuar Ragip Hyseni, zyrtar i MSH-së, Kryesues i Bordit për Licencimin e Institucioneve Private Shëndetësore, pozitë kjo të cilën paraprakisht e ka pasur deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ish-zyrtari i MSH-së, Isak Shabani, i cili po ashtu është intervistuar në lidhje me këtë rast.

Siç merr vesh Sinjali, këta të fundit dyshohet se kanë lëshuar licenca pa u siguruar nëse janë plotësuar kushtet sipas ligjeve në fuqi.

Ndërkaq, nga ‘Avicena’ si të dyshuar për rastin janë Amar Shuki, Driton Shuki dhe Alban Shuki, dy prej të cilëve janë shoqëruar në Polici dhe janë intervistuar nga hetuesit.

Pas përfundimit të procedurave, të njëjtit janë lënë të lirë, ndërsa hetimet për rastin do të vazhdojnë.

Siç ka mësuar Sinjali, në dosjen për këtë rast thuhet se hetimet kanë filluar qe disa muaj dhe kanë përfshirë edhe zbatimin e masave të veçanta hetimore që kanë rezultuar me sigurimin e provave për veprimtari të kundërligjshme.

Burimet e njëjta kanë bërë me dije se pronarët e ‘Avicenca KS’, dyshohet se kanë nxjerrë raporte të analizave mjekësore dhe certifikata për patentë shofer jashtëligjshëm, ku si rrjedhojë janë prodhuar dokumentet që nuk kanë pasur të dhëna të sakta.

Për pasojë, dosja e hetimit thekson se me lëshimin e raporteve të tilla, është rrezikuar edhe shëndeti i qytetarëve, të cilët janë pajisur me këto raporte.

Ndryshe, gjatë kontrolleve në 36 lokacione, si prova materiale, janë gjetur dhe sekuestruar: tri pistoleta, 6 copë armë të gjata, 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, 2 shtëpiza kompjuteri, 7 DVR dhe dokumente të ndryshme, njoftoi sot Policia.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)
Kryesore

I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

12/07/2025 - 23:33
Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
Kryesore

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri

12/07/2025 - 23:11
Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
Lajme

Pla’goset një person me armë zjarri në Vushtrri

12/07/2025 - 23:01
Anita Muçaj për arrestimin e Haradinajt: Nisa të qaj kur e futën në pranga
Lajme

Anita Muçaj për arrestimin e Haradinajt: Nisa të qaj kur e futën në pranga

12/07/2025 - 22:44
Tarifat e SHBA-së ndaj BE-së, Macron kundër: Të arrijmë një marrëveshje të pranueshme reciprokisht deri më 1 gusht
Lajme

Tarifat e SHBA-së ndaj BE-së, Macron kundër: Të arrijmë një marrëveshje të pranueshme reciprokisht deri më 1 gusht

12/07/2025 - 22:41
Begaj në Ohër me ftesë të presidentes Davkova: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë garanci për progres
Lajme

Begaj në Ohër me ftesë të presidentes Davkova: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë garanci për progres

12/07/2025 - 22:03

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

    I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

    181 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia në kërkim të Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, dyshohen për përfshirje në një vepër të rëndë penale

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Pla’goset një person me armë zjarri në Vushtrri

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë