Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tarifat e SHBA-së ndaj BE-së, Macron kundër: Të arrijmë një marrëveshje të pranueshme reciprokisht deri më 1 gusht

12/07/2025 - 22:41
në Lajme
A A
Tarifat e SHBA-së ndaj BE-së, Macron kundër: Të arrijmë një marrëveshje të pranueshme reciprokisht deri më 1 gusht
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në Shtetet e Bashkuara nga 1 gushti, të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump.

Franca ndan të njëjtin mosmiratim shumë të fortë ndaj njoftimit të tarifave, shkroi Macron në rrjetin social X, teksa shton se ky njoftim vjen pas javësh angazhimi intensiv nga Komisioni Europian në negociata me Shtetet e Bashkuara, në bazë të një oferte të fortë të bërë me mirëbesim.

“Franca mbështet plotësisht Komisionin Evropian në negociatat, të cilat tani do të intensifikohen, për të arritur një marrëveshje të pranueshme reciprokisht deri më 1 gusht, duke reflektuar respektin që partnerët tregtarë si Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i detyrohen njëri-tjetrit, me interesat e tyre të përbashkëta dhe zinxhirët e integruar të vlerave“, shkruan Macron.

Më herët Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, reagoi ashpër ndaj vendimit të Presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e tarifave në masën 30%. Ajo shtoi se BE është e gatshme për një zgjidhje të negociuar, por paralajmëroi se Bashkimi Evropian është i përgatitur për kundërmasa proporcionale, nëse SHBA nuk tërhiqet nga vendimi.

Tarifat e reja të njoftuara nga Trump, nuk prekin vetëm BE-në, por edhe Meksikën. Më herët gjatë javës, presidenti amerikan shpalli tarifat e reja ndaj disa vendeve të tjera, përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Kanadanë dhe Brazilin, si dhe një tarifë 50% mbi bakrin.

JU REKOMANDOJMË

Ku u infektua me hantavirus “pacienti zero”?

Ku u infektua me hantavirus “pacienti zero”?
11/05/2026 - 19:19

Zërat se burimi i parë i hantavirusit ishte një landfill mbeturinash në Ushuaia është hedhur poshtë nga shkencëtarët e Tierra del Fuego. A2 CNN shkruan se me zbarkimin...

Më shumëDetails

Mësuesja nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin me mbi 2 mijë euro të gjetur në rrugë

Mësuesja nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin me mbi 2 mijë euro të gjetur në rrugë
11/05/2026 - 18:49

Një mësimdhënëse nga Ferizaj ka treguar ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare, pasi ka dorëzuar në polici një portofol me para që e kishte gjetur në rrugë. Sipas njoftimit të...

Më shumëDetails

Agim Veliu përfshihet në listën e LDK-së

Agim Veliu përfshihet në listën e LDK-së
11/05/2026 - 18:21

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se ndër kandidatët e propozuar për deputet nga LDK-ja në Podujevë është edhe Agim Veliu. Ditë më parë...

Më shumëDetails

Lladrovci: U ripërsërit modeli i ndikimit në Kryesinë e PDK-së, për ta paraqitur Bedriun humbës dhe Fatmirin jomeritor në listë

Lladrovci: Klan Kosova nuk mund të mbyllet!
11/05/2026 - 18:00

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shkruar në ‘Facebook’ pas mbledhjes dë Kryesisë së kësaj partie. Sipas tij, u ripërsërit modeli i ndikimit në Kryesinë e PDK-së. “Kreatorët...

Më shumëDetails

Vendos kryesia e PDK-së: Refuzohet rikthimi i Fatmir Limajt

Vendos kryesia e PDK-së: Refuzohet rikthimi i Fatmir Limajt
11/05/2026 - 17:56

Partia Demokratike e Kosovës ka votuar kundër përfshirjes së kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në listën e PDK’së për zgjedhjet e 7 qershorit, shkruan Reporteri.net. Vendimi është...

Më shumëDetails

OKB paralajmëron: Krizë globale ushqimore nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet

OKB paralajmëron: Krizë globale ushqimore nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet
11/05/2026 - 17:46

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se bllokimi i vazhdueshëm i Ngushticës së Hormuzit mund të shkaktojë një krizë të madhe ushqimore në botë brenda pak javësh....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Reduktimet, Ymeri: KEDS nuk ka porositur rrymë më kohë, rrjeti energjetik është në prag të kolapsit total

    Nuk ishte në tubimin ku u prezantua Osmani si bartëse e listës, Janina Ymeri zbulon a ka përçarje në LDK

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Gjyqi i dytë në Hagë: Helen Fraser i përgjigjet mbrojtjes së Thaçit

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • LDK-së i del afati në prag të fushatës, ueb-faqja zyrtare e partisë hidhet në shitje online

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kjo është e dashura 50-vjeçare e Romeo Veshajt?

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • DRENA letër e hapur për Institucionet e Kosovës: Kërkojmë subvencionim për përpunimin e qumështit dhe mbështetje për eksportin

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë