Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, tentoi që të përshëndes të pranishmit gjatë nisjes së fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit.
Ai nisi me përmendjen e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, duke përmendure dhe funksionin e saj si u.d e presidentes së vendit.
Në këtë moment ai ngatërroi emrat, ku në emër të Albulena Haxhiut, Haliti tha Vjosa Osmani.
“E nderuara kryetare e Kuvendit dhe ushtruese e detyrës së presidentes, zonja Vjosa Osmani, Vjosa… Albulena Haxhiu”.
E ky gabim i tij u përcjell me shumë të qeshura në Kuvend, derisa nga deputetët opozitarë dikush tha: O kanë me të mytë që ke gabu.
Haliti pak i stresuar më pas e korrigjoi duke thënë: “Ish-presidente”.














