Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Drejtori i Psikiatrisë nën hetim për keqpërdorim detyre: Dyshohet se punoi në klinikë private gjatë kujdestarisë në QKUK

09/04/2026 - 16:47
në Kryesore, Lajme
A A
Drejtori i Psikiatrisë nën hetim për keqpërdorim detyre: Dyshohet se punoi në klinikë private gjatë kujdestarisë në QKUK
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, Faton Kutllovci, po përballet me akuza të rënda për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të cilat tashmë janë duke u hetuar edhe nga Prokuroria e Shtetit. Një kallëzim penal i dorëzuar nga psikiatri Muhamet Karameta pretendon se Kutllovci ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke ofruar shërbime në ordinancën e tij private “Shëndeti Im”, gjatë orarit kur me dokumente figuron si psikiatër kujdestar në QKUK.

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Faton Kutllovci, gjatë kohës kur ishte i caktuar si kujdestar 24-orësh në Klinikën e Psikiatrisë, dyshohet se ka realizuar vizita mjekësore në klinikën e tij private “Shëndeti Im”.

Gazeta Insajderi ka siguruar kallëzimin penal me akuza të rënda drejtuar psikiatrit, Faton Kutllovci.

Sipas listës zyrtare të kujdestarive të SHSKUK-së për muajin gusht 2025, Dr. Faton Kutllovci ishte i caktuar si mjek kujdestar me përgjegjësi 24-orëshe (i shënuar me “X” në kolonën e datës 25).

Megjithatë, një raport mjekësor i lëshuar nga Klinika “Shëndeti Im” dëshmon se në të njëjtën datë, saktësisht në orën 18:30, Kutllovci ka kryer vizitë mjekësore private për një pacient. Raporti mban vulën e tij personale dhe nënshkrimin e tij, duke vërtetuar se gjatë orarit që paguhej nga shteti si kujdestar, ai po përfitonte edhe në sektorin privat.

Kjo shkelje është konfirmuar edhe nga organi më i lartë mbikëqyrës shëndetësor. Një vendim i lëshuar nga Inspektorati Shëndetësor tregon se pas inspektimit të kryer në QKUK dhe “Shëndeti Im”, janë gjetur fakte që mbështesin ankesat.

Po ashtu, dokumentet e paraqitura te organet hetuese zbulojnë një disproporcion të madh financiar, duke forcuar dyshimet për keqpërdorim me orarin e punës.

Sipas pretendimeve të psikiatrit Muhamet Karameta, gjatë vitit 2025, drejtori ka përfituar rreth 7,200 Euro nga kujdestaritë, ndonëse ka realizuar më pak se 12 vizita gjatë tërë vitit në QKUK.

Në të njëjtën kohë, kolegët e tij psikiatër kanë realizuar mesatarisht nga 269 vizita secili për të njëjtën shumë kompensimi. Gjatë mandatit si drejtor, llogaritet se përfitimi i tij i mundshëm i paligjshëm nga ky sistem i pabarabartë arrin vlerën e rreth 28,800 Euro.

Konfirmimi i hetimeve dhe reagimi i institucioneve

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar zyrtarisht se kallëzimi penal është pranuar më datë 19.03.2026. Sipas zyrës për komunikim, prokurori i shtetit është duke e shqyrtuar këtë çështje me prioritet të lartë.

“Kallëzimi penal është pranuar më datë 19.03.2026 në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Aktualisht, prokurori i shtetit është duke e shqyrtuar dhe analizuar me prioritet të lartë këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Në anën tjetër, Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se rasti është tashmë në shqyrtim nga organet kompetente të kësaj ode.

“Oda e Mjekëve të Kosovës është e informuar lidhur me rastin në fjalë dhe ju njoftojmë se aktualisht çështja është në shqyrtim nga organet kompetente”.

Kutllovci mohon akuzat, i quan “shpifje”

I kontaktuar lidhur me këto akuza, drejtori i Klinikës së Psikiatrisë, Faton Kutllovci, ka mohuar kategorikisht të gjitha pretendimet. Ai deklaroi për Insajderin se nuk ka pasur informata paraprake për kallëzimin penal dhe i cilësoi ato si shpifje me qëllim dëmtimin e reputacionit të tij për interesa personale të denoncuesit.

“Lidhur me përmbajtjen e kallëzimit penal nga shkresa juaj, deklaroj me përgjegjësi etike, morale dhe profesionale se të gjitha janë shpifje dhe akuza të pavërteta dhe mirëpres hetimin nga organet e drejtësisë për t’u sqaruar të gjitha këto shpifje”, tha ai për Gazetën Insajderi.

Kutllovci u shpreh se mirëpret hetimin nga organet e drejtësisë për të sqaruar të vërtetën.

Gazeta Insajderi do të publikojë në vijim edhe shkeljet e tjera të raportuara në këtë kallëzim penal, i cili tashmë është duke u trajtuar me prioritet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

JU REKOMANDOJMË

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë

Shpërthim në veri të Mitrovicës, policia jep detaje
19/10/2026 - 22:06

Një qytetar nga fshati Koretishtë i Novobërdës ka njoftuar Policinë pasi, duke kontrolluar gjërat e babait të tij të ndjerë, ka gjetur dy pistoleta, karikatorë dhe municion. Armët...

Më shumëDetails

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet
19/10/2026 - 21:47

Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço thotë se protesta ka organizim nga persona që drejtojnë turmën se cilat objekte duhet të sulmojnë dhe dhe të djegin.Ai tha se nuk...

Më shumëDetails

Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

Haradinaj: Nëse nuk ndërrohet qeveria Kurti, do të kemi “probleme” me administratën Trump
19/10/2026 - 21:39

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e atëhershëm të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se kanë dhënë urdhër politik për ndërhyrjen e...

Më shumëDetails

Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin
19/10/2026 - 21:14

Ish-komandanti dhe veterani i UÇK-së, Nasim Haradinaj i ka reaguar gazetarit nga Shqipëria Arjan Konomit, i cili ky i fundit i ka krahasuar protestat në Tiranë me luftën...

Më shumëDetails

Mehmetaj: Më mirë vonë se kurrë, PDK-ja po e kupton se Ligji për Specialen mund të jetë antikushtetues

Mehmetaj: Më mirë vonë se kurrë, PDK-ja po e kupton se Ligji për Specialen mund të jetë antikushtetues
19/10/2026 - 21:12

Gazetari Lirim Mehmetaj  ka reaguar lidhur me qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës për Ligjin për Gjykatën Speciale, duke thënë se në këtë parti po e kuptojnë se...

Më shumëDetails

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni: Fillimisht na thanë se ligji duhej të votohej, tani thonë se duhet të kthehet mbrapsht

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni: Fillimisht na thanë se ligji duhej të votohej, tani thonë se duhet të kthehet mbrapsht
19/10/2026 - 20:59

Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka bërë një reagim për ndryshimet e ligjit për Gjykatën Speciale, duke thënë se “fillimisht kërkuan që ligji të votohej, e tani thonë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë

    Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    491 Shpërndaje
    Shpërndaje 196 Tweet 123
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë