Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dërgimi i FSK-së në veri në bazë të ujdisë Thaçi – NATO: Kurti dhe VV-ja dikur e denonconin ashpër këtë marrëveshje, sot krenohen

29/07/2025 - 14:36
në Lajme
A A
Dërgimi i FSK-së në veri në bazë të ujdisë Thaçi – NATO: Kurti dhe VV-ja dikur e denonconin ashpër këtë marrëveshje, sot krenohen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje sot është duke u krenuar me dërgimin e FSK-së në veri për kërkimin e trupit të mërgimtarit, i cili dyshohet se është mbytur në liqenin e Ujmanit. Ndonëse ky operacion humanitar është mundësuar në bazë të marrëveshjes ish-kryeministrin Hashim Thaçi me ish-sekretarin e NATO-s, Anders Fogh Rasmussen(19 prill, 2013”, VV-ja nuk e potencon fare këtë fakt.

Shumë deputetë e zyrtarë të lartë të kësaj partia kanë tentuar ta shesin këtë operacion si fitore të madhe, duke harruar qëndrimet e më hershem ndaj marrëveshjes Thaçi – NATO.

Marrëveshjen në fjalë Albin Kurti dhe parti e tij më vitet të tera e kanë kritikuar ashpër.

Madje, pas ardhjes në pushtet, në shkurt të vitit 2020, nga objekti i Qeverisë, Albin Kurti e kishte denoncuar këtë marrëveshje.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ai e kishte publikuar marrëveshjen në fjalë, duke thënë se ajo ka qenë ujdi e fshehtë dhe e dëmshme për Kosovën.

Me këtë rast, ai kishte paralajmëruar se këtë marrëveshje do ta adresonte edhe në gjyqësor.

“Fshehja e një marrëveshjeje të tillë që nga 19 prilli 2013, kur menduam se kishte vetëm një marrëveshje, dhe ishin dy, ne e konsiderojmë si shkelje flagrante dhe kjo duhet të adresohet nga gjyqësori. Unë do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi për të theksuar pozicionin tonë në partneritet me NATO-n dhe KFOR-in”, kishte thënë Kurti, duke vazhduar kritikat ndaj marrëveshjes.

“Kjo marrëveshje është një moment vendimtar në të cilin u shpik termi ‘Kosova e Veriut’ dhe thuhet se FSK nuk do të shkojë atje pa pëlqimin paraprak të KFOR-it, i cili nuk është aprovuar nga institucionet e Kosovës dhe për të cilin nuk është informuar Kuvendi dhe tregon se Asiociacioni i komunave me shumicë serbe dhe shkëmbimi i territoreve nuk janë dy gjëra të ndryshme”, ishte shprehur Kurtti.

Ai kishte treguar dokumentin e marrëveshjes së fshehur e mori nga një zyrtar i NATO-s dhe nuk e gjeti atë në zyrën e kryeministrit.

Sulmet ndaj kësaj marrëveshje, Kurti nuk i kishte ndalur as në mandatin e dytë.

Ai me shumë qejf fliste për këtë marrëveshje, sa herë që shfaqeshin kriza në veri.

Në çdo adresim të tij, Kurti e sulmon ish-kryeministrin, duke thënë se kjo ujdi ka qenë antikushtetuese.

Një gjë të tillë e kishte bërë edhe pas sulmit në Basnjë, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në një mbledhjeje të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ai kishte thënë se FSK-ja nuk mund të dërgohet në veri për shkak të kësaj marrëveshje.

“Është zotimi i njëanshëm ndaj NATO-s i një pararendësi tim që nuk lejon FSK-në të futet në veri, por kufiri ynë duhet të ruhet. Ky vakum që është atje duhet të mbushet, dhe për këtë jemi duke shtuar bashkëpunimin me partnerët e aleatët tanë ndërkombëtarë, e ata praninë e NATO-s, KFOR-it atje. Për këtë akt të agresionit ndaj republikës sonë, Serbia duhet të ndëshkohet ndërkombëtarisht sepse sa herë që ajo nuk është ndëshkuar për krimet e saj, ajo i ka përsëritur ato dhe kjo nuk duhet lejuar”, kishte thënë Kurti.

Kritikat ndaj kësaj marrëveshje Kurti i kishte përsëritur edhe pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, më 29 nëntor.

Në konferencën për media, ai kishte thënë se Kosova është e hendikepuar në veri për shkak të marrëveshjes Thaçi – NATO-n.

“Në veri jemi të hendikepuar pasi ushtria jonë, që nga zotimi i Thaçit në 2013, s’mund të shkojë në veri e atje s’është situata si në pjesë të tjera të vendit tonë. Nga nervozizmi, Serbia i rrit aksionet e tilla, meqë nuk e posedojnë më veriun e Kosovës. Dëshirojnë të thonë se s’do t’iu lëmë rehat. Kjo tregon se ata kanë humbur, por nuk duan që ne të fitojmë, të jetojmë…”, kishte thënë Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave
Kryesore

Brenda një dekade janë mbylluar 40 shkolla në Kosovë, emigracioni dhe nataliteti dy nga faktorët

03/08/2025 - 10:49
Në darkën që Maqedonci ia shtroi zyrtarit amerikan i pranishëm ishte edhe drejtori i AKI, çfarë shkroi Kurti
Kryesore

Në darkën që Maqedonci ia shtroi zyrtarit amerikan i pranishëm ishte edhe drejtori i AKI, çfarë shkroi Kurti

03/08/2025 - 10:36
“Ma këpute shpirtin” – Fjalët prekëse të babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali
Lajme

“Ma këpute shpirtin” – Fjalët prekëse të babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali

03/08/2025 - 10:18
Rreth 600 mijë mërgimtarë të regjistruar deri tash, procesi vazhdon deri në fund të gushtit
Lajme

“Kërcet grushti” në Aeroportin e Prishtinës, tre të arrestuar

03/08/2025 - 10:04
Ngriti aktakuzë ndaj Hashim Thaçit sa ishte Prokuror në Hagë, për çka po hetohet Jack Smith tani në SHBA
Kryesore

Ngriti aktakuzë ndaj Hashim Thaçit sa ishte Prokuror në Hagë, për çka po hetohet Jack Smith tani në SHBA

03/08/2025 - 09:43
Tentoi t’i jap ryshfet zyrtarëve policor në Vërmicë, arrestohet një serb
Kryesore

Tentoi të korruptojë policin dhe doganierin në Vërmicë, arrestohet një person

03/08/2025 - 09:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dështim sportiv, fitim personal: Kryetari i FC Vushtrrisë, Shemsi Rrahimi dhe vajza e tij u paguan mijëra euro nga klubi (Dokument)

    Dështim sportiv, fitim personal: Kryetari i FC Vushtrrisë, Shemsi Rrahimi dhe vajza e tij u paguan mijëra euro nga klubi (Dokument)

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Ky është burri që dyshohet se e sulmoi deputetin e Kuvendit së bashku me familjen e tij

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Rexhep Qosja shkruan për vajzën që i vdiq më 28 korrik: Mos u provofshin nga askush …

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Nga “100 euro – 100 kafe” në “100 euro – 50 kafe”: Murati mundohet të shpjegojë inflacionin pas valës së kritikave

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Sulmohet deputeti i Kuvendit të Kosovës – përfundon në spital bashkë me familjen

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë