Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vr@rë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

20/11/2024 - 11:50
në Lajme
A A
BBC raporton mbi gjykimet në Speciale: Pse po gjykohen udhëheqësit e UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 105-të i cili mban kodin W00344 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky dëshmitar është me masa mbrojtëse dhe është duke dëshmuar përmes video-lidhjes dhe sipas kryetarit të turit gjykues, për arsyeje shëndetësore ky dëshmitarë e dha ulur betimin solemn. Ai gjatë dëshmisë në publik tha se është ndaluar dhe si justifikim për ndalimin e tij është thënë se ka vrarë shqiptarë.

“Thjeshtë me kanë akuzuar se kam vrarë disa shqiptarë. Nuk kishte kuptim kjo fare se ishte thjeshtë një arsye-justifikim për ndalimin tim”, tha dëshmitari duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit, Cezary Mihailzcuk.

Megjithatë, përpara kësaj, prokurori lexoi një përmbledhje për dëshmitarin ku tregoi se gjatë ndalimit, i njëjti ishte rrahur dhe keqtrajtuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Në vitin 1999, dëshmitari 00344 u rrëmbye nga pjesëtarë të armatosur të UÇK-së përpara shtëpisë së tij dhe u dërgua me makinë se bashku me një tjetër person në një vendndalimi të UÇK-së, dëshmitari 00344 është mbajtur në atë vend me disa të ndaluar të tjerë. Gjatë ndalimit të tij, ai është rrahur në mënyrë të vazhdueshme dhe ka dëgjuar që edhe të ndaluar të tjerë janë keqtrajtuar në shumë raste”, tha ai.

Prokurori tha se dëshmitari ka pasoja fizike dhe psikologjike si pasojë e atij ndalimi dhe keqtrajtimi që iu është bërë atje.

“Dëshmitari 00344 është liruar pak ditë pasi u ndalua dhe është larguar nga Kosova disa ditë më pas. Si rezultat i keqtrajtimit të tij në ndalim, ai vazhdon edhe sot e kësaj dite që të vuaj nga probleme të ndryshime fizike dhe psikologjike”, tha ai.

Kur u pyet se a i ka thënë ndonjë njëri në ndalim se për çfarë akuzohej, dëshmitari tha se askush drejtpërdrejtë nuk ia kishte thënë një gjë të tillë.

“Jo, drejtpërdrejt nuk më kanë bërë asnjë pyetje. Thjeshtë me kanë akuzuar se kam vrarë disa shqiptarë. Nuk kishte kuptim kjo fare se ishte thjeshtë një arsye-justifikim për ndalimin tim”, tha dëshmitari.

Pjesa tjetër e dëshmisë së dëshmitari kaloi në përmbajtje të redaktuar dhe më pas seanca kaloi në private, raporton Betimi për Drejtësi.

Sipas kryegjyqtarit, dëshmia këtij dëshmitari pritet të zgjas më pak se një ditë dhe nga kjo kohë, Prokuroria ka parashtruar se i duhen vetëm një orë për pyetje.

Pyetje do të bëjë edhe mbrojtësi i viktimave i cili ka parashtruar se i duhen rreth 15 minuta. Ndërsa, mbrojtja e të akuzuarve ka parashtruar se i duhen rreth një orë e 15 minuta.

Vlen të theksohet se me kërkesë të ZPS-së, u pranuan në prova materiale të gjitha deklaratat e mëhershme të dëshmitarit së bashku me materialet përcjellëse në tri gjuhet zyrtare të gjykatës.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

JU REKOMANDOJMË

Shqipëria qendër e diplomacisë, Rama sot mirepret liderët e rajonit
Lajme

Shqipëria qendër e diplomacisë, Rama sot mirepret liderët e rajonit

16/06/2025 - 08:43
Gjetjet e auditorit: Pjesëtarët e FSK s’morën kompensim të plotë për punët shtesë
Kryesore

Gjetjet e auditorit: Pjesëtarët e FSK s’morën kompensim të plotë për punët shtesë

16/06/2025 - 08:30
Çfarë duhet ditur rreth programit bërthamor të Iranit
Lajme

Çfarë duhet ditur rreth programit bërthamor të Iranit

16/06/2025 - 08:24
Vazhdon pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Serbi, Sinani: Në Preshevë ka nisur në masë të madhe
Lajme

Vazhdon pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Serbi, Sinani: Në Preshevë ka nisur në masë të madhe

16/06/2025 - 08:09
Refuzohet lirimi i ish-krerëve UÇK-së, avokati: Vendimi është paragjykues
Kryesore

Refuzohet lirimi i ish-krerëve UÇK-së, avokati: Vendimi është paragjykues

16/06/2025 - 08:04
Irani lëshon valën e dytë dhe të tretë të raketave drejt Izraelit: Objektivi kryesor është Tel Avivi
Lajme

Raportohet se ka filluar faza e katërt e operacionit të Iranit kundër Izraelit

15/06/2025 - 23:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Trump dhe Kosova, çfarë marrëveshje kishte negociuar në vitin 2020 dhe a do t’i kthehet asaj

    Trump paralajmëron se do t’i kthehet Kosovës dhe Serbisë: Biden i mori disa vendime të marra, unë do t’i rregullojë përsëri

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Dalin detaje të reja nga festa, vuloset gjithçka nga Sara e Eriku

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Indeksonline: Agim Bahtiri pritet të jetë kandidat i pavarur në Mitrovicë, Armend Muja kandidat i VV-së?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Raketa balistike iraniane godet Izraelin qendror (Video)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Trump i vuri veton planit izraelit për të vrarë udhëheqësin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë