Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dëshmitë kyçe të mbrojtjes vulosin fazën finale të procesit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

24/11/2025 - 08:28
në Lajme
A A
Këta janë folësit e protestës së sotme në Tiranë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Procesi gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së po i afrohet fundit, pas një kohë të gjatë dëshmish. Betejës ligjore mes prokurorisë dhe mbrojtjes po i vjen fundi.

Institutet e drejtësisë në Kosovë vlerësojnë se dëshmitarët e mbrojtjes me pozita të larta ushtarake dhe diplomatike kanë dhënë dëshmi të pamohueshme që konfirmojnë se UÇK-ja ishte një ushtri vullnetare me hierarki horizontale, duke ofruar prova kredibile periudhës së luftës.

Procesi më i madh gjyqësor në Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së po i afrohet fundit, duke mbyllur një maratonë të gjatë dëshmish dhe betejën ligjore mes prokurorisë dhe mbrojtjes. Numri i limituar i dëshmitarëve të mbrojtjes, por me pozicione të larta ushtarake dhe diplomatike që përfaqësojnë shtetin amerikan, kanë dhënë dëshmi me peshë.

Fondi për të Drejtat Humanitare vlerëson se dëshmitë kanë konfirmuar mbrojtjen, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte një hierarki horizontale.

“Prezenca e tyre dhe kontaktet e dëshmitarëve direkt me presidentin Thaçi dhe aktorë të tjerë të UÇK-së, njohuritë e tyre dhe informacionet që këta dëshmitarë kanë ndarë me trupin gjykues, do të kenë një peshë të veçantë. Në fund, trupi gjykues do të vlerësojë të gjitha deklaratat, qoftë të prokurorisë, qoftë të mbrojtjes”, tha për RTK-në Amer Alija, nga FDHK.

Derisa ky proces vlerësohet si një betejë ligjore mes prokurorisë dhe mbrojtjes lidhur me këto dy forma të përgjegjësisë, asaj komanduese dhe ndërmarrjes së përbashkët kriminale, njohës të drejtësisë thonë se dëshmitarët e mbrojtjes kanë dhënë dëshmi të pamohueshme për faktin se UÇK-ja ishte një ushtri vullnetare.

“Dëshmitarët e mbrojtjes kanë dhënë dëshmi të pamohueshme për faktin se UÇK-ja ishte një ushtri vullnetare, krijuar nga populli dhe pa një hierarki të qartë. Secili prej tyre ka treguar për rolin e Hashim Thaçit gjatë periudhës së akuzës”, pohoi Blendina Veliqi, IKD.

Ekspertët presin që aktgjykimi të shpallet në pranverë ose në fillim të verës, ndërsa faktorë vendimtarë do të jenë sjellja e dëshmitarëve dhe koherenca e rrëfimeve të tyre.

JU REKOMANDOJMË

KQZ certifikon rezultatet për Kryetarë të 35 komunave, edhe për anëtarë të 37 Kuvendeve Komunale
Lajme

KQZ mban mbledhje, shqyrtohet buxheti për zgjedhjet e 28 dhjetorit

24/11/2025 - 09:26
Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
Lajme

Një burrë gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë

24/11/2025 - 09:07
Kos: Evropa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor
Lajme

Kos: Shqipëria ka arritur me të vërtetë sukses të jashtëzakonshëm në dy vitet e fundit

24/11/2025 - 08:53
Ymeri: Pezullimi i Dialogut Strategjik mesazh i qartë nga SHBA se Kurti duhet të ndryshojë qasje ndaj Kushtetutës e pakicave
Kryesore

Visar Ymeri: Konferenca e Vjosa Osmanit ishte fushatë për VV-në

24/11/2025 - 08:40
Përballje në balotazh në 18 komuna, dominon gara mes LDK-së e VV-së
Kryesore

Sot fillojnë afatet për koalicione, certifikim të subjekteve politike dhe dorëzim të listës së kandidatëve për deputetë (Datat)

24/11/2025 - 08:14
Bllokimi i buxhetit/ Rrezikon pezullimi i transportit publik në Prishtinë
Kryesore

‘Trafiku Urban’ nga sot ndërpren qarkullimin e linjave, për shkak të situatës financiare

24/11/2025 - 08:00

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prishtina Mall në krizë financiare? Merr 75 milionë euro kredi për të shlyer borxhe e për të mbijetuar financiarisht

    Prishtina Mall në krizë financiare? Merr 75 milionë euro kredi për të shlyer borxhe e për të mbijetuar financiarisht

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Lista e dëshmitarëve në gjykimin për skandalin me rezerva shtetërore të Rozeta Hajdarit, s’mungon as Kurti

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kërçeli i VV’së: A po na tregon LDK kush është shoferi i Ramës dhe cila është e kaluara e tij në Evropë?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Lajmërohet ushtari që braktisi uniformën e FSK-së dhe u ndal në SHBA: “Um myti lemza”

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Edhe Gani Geci e pyet Dejona Mihalin: Kush je ti dhe çfarë po bën në Kosovë?

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë