Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prishtina Mall në krizë financiare? Merr 75 milionë euro kredi për të shlyer borxhe e për të mbijetuar financiarisht

23/11/2025 - 16:25
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Prishtina Mall në krizë financiare? Merr 75 milionë euro kredi për të shlyer borxhe e për të mbijetuar financiarisht
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
Ditë më parë në qendrën më të madhe tregëtarë në Kosovë, Prishtina Mall personalitete të njohura të biznesit, politikës dhe showbizzit, u mblodhën në një gala mbrëmje. Të ftuarit derisa po shijonin ushqimet dhe pijet e servuara më shije, dëgjonin fjalimin e drejtorit të kësaj qendre tregtare, Fatmir Zymberi.

Zymberi, përplot ngazëllim po u sqaronte mysafirëve sebepin për të cilin ishin mbledhur për të festuar.

“Unë sot dua ta veçoj këtë mbledhi ku jemi ba bashkë, për diçka shumë ta madhe që ka ndodhur në Kosovë”, u drejtohej mysafirëve Zymberi.

Për Kosovën nuk po ndodhtë asgjë e madhe, por për Prishtina Mallin po.

Në këtë gala mbrëmje po festohej nënshkrimi i marrëveshjes mes kësaj qendre tregtare dhe IFC (International Finance Corporation) pjesë e grupit të Bankës Botërore për sektorin privat.

Marrëveshja e nënshkruar ishte dhënja e një kredie 75 milionë Euro për Prishtina Mall.  Një festë e paparë për marrje kredie.

Periskopi ka kontaktuar Fatmir Zymberin, drejtorin e Prishtina Mall, për ta pyetur se për çfarë bëhet fjalë më konkretisht.

“Është një marrëveshje për zhvillim tutje të Prishtina Mall, që të bëjë me shumë investime tjera që do të ndodhin brenda objektit, me standarde të ndryshme, çertifikime, instalimi për ta shfrytëzuar energjinë diellore që do të jetë një projekt bukur i kushtueshëm pasi Prishtina Mall harxhon 17 megavat energji. Pastaj, ka shumë brende të reja që do të vijnë dhe që kanë standardet e veta e ne duhet me ua plotësu. Kjo është një kredi që mund të përdoret për 3-4 vjet, varësisht prej zhvillimit”, tha Zymberi.

Megjithatë, Zymberi iu shmang faktit se kredia do të përdoret pik së pari edhe për shlyerjen e borxheve të Prishtina Mall.

Me një kërkim të thjeshtë në faqen e IFC’së Periskopi ka gjetur dosjen zyrtare e IFC’së ku përshkruhehet se çfarë në të vërtet përfshinë kjo kredi për Prishtina Mall.

“Financimi i IFC-së do të ndihmojë në shlyerjen e detyrimeve ndaj kontraktorëve të ndërtimit, në mbulimin e shpenzimeve për përshtatjen e hapësirave për qiramarrësit e rinj, në instalimin e paneleve diellore dhe në përmirësimin e efikasitetit operacional, si dhe do të përdoret për rifinancimin e kapitalit ekzistues.” thuhet në dosjen e IFC’së për kredinë e dhënë për Prishtina Mall (https://disclosures.ifc.org/project-detail/SII/49946/prishtina-mall).

Pra, thënë thjeshtë IFC po jep kredi që Prishtina Mall të paguajë borxhet e ndërtimit, të përgatisë hapësirat për dyqanet e reja, të instalojë panele diellore dhe të ulë kostot e funksionimit – ndërsa një pjesë e kredisë do të shkojë për të zëvendësuar borxhet e vjetra me kushte të reja.

Për këto borxhe dhe mënyrën e financimit, Zymberi relativizoi situatën duke përmendur bankat komerciale në Kosovë, të cilat, sipas tij nuk e kishin financuar drejtpërdrejt projektin në fillim për shkak, sipas tij, të rrezikut të madh.

“Aksionarët e Prishtina Mall kur e kemi ndërtu Prishtina Mall, bankat në atë kohë nuk e kanë financu projektin, ka qenë rrisk i madh për to. Mirëpo bankat komerciale e kanë financu Prishtina Mall në mënyrë indirekte përmes biznesve tona. Nëse i duheshin Prishtina Mallit 5 milionë nga kompania JYSK, atëherë banka ia ka jep JYSK-ut, pastaj JYSK i ka çu në Prishtina Mall. Tash kjo kthehet prapa dhe stabilizohet, rifinancim i bjen”, shpjegoi ai.

E hapur me shumë bujë në mars 2023, Prishtina Mall u prezantua si “qendra më e madhe tregtare në Evropën Juglindore” – me 115,000 metra katrorë hapësirë komerciale dhe më shumë se 200 njësi biznesi.

Por, pas vetëm dy vitesh operimi, duket se të ardhurat nga qiratë nuk kanë qenë të mjaftueshme për të mbuluar barrën financiare të ndërtimit.

Burime të afërta me sektorin e ndërtimit thonë se një pjesë e borxheve të kompanive kontraktore nuk janë shlyer plotësisht, ndërsa fitimet nga qiramarrësit e huaj mbeten të ulëta, për shkak të kushteve të favorshme të dhëna për tërheqjen e brendeve të famshme.

Po ashtu, fakt shqetësues mbetet edhe tregu i konsumit në Kosovë që është shumë më i vogël sesa kapaciteti që ofron Prishtina Mall.

Në mungesë të të ardhurave të mjaftueshme, pronarët janë detyruar të kërkojnë mbështetje nga jashtë dhe IFC ka pranuar të mbështese kërkesen e Prishtina Mall. Projekti është kategorizuar me “Bank Risk Rating: B”, që do të thotë rrezik i mesëm, por i menaxhueshëm (https://eësdata.rightsindevelopment.org/temp/tmpDP7EkR/IFC-49946.pdf)

Sipas ekonomistëve, kjo është një situat klasike për kompani të mëdha që nuk kanë arritur stabilitet ekonomik.

Dokumentet tregojnë se Prishtina Mall Sh.A. është në pronësi të 14 aksionarëve kosovarë, të gjithë biznesmenë lokalë nga sektorë të ndryshëm. Pra, projekti është 100% kapital vendor, dhe ishte menduar si simboli i modernizimit të konsumit në Kosovë.

Por, pas dy vitesh funksionimi, është bërë gjithnjë e më e qartë se projekti është i mbingarkuar financiarisht dhe vuan nga mungesa e konsumatorëve.

Në dokumentet e IFC’së theksohet “përmirësim i efikasitetit operacional”, realiteti është se në thelb, 75 milionë euro kredi nuk janë kapital për rritje, por oksigjen për mbijetesë.

Ky rast duhet të shërbejë si mësim për projektet e mëdha komerciale në Kosovë:

Megjithë këto, Zymberi për të shmangur përshtypjen se Prishtina Mall po përballet me probleme financiare, këmbënguli se “asnjë bankë nuk jep kredi nëse ke krizë”. Madje përdori edhe një metaforë të njohur në biznes: “Banka, kur bie shi ta merr çadrën; kur ka diell, ta sjell çadrën me bo hije”.

Pavarësisht deklaratave, fakt mbetet se Prishtina Mall ka marrë një kredi gjigante, mes tjerash edhe për të shlyer borxhet e mbetura, ndërkohë që vetë aksionari pranon se bankat vendore refuzuan të merrnin përsipër rrezikun fillestar të projektit.

Nëse Prishtina Mall nuk arrin të rrisë të ardhurat për të përballuar barrën e re të borxhit, e ardhmja e saj do të jetë më e zymtë se sa fasada e ndritshme që e mbulon.

JU REKOMANDOJMË

Rama ankohet për presion: Drejtoreshën e Investimeve Kapitale po e thërrasin në hetuesi një ditë po e një ditë jo!

Rama ankohet për presion: Drejtoreshën e Investimeve Kapitale po e thërrasin në hetuesi një ditë po e një ditë jo!
04/11/2026 - 14:58

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se prokuroria dje i ka mbajt me orë në intervistë punëkryesin dhe menaxherin e “Ishullit Urban” projektit që u jep qasje...

Më shumëDetails

Si u zhvillua në “afat rekord” aksioni për kapjen e drogës që ishte transportuar nga Irani në Kosovë? Prokuroria jep detaje

Si u zhvillua në “afat rekord” aksioni për kapjen e drogës që ishte transportuar nga Irani në Kosovë? Prokuroria jep detaje
04/11/2026 - 14:25

Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ka zhvilluar një aksion kundër një grupi të dyshuar kriminal ndërkombëtar, i...

Më shumëDetails

Apeli vendos per Vlora Hysenin

Apeli vendos per Vlora Hysenin
04/11/2026 - 14:23

Apeli i Posaçëm ka dhënë sot vendimin për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni. Sipas Top Channel, për Hysenin në është në fuqi masa e arrestit në shtëpi, vendim...

Më shumëDetails

E dhimbshme: ‘Babanë s’e kam parë kurrë’, rrëfimi i Flakës pas identifikimit të mbetjeve mortore të Fatmir Fazlijës

E dhimbshme: ‘Babanë s’e kam parë kurrë’, rrëfimi i Flakës pas identifikimit të mbetjeve mortore të Fatmir Fazlijës
04/11/2026 - 13:23

Flaka Fazlija, e bija e doktorit të luftës, Fatmir Fazlija, ka rrëfyer në Klan Kosova për babanë e saj, një ditë pasi u gjetën mbetje mortore të tij,...

Më shumëDetails

Macron uron presidenten Shiroka Pula, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi

Macron uron presidenten Shiroka Pula, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi
04/11/2026 - 13:20

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë letër urimi nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, me rastin e marrjes së detyrës. Në njoftim shtohet se, në letrën...

Më shumëDetails

Dikur e sulmonte për rastin Dehari, sot Vetëvendosje e avancon Luan Kekën në një pozitë të lartë në Polici

Dikur e sulmonte për rastin Dehari, sot Vetëvendosje e avancon Luan Kekën në një pozitë të lartë në Polici
04/11/2026 - 12:32

Lëvizja Vetëvendosje, e cila para dhjetë vjetësh kishte ngritur akuza dhe dyshime ndaj Luan Kekës lidhur me hetimet për rastin e Astrit Deharit, tashmë, në kohën kur është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Beteja për pronën e shtrenjtë ku mbesa i hodhi në gjyq Ethem Çekun me vëllëzër | Dokumenti i kontestuar për falsifikim shkon në Forenzikë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Gazetarja e njohur: Një ministër më propozoi marrëdhënie treshe në hotel

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Përfitoi grant 75 mijë euro kur ishte ministër, dy vite më pas fiton tender 253 mijë euro në komunën që drejtohet nga po i njëjti

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë