Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Deshte – s’deshte, në fabrikën e Devollëve ushqehen mija familje”, Çun Lajçi i reagon Kurtit

17/01/2025 - 17:24
në Lajme
A A
“Deshte – s’deshte, në fabrikën e Devollëve ushqehen mija familje”, Çun Lajçi i reagon Kurtit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Artisti i njohur, Çun Lajçi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti lidhur me kompaninë “Devolli Corporation”.

Në një shkrim të tij në Facebook, Lajçi ka kritikuar mënyrën e shprehjes së Kurtit, duke thënë se as në kohën e “odave” nuk ishte konsideruar mençuri të flasësh keq për të tjerët për të ngritur veten.

Lajçi ka deklaruar se Shkëlqim Devolli ka ndihmuar në zhvillimin e dukagjinas, duke krijuar mundësi pune për mijëra familje

“Nuk pate nevojë në Pejën e Begollëve të flisje për “rrotat” e Ibrahim Devollit që ta zhbëje “kodrën” e t’birit, Blerimit, sepse deshte – s’deshte, në fabrikën e tij ushqehen mija familje dukagjinase e neve na duhet punësimi, jo migrimi! Na duhen edhe Shkëlqimi edhe Blerimi, mbase t’jenë edhe pak më shumë dukagjinas, pejonë të ndershëm si baba i tyre, që ndihmoi skamnorët ku mujti e ku s’mujti!”, shkroi Lajçi në Facebook.

Ai ka shtuar se në vend që të flitet negativisht për të tjerë, duhet të fokusohemi në mundësitë e punësimit dhe jo të migrimit.

“Na duhet punësimi, jo migrimi! Na duhet edhe Shkëlqimi, mbase më i zbutur dhe më dukagjinas se sa duket”, ka shkruar Lajçi, duke i bërë thirrje Kurtit të ruajë burrninë dhe fisnikërinë dhe të mos lejojë turmën ta rrëmbejë në vendime të shpejta e të padëshiruara.

Lajçi ka përmendur se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për premtime të mbajtura dhe punësim të vërtetë, duke u larguar nga politika e denigrimeve dhe krahasimeve.

“Mos u merr me shamjet e atyne që i ke kundër, po merru me mjaltin që mëkon shpirtin e njerëzve dhe mbaj premtimet nesër, se ato të 4 viteve të shkuara i harrove pak, ndaj mos i harro këto që po vinë në mandatin tjetër!”.

 

JU REKOMANDOJMË

Dodik shkon përtej gënjeshtrës: Ajo qe ndodhi në Bosnje ishte luftë civile, Serbia nuk kishte asnjë njësi ushtarake këtu
Lajme

Reuters raporton për dorëzimin e Dodik para shtetit

05/07/2025 - 18:59
Konfiskimi i armatimit në Zveçan, Ibishi: Dëshmi se grupet kriminale furnizohen nga Qeveria e Serbisë
Lajme

Ibishi: Motivi i kërcënimit në Kuvend mund të vijë nga brendia e luftës politike

05/07/2025 - 18:41
MPB-ja ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve jashtë, Sveçla publikon vendimin
Lajme

MPB-ja ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve jashtë, Sveçla publikon vendimin

05/07/2025 - 18:24
Historiani serb Protic kritikon protestën e studentëve që u mor fare pak me demokraci e shumë me Kosovë: Fjalë boshe, iluzion
Lajme

Historiani serb Protic kritikon protestën e studentëve që u mor fare pak me demokraci e shumë me Kosovë: Fjalë boshe, iluzion

05/07/2025 - 18:05
A u shkel rregullorja e Kuvendit të Kosovës me shtyrjen e seancës për në orën 20:00?
Lajme

A u shkel rregullorja e Kuvendit të Kosovës me shtyrjen e seancës për në orën 20:00?

05/07/2025 - 17:36
Alarm i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës – Seanca rifillon sonte në ora 20:00
Kryesore

Alarm i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës – Seanca rifillon sonte në ora 20:00

05/07/2025 - 17:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston 15 të rinj në Mitrovicë, planifikonin përleshje fizike në grupe

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Skandali me mbi 100 milionë franga në Zvicër | Përmendet “Numarics”, kompania e Kristian Kabashit në Kosovë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • LAJMI I FUNDIT: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj këtij ministri të qeverisë Kurti – dyshohet për keqpërdorim të mbi 1 milion eurove

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Arrestimi i Naim Bazajt, flasin familjarët e tij: Akuzat e përhapura janë tërësisht të pavërteta dhe të motivuara politikisht

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë