Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Dështim diplomatik për Kosovën”/ Lama: Pse Qeveria nuk e hapi urën e Ibrit menjëherë pasi erdhi në pushtet

15/08/2024 - 19:01
në Lajme
A A
Lama: Rroftë diktatura e proletariatit!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish ambasadorja, njëherësh ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës Alma Lama, ka folur për çështjen e hapjes së urës së Ibrit, insistimin e Qeverisë për këtë dhe kundërshtimin e aleatëve ndërkombëtarë.

Ajo në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se qeveria e ka bërë këtë temë aktuale për të mbuluar dështimet në fushat tjera, teksa pyet se pse qeveria nuk e ka hapur urën deri tani, që kur erdhi në pushtet.

“Hapja e urës së Ibrit është bërë temë nga qeveria me synimin për të mbuluar dështimet në sektorët e tjerë, ekonomia, shëndetësia, arsimi, etj. Nëse sipas logjikës së qeverisë, ura duhet të hapet tani pasi është çështje e drejtë, pavarësisht se është një problem politik që e mban peng prej një dekade, pse nuk e hapi kur erdhi në pushtet, menjëherë”, thekson Lama.

Sipas saj, vendosmëria e KFOR-it dje tregoi se ura shihet si burim tensionesh ndëretnike dhe qeveria ishte e pavendosur derisa nuk guxoi t’i dërgojë policët për hapjen e saj, derisa këtë e quan shfaqje muskujsh të panevojshme.

“Mendoj se dje u pa qartë vendosmëria e KFOR-it i cili e sheh urën si burim tensionesh ndëretnike, dhe pavendosmëria e qeverisë e cila nuk guxoi të dërgojë policët për ta hapur. Pra, pati një shfaqje muskujsh, krejtësisht të panevojshme, që nuk shkon në favor të Kosovës”, thekson Lama për Gazeta Blic.Ish ambasadorja vlerëson se qeveria po i sfidon ndërkombëtarët tek të cilët ka humbur besim, derisa e quan dështim të madh diplomatik për Kosovën që aleatët dolën kundër hapjes së urës.

“Kjo qeveri nuk ka arritur t’i bindë vendet partnere dhe të koordinohet me to për çdo veprim, por vepron në mënyrë të njëanshme duke i sfiduar, dhe si pasojë e ka humbur besueshmërinë të ndërkombëtarët. Fakti që ata dolën me deklarata që ura të mos hapet tani është dështim i madh diplomatik për Kosovën”, deklaron Alma Lama.

JU REKOMANDOJMË

Kurti takohet me senatoren amerikane Elissa Slotkin, flasin për sigurinë e mbrojtjen
Lajme

Kurti takohet me senatoren amerikane Elissa Slotkin, flasin për sigurinë e mbrojtjen

30/09/2025 - 21:00
Ferit Idrizi nga Rezniku: Mikpritje e ngrohtë dhe bashkëbisedim i frytshëm sonte në Reznik me banorët e respektuar të lagjes Ujkani
Lajme

Ferit Idrizi nga Rezniku: Mikpritje e ngrohtë dhe bashkëbisedim i frytshëm sonte në Reznik me banorët e respektuar të lagjes Ujkani

30/09/2025 - 20:54
Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
Lajme

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

30/09/2025 - 20:42
Kenan Gashi për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: I jep një kahje të re jetës parlamentare, sepse tashmë roli i Listës Serbe në konstituimin e Kuvendit është minimal
Lajme

Kenan Gashi për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: I jep një kahje të re jetës parlamentare, sepse tashmë roli i Listës Serbe në konstituimin e Kuvendit është minimal

30/09/2025 - 20:24
Cakolli: Gara nuk është kush po i formon institucionet, por kujt po i mbetet faji për dështimin e tyre
Lajme

Cakolli: Gjykata s’i dha veto komuniteteve, e konfirmoi standardin e ditur se Kuvendi konstituohet kur zgjidhet kryetari e nënkryetarët

30/09/2025 - 20:14
Kurti takon Shaheen: Radojiçiq ende i lirë në Serbi
Kryesore

Kurti takon Shaheen: Radojiçiq ende i lirë në Serbi

30/09/2025 - 19:42

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “5-10 mijë Euro për patent shofer”, ish-zyrtarja policore rrëfen për torturat, presionin psikologjik e vendimet e kundërligjshme brenda Policisë

    “5-10 mijë Euro për patent shofer”, ish-zyrtarja policore rrëfen për torturat, presionin psikologjik e vendimet e kundërligjshme brenda Policisë

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Përplasje mes Mehollit dhe Tahirit: “Në vend të “Forcës” bën tifo për “Torcidën”, “Forca ka protestuar kundër teje sa ishe kryetar”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nga 12 tetori sistem i ri, hyrje e dalje nga BE pa vula në pasaportë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Turqia sfidon Izraelin, rrethon me dronë flotiljen e nisur drejt Gazës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Lajmi i dytë i keq për Dimal Bashën pas dënimit me 25 mijë euro, Kushtetuesja i rrëzon pohimin se është kryer Kuvendi

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë