Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dështon për 1 votë miratimi i Hartës Zonale në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, Kryesuesja Vesa Broja i bashkohet në votim opozitës (VV & LDK) me mos pjesëmarrje në votim

28/04/2025 - 13:49
në Kryesore, Lajme
A A
Dështon për 1 votë miratimi i Hartës Zonale në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, Kryesuesja Vesa Broja i bashkohet në votim opozitës (VV & LDK) me mos pjesëmarrje në votim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kuvendi Komunal i Mitrovicës po mban seancën e rregullt për muajin prill, ku si pika më e rëndësishme e rendit të ditës ishte “Propozim vendim për miratimin e Hartës Zonale të Komunës së Mitrovicës së Jugut (HZK) 2024-2032”.

Pas shumë diskutimeve nga ekzekutivi dhe asamblistët (kryesisht të opozitës), kjo pikë e rendit të ditës është hedhur në votim, ku nuk mori votat e mjaftueshme për miratim.

Nga 35 asamblistë sa i ka Kuvendi Komunal i Mitrovicës, 17 nga të pranishmit votuan ‘pro’ miratimit të kësaj pike, ndërsa të tjerët nuk morën pjesë në votim, duke pamundësuar kuorumin në votim dhe rrjedhimisht për pasojë mos miratimin e kësaj pike të rendit të ditës. Pra, kjo pikë e rendit të ditës dështoi vetëm për një votë.

I çuditshëm është fakti se këtë pikë të propozuan nga ekzekutivi komunal që udhëheqet prej Bedri Hamzaës, nuk e mbështeten dy asamblistë të PDK-së, partisë që drejton komunën. Fjala është për Kryesuesen e Kuvendit Komuna, Vesa Broja (PDK) dhe asamblistin Mentor Vinarci (PDK), të cilët nuk morën pjesë në votim.

Sikur njëri prej tyre të kishte marrë pjesë në votim kjo pikë do të miratohej, por që të dy zgjedhen të mos votojnë, duke iu bashkuar kështu faktikisht opozitës VV dhe LDK, që kishin qendrim kundër miratimit dhe nuk morën pjesë në votim.

Te LDK-ja vetëm asamblistja Flutura Beka votoj ‘pro’ miratimit të “Propozim vendim për miratimin e Hartës Zonale të Komunës së Mitrovicës së Jugut (HZK) 2024-2032”, përderisa asmblistët e tjerë të panishëm nuk morën pjesë në votim, sikurse që veproj edhe i gjithë grupi i asamblistëve të Vetëvendosjes.

Ndryshe, Komuna e Mitrovicës në mars të vitit 2021 kishte nënshkruar kontratë në vlerë 200 mijë euro për krijimin e Hartave Zonale në Mitrovicë, kohë kur me komunën qeverisje VV.

Pas hartimit të këtij dokumenti strategjik nga kompania fituese e tenderit, “Instituti i Shkencës dhe i Teknologjisë INSI Sh.P.K.”, ky dokument ishte sjellë sot në Kuvendin Komunal, po që dështoi të miratohet./Veriu.info

Absurde: Qeverisja komunale e VV-së më 2021 nënshkruajti kontratë 200 mijë euro për krijimin e Hartave Zonale në Mitrovicë, tash të njëjtën po hezitojnë ta votojnë (Dokument)

Hipokrizia e VV-së për (mos) miratimin e Hartës Zonale në Mitrovicë! Çka do të vendosin sonte?

JU REKOMANDOJMË

Albulena Haxhiu voton në Prishtinë, u bën thirrje qytetarëve të dalin të votojnë
Lajme

Albulena Haxhiu voton në Prishtinë, u bën thirrje qytetarëve të dalin të votojnë

09/11/2025 - 13:42
Faton Peci dekoncentrohet pas votimit pasi dikush ia përmend Arian Tahirit: A shkojmë prej fillimit…
Kryesore

Faton Peci dekoncentrohet pas votimit pasi dikush ia përmend Arian Tahirit: A shkojmë prej fillimit…

09/11/2025 - 13:27
Sjellja e Sveçlës ndaj aktivistit të LDK-së, LDK: Veprim i deputetit të VV-së përbën shkelje të të drejtave themelore të qytetarëve
Lajme

Sjellja e Sveçlës ndaj aktivistit të LDK-së, LDK: Veprim i deputetit të VV-së përbën shkelje të të drejtave themelore të qytetarëve

09/11/2025 - 13:23
Limaj: Sot zgjidhet rruga e drejtë për kryeqytetin në katër vitet e ardhshme
Lajme

Limaj: Sot zgjidhet rruga e drejtë për kryeqytetin në katër vitet e ardhshme

09/11/2025 - 13:05
Voton Osmani: Sot vendoset për të ardhmen e komunave, shpresoj që secili qytetarë të ushtrojë të drejtën e votës
Lajme

Osmani: Proceset në nivel nacional po zhvillohen në përputhje me Kushtetutën, zgjedhjet e reja varen nga partitë politike

09/11/2025 - 13:03
Voton Osmani: Sot vendoset për të ardhmen e komunave, shpresoj që secili qytetarë të ushtrojë të drejtën e votës
Kryesore

Voton Osmani: Sot vendoset për të ardhmen e komunave, shpresoj që secili qytetarë të ushtrojë të drejtën e votës

09/11/2025 - 12:46

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • FINN OIL: Nga video për ‘negociatat’ me kry punë në veri, te tenderi njëburimor prej 750 mijë euro dhe ndeja private me Kurtin e Pecin natën e 12 tetorit në Zhabar

    FINN OIL: Nga video për ‘negociatat’ me kry punë në veri, te tenderi njëburimor prej 750 mijë euro dhe ndeja private me Kurtin e Pecin natën e 12 tetorit në Zhabar

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Avokati: Astrit Isufin e kisha klient, ishte aq mosmirnjohës sa as në telefon nuk më thirri- më ka mbet edhe borxh

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Kuku, çka po dojka me ba me këtë shenjë”: Gani Geci tallet keq me përplasjen e Sveçlës me një zyrtar të LDK-së

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Kjo është ‘Banjska2’”: Avokati publikon pamjet e veturës së Vukashinoviqit të rrëmbyer nga Serbia

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Ryshfet për vota, Policia e Kosovës arreston dy persona

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë