14 persona dyshohet se janë përfshirë në manipulimet me vota në komunën e Vitisë.
Gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj bën të ditur se të njëjtit janë duke u intervistuar nën dyshimin për falsifikim të rezultatit zgjedhor, transmeton Klankosova.tv.
Intervistimi po vazhdon, ndërsa numri i të dyshuarve mund të rritet ende.











