Këngëtarja shqiptare Dhurata Dora ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi të reja, duke tërhequr vëmendje me stilin e saj të veçantë.
Në postimin e fundit, Dhurata shfaqet me një kombinim sportiv, të kompletuar me një kapele , bluzë të zezë dhe pantallona të gjera.

Pamja vjen me një stil të kuruar dhe një atmosferë fotografike retro.

“Choose your fighter”, ka shkruar ajo në përshkrimin e postimit, duke e shoqëruar publikimin edhe me një zemër.

Fotografitë kanë marrë reagime nga ndjekësit e këngëtares, ndërsa Dhurata vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar të skenës muzikore shqiptare edhe për paraqitjet e saj të modës./Indeksonline/













