Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dialogu, vizita e von der Leyen, gjykimi në Hagë/ Këto janë ngjarjet më të rëndësishme të javës së ardhshme

20/10/2024 - 09:37
në Kryesore, Lajme
A A
Nën tensionet e reja për bllokadën e kosovarëve, BE konfirmon se sot mbahet takimi Bislimi-Petkoviq për “dinarin”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Java e ardhshme do të shoqërohet me një mori aktivitetesh me rëndësi të veçantë.

Nga e hëna e deri të enjten do të vijojë procesi gjyqësor në Hagë në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, rast ky i rikthyer pas dy javësh pauzë.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalin përpara trupit gjykues, me seancën e së hënës që do të fillojë në ora 13:00, dhe të tjerat që vijojnë çdo ditë nga ora 09:00. Gjatë kësaj jave pritet të dëgjohen të tjerë dëshmitarë dhe deklarime avokatësh.

Më 24 tetor, në Bruksel do të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç do të takohen në takime dypalëshe, teksa akoma nuk dihet nëse të njëjtit do të pranojnë të ulën në tryezën e dialogut për të biseduar lidhur me çështjet relevante në agjendën e takimit.

Takimi në kuadër të dialogut është konfirmuar nga zëdhënësi europian, Peter Stano.

Më 17 shtator kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, kanë zhvilluar dy herë bisedime të ndara me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili nuk arriti t’i bindte ata për një takim trepalësh në Bruksel.

Të shtunën e 26 tetorit, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të qëndrojë në Kosovë, në kuadër të turit ballkanik që do të bëjë përgjatë javës së ardhshme.

Sipas paralajmërimeve nga KE-ja, gjatë vizitës në rajon Von der Leyen do të përqendrohet më së shumti në ndihmën që BE-ja po u jep vendeve të rajonit për përshpejtimin e reformave dhe përgatitjeve për përparim më të shpejtë në procesin e integrimeve evropiane.

Presidentja e KE-së pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti./IndeksOnline/

JU REKOMANDOJMË

Kërkesat e Kurtit për takim me Hamzën, Bajrami: Nuk bashkëpunojmë me PDK’në, mund të japin kontribut për Presidentin

Kërkesat e Kurtit për takim me Hamzën, Bajrami: Nuk bashkëpunojmë me PDK’në, mund të japin kontribut për Presidentin
06/08/2026 - 23:03

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, ka thënë në “Pressing” të T7, se LVV nuk bashkëpunon me PDK-në për të formuar Qeveri. Ai ka thënë se PDK mund...

Më shumëDetails

Këta dyshohet të jenë tre mërgimtarët që vdiqën në aksidentin në Gjermani, mes tyre një 16-vjeçar

Këta dyshohet të jenë tre mërgimtarët që vdiqën në aksidentin në Gjermani, mes tyre një 16-vjeçar
06/08/2026 - 22:54

Janë bërë të ditur identitetet e tre shtetasve nga Kosova që humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku...

Më shumëDetails

U nisën drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë, tre mërgimtarë humbin jetën në aksident

U nisën drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë, tre mërgimtarë humbin jetën në aksident
06/08/2026 - 22:48

Tre persona nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku të ndodhur në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin. Lajmi është bërë...

Më shumëDetails

Zbulohet skema sesi dy persona hakeruan Raiffeisen Bank duke i marrë 200 mijë euro klientëve

Zbulohet skema sesi dy persona hakeruan Raiffeisen Bank duke i marrë 200 mijë euro klientëve
06/08/2026 - 22:35

Një javë më parë, më 29 korrik, kur të gjithë bënin gati çantat e plazhit, dy përfaqësues të Raiffeisen Bank trokitën në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të...

Më shumëDetails

Përditësimi i fundit: Kaq po presin mërgimtarët për të dalë nga Kosova

Deri në 2 orë e gjysmë pritje për hyrje në Kosovën në Dheun e Bardhë
06/08/2026 - 22:12

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka bërë përditësimin e fundit e të dhënave. Bazuar në këto të dhëna, pritjet më të gjata raportohen në Muçibabë, ku në...

Më shumëDetails

Kajtazi: Nëse partia e parë nuk e propozon kryeparlamentarin, mund ta bëjnë të tjerët

“Vetëm koha, vendi dhe rrethanat dallojnë”, Kajtazi: Ai që ka ngjashmëri me Hitlerin është Albin Kurti
06/08/2026 - 22:06

Opinionisti Vehbi Kajtazi ka deklaruar se nëse subjekti më i madh politik nuk e shfrytëzon të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit të Kosovës, atëherë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zbulohet skema sesi dy persona hakeruan Raiffeisen Bank duke i marrë 200 mijë euro klientëve

    Zbulohet skema sesi dy persona hakeruan Raiffeisen Bank duke i marrë 200 mijë euro klientëve

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bie çmimi i naftës- Këto janë çmimet maksimale për sot

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ekipi i “Shënjestër” denoncon dhunën policore ndaj gazetarëve të saj në Han të Elezit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Edhe në kompaninë Ajka Sh.P.K. me pronar Ramadan Memajn, ‘tellallin’ e Armend Mujës, u gjet vaj palme e padeklaruar

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pas shtyrjes së seancës konstituive, Albin Kurti bën këtë veprim të papritur

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë