Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Diaspora me kontribut të madh në ekonominë e Kosovës

08/11/2024 - 12:47
në Ekonomi
A A
Diaspora me kontribut të madh në ekonominë e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të hyrat financiare nga diaspora konsiderohet të ketë ndikim të madh në ekonominë e Kosovës, ku për vitin e kaluar rreth 1.34 miliardë euro kanë qenë të hyra në vend. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, përqindja më e madhe e dërgesave vjen nga Gjermania dhe Zvicra. Në mënyra të ndryshme diaspora ka ndihmuar në mirëqenien qytetare dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Kontributi më i madh i bashkatdhetarëve tanë konsiderohet të jenë dërgesat e parave apo remitancat për zbutjen e varfërisë.Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, deklaron se vetëm gjatë vitit 2023 në Kosovë kanë hyrë rreth 1.34 miliardë euro në formë remitencash.

“Diaspora ndikon në zbutjen e varfërisë, përmes financimit të konsumit. Pastaj në përmirësimin e gjendjes sociale në vend. Dhe pozitivisht ndikon në uljen e deficitit tregtar. Kontributi i diasporës është i rëndësishëm në tërësi duke pasur parasysh se rreth 4% e GDP-së janë para që vijnë nga diaspora. Kontributi i diasporës në një vend varet nga numri i diasporës dhe lidhja e tyre me origjinë. Në Kosovë është një lidhje e fuqishme si në aspektin ekonomik dhe social…remitencat janë një kategori që vetëm gjatë vitit të kaluar 1.34 miliardë janë të hyra në formë remitencash”, tha Mehmeti për rtv21.Mirëpo, sipas kryetarit të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, paratë e diasporës që vijnë në Kosovë për fat të keq nuk adresohet në mënyrë të duhur. Sipas Dreshajt, nëse remitencat do të shkonin në prodhim, përfitimet do të ishin shumë më të mëdha në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Diaspora në ekonominë e Kosovës është një shtyllë kryesore dhe jashtëzakonisht e rëndësishme. Remitencat të cilët vijnë në Kosovë nga diaspora janë aq të fuqishme saqë ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe njëkohësisht në rritjen ekonomike. Gjë të cilën edhe Banka Botërore e ka përmendur sepse rritja ekonomike vjen si rezultat i remitencave dhe të hyrave të diasporës. Kjo është një shtyllë kryesore për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve”, tha Dreshaj.Sipas ekonomistit, Alban Hashani, diaspora e ka më të lehtë investimin në patundshmëri e cila viteve të fundit është në rreth 60%, ndërsa mesatarja e investimeve në sektorin e prodhimit është rreth 3%.

“Diaspora ka ndikim në disa fusha. E para përmes dërgesave, të cilat kanë rritje. Por rritje kjo që shkon në relacion të drejtë me migrimin. Pra, sa ma shumë migrim aq ma shumë remitenca. Gjithashtu diaspora është edhe një prej investitorëve më të mëdhenjë në Kosovë, duke pasë parasysh se trendi i investimeve ka pasur rritje viteve të fundit. Kryesisht dominojnë nga investimet që diaspora i bënë. Megjithatë këto investime fokusohen në patundshmëri e cila nuk i kontribuon disbalancit tregtar sepse ndërtimtaria nuk është sektor që eksportohet”, tha Hashani.Sipas Bankës Qendrore të Kosovës remitencat vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, që përbejnë rreth 55.5% e të gjitha të hyrave nga diaspora.

JU REKOMANDOJMË

ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%, mbi gjysmë milioni jo aktivë në treg pune

ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%, mbi gjysmë milioni jo aktivë në treg pune
20/03/2026 - 21:24

Agjencia e Statistikave të Kosovës, kanë publikuar një raport me ReKos 2024, lidhur me tregun e punës, ku thuhet se shkalla e papunësisë në vend arrinte në 13,9...

Më shumëDetails

Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit

Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit
20/03/2026 - 20:04

Lufta me Iranin po i prish rrjedhat globale të naftës, duke dëmtuar infrastrukturën energjetike dhe duke rritur frikën e një konflikti të zgjatur. Por ari, i cili zakonisht...

Më shumëDetails

Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune
19/03/2026 - 21:36

Stacioni i ri i Autobusëve në Skenderaj ka shpallur disa vende të lira të punës. Menaxhmenti i stacionit ka njoftuar se janë shpallur 10 vende të lira, të...

Më shumëDetails

Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita
19/03/2026 - 17:41

Fabrika e prodhimit të mobileve “Loni Dekor”, në kuadër të zgjerimit të vazhdueshëm, po rrit edhe stafin duke kërkuar kuadro të reja për punë. “Loni Dekor”, që është...

Më shumëDetails

Nafta shtrenjtohet më tej/ Çmimi në bursa arrin në kaq dollarë për fuçi

Nafta mund të shtrenjtohet sërish, kjo është arsyeja
19/03/2026 - 13:39

Nafta ka arritur çmime rekord duke u shitur me 112 -115 dollarë për fuçi në tregjet ndërkombëtare. Shtrenjtimi i menjëhershëm erdhi pasi mediat iraniane raportuan për një sulm...

Më shumëDetails

Emona Center me super ofertë për sofrën e Bajramit

EMONA CENTER vjen me një superzbritje, oferta deri më 7 gusht!
18/03/2026 - 20:16

Rrjeti i marketeve “Emona Center” ka sjellur një superofertë speciale për festën e Bajramit në shumicën e produkteve për familjen tuaj që kjo festë të ketë bollëk në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    280 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • IPK konfirmon fillimin e hetimit për aksidentin ku humbi jetën 27 vjeçari në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë