Votat e diasporës kanë përmbysur rezultatin në Istog, që ishte e vetmja komunë ku sipas rezultateve preliminare LDK kishte dalë parti e parë.
Pas procesimit të votave me postë, Lëvizja Vetëvendosje tani renditet parti e parë, ndërsa LDK ka rënë në vendin e dytë.

VV nga 92.75% e votave, ka marrë 38.54%, ndërsa LDK 37.88%.
Nga ky rezultat, LDK nuk është më parti e parë në asnjë komunë.
Ndërkohë kanë mbetur edhe pesë vendvotime për t’u procesuar./Reporteri













