Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dimal Basha e hedh poshtë verdiktin e Kushtetueses për rastin e Nenad Rashiqit: U zgjodh në harmoni të plotë me rregulloren dhe Kushtetuten

28/01/2026 - 19:56
në Kryesore, Lajme
A A
Kryeparlamentari Basha nuk e thotë asnjë fjalë për pezullimin e Dialogut Strategjik, kur ishte vetëm deputet reagonte për gjithçka
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Nenad Rashiq nga legjislatura e nëntë ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.

Për këtë ka reaguar Dimal Basha, që gjatë asaj periudhe ishte kryetar i Kuvendit duke e udhëhequr procedurën në fjalë që u konstatua anti-kushtetuese.

Bashak ka thënë se, “Gjykata Kushtetuese nuk ka mandat për t’i dhënë interpretime Rregullores së Kuvendit, sepse Rregullorja e Kuvendit është mëse e qartë, ku në nenin 16, paragrafin 4, shprehet tekstualisht se është Kryetari i Kuvendit ai i cili “bën interpretimin përfundimtar të saj gjatë seancës plenare”.

Ai shton se Gjykata në rastin e sotëm nuk ka konstatuar shkelje kushtetuese, por ka intepretuar frymën e Rregullores së Kuvendit, për të cilën nuk ka mandat.

Tutje, Basha e pranon se Rašić nuk ka ardhur në pozitën e tij si propozim nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit serb, por shton se kjo në vetvete e vërteton se nuk ka pasur propozim nga shumica e këtyre deputetëve.

Postimi i plotë i Bashës:

Më herët pranova Njoftimin për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO325/25, dhe vlerësoj se i njejti është në shpërputhje me Kushtetutën (67.4) dhe përmban gabime thelbësore në interpretim dhe zbatim të normave përkatëse.

E para, Gjykata Kushtetuese nuk ka mandat për t’i dhënë interpretime Rregullores së Kuvendit, sepse Rregullorja e Kuvendit është mëse e qartë, ku në nenin 16, paragrafin 4, shprehet tekstualisht se është Kryetari i Kuvendit ai i cili “bën interpretimin përfundimtar të saj gjatë seancës plenare.” Gjykata në rastin e sotëm nuk ka konstatuar shkelje kushtetuese, por ka intepretuar frymën e Rregullores së Kuvendit, për të cilën nuk ka mandat.

Gjykata, në Njoftimin e saj thekson se “z. Nenad Rašić në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit nuk ka ardhur si propozim nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit serb, si dhe nuk ka pasur refuzim për të shfrytëzuar këtë të drejtë nga ana e shumicës së deputetëve nga radhët e komunitetit serb”.

Fillimisht, duhet theksuar se është e vërtetë që z. Rašić nuk ka ardhur në pozitën e tij si propozim nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit serb, dhe kjo në vetvete e vërteton se nuk ka pasur propozim nga shumica e këtyre deputetëve. Me fjalë të tjera, vetë Gjykata Kushtetuese po e pranon se shumica e deputetëve nga komuniteti serb nuk e kanë propozuar z. Rašić, pra kemi pasur të bëjmë me refuzim, apo ndryshe thënë mospropozim nga ana e tyre.

Si Kryetar i Kuvendit, kam kërkuar tri herë radhazi që të propozohej deputeti i vetëm që nuk i ishte nënshtruar votimit për pozitën e nënkryetarit, mirëpo propozuesi i shumicës së deputetëve nga komuniteti serb refuzonte propozimin dhe kërkonte që të kthehej radha e votimit për deputetët e njëjtë nga subjekti Lista Serbe. Kërkesa e propozuesit nga komuniteti serb ishte që të tejkalohej (të diskriminohej) deputeti i dhjetë nga komuniteti joshumicë serb, i cili kishte mbetur pa u propozuar si kandidat për nënkryetar asnjëherë të vetme. Ky diskriminim do të ishte antikushtetues, por madje edhe në kundërshtim me mekanizmin e debllokimit për propozim në më së shumti 3 herë të një kandidati sipas Aktgjykimit të datës 18.08.2025.

Pas kërkesës sime për tri herë radhazi për ta propozuar kandidatin Rašić – por që shumica serbe refuzoi ta bënte – ky mosveprim është konsideruar si refuzim i propozimit nga ana ime (pra mospropozim), pasi nuk kishte mundësi të interpretohej ndryshe. Për pasojë, kam aktivizuar procedurën e shortit, siç parashihet në paragrafin 7 të nenit 12 të Rregullores, i cili shprehimisht përcakton se: “Në rast të mospropozimit të kandidatëve sipas paragrafit 6 të këtij neni, propozimi i kandidatëve bëhet me short… Kjo procedurë administrohet nga Kryetari i Kuvendit.”

Dhe kjo është saktësisht ajo që ka ndodhur, nuk ka pasur propozim dhe rrjedhimisht aktivizim të paragrafit 7 të nenit 12 të Rregullores.

Për më tepër, para vazhdimit të kësaj procedure, para deputetëve kam arsyetuar aktivizimin e paragrafit 7 të nenit 12, ku, ndër të tjera, kam sqaruar si vijon: “I patëm 9 kandidatë që për tri herë radhazi nuk i morën votat e mjaftueshme për Nënkryetar të Kuvendit. Prandaj kemi mbetur me një kandidat të vetëm, i cili nuk u propozua (mospropozim) nga përfaqësuesit e komunitetit joshumicë serb, pra refuzuan ta propozojnë. Sipas nenit 67, paragrafi 4 të Kushtetutës, kjo pozitë i takon komunitetit serb dhe secili deputet është i barabartë dhe gëzon të drejtën për t’u propozuar. Meqenëse është refuzuar propozimi i tij, jam i detyruar të kaloj në paragrafin 7 të nenit 12 të Rregullores, pra në procedurën e shortit. Mirëpo, meqenëse kemi vetëm një kandidat, tërheqja e shortit është e panevojshme dhe, rrjedhimisht, vazhdojmë me votimin e kandidatit të radhës, që është deputeti Nenad Rašić, i cili përfaqëson komunitetin serb në Kuvendin e Republikës së Kosovës.”

Në këtë situatë, në respektim të plotë të neneve 7, 24 dhe 67, paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe në zbatim të parimeve të mirënjohura ndërkombëtare dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese për veprime në interesin më të mirë të vendit, pas refuzimit për tri herë radhazi, pra në kushtet e mospropozimit nga përfaqësuesit e komunitetit, kam proceduar në përputhje me nenin 12, paragrafi 7 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës për propozim me short, duke siguruar trajtim të barabartë para ligjit dhe duke vepruar në funksion të zhbllokimit të situatës institucionale.

Rrjedhimisht, në harmoni me Kushtetutën dhe në përputhje me nenin 12, paragrafi 7 të Rregullores, vazhduam me votimin për deputetin e vetëm të papropozuar. Ky votim rezultoi i suksesshëm, ku me 71 vota “për”, deputeti Nenad Rašić u zgjodh Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e komunitetit joshumicë serb, duke u zbatuar në përpikëri Rregullorja e Kuvendit, Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe aktgjykimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese që rregullojnë procedurat e konstituimit të Kuvendit.

Përfundimisht, zgjedhja e deputetit Nenad Rašić për Nënkryetar të Kuvendit të Kosovës ka ardhur vetëm pas mospropozimit nga propozuesi i komunitetit joshumicë serb. Me fjalë të tjera, pas dështimit si pasojë e moszbatimit të nenit 12, paragrafi 6, Rregullorja më ka obliguar drejt aktivizimit të nenit 12, paragrafi 7 për propozim përmes shortit.

Prandaj, të gjitha pretendimet në Njoftimin e Gjykatës Kushtetuese janë të pabaza, dhe Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës për zgjedhjen e deputetit Nenad Rašić në pozitën e Nënkryetarit të Kuvendit ka qenë në harmoni të plotë me Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Netanyahu pas sulmeve iraniane në dy qytete izraelite: Një mbrëmje shumë e vështirë

Netanyahu pas sulmeve iraniane në dy qytete izraelite: Një mbrëmje shumë e vështirë
22/03/2026 - 01:09

Benjamin Netanyahu ka thënë se vendi i tij ka kaluar “një mbrëmje shumë të vështirë” pas sulmeve iraniane ndaj qyteteve Arad dhe Dimona. Dhjetëra persona u plagosën në...

Më shumëDetails

Ambasadori Malaj: Nuk ka asnjë vendim që Gërvalla është shpallur non grata në Shqipëri

Ambasadori Malaj: Nuk ka asnjë vendim që Gërvalla është shpallur non grata në Shqipëri
22/03/2026 - 01:06

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka reaguar për një lajm të qarkulluar së fundmi se ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla është shpallur “non-grata” nga...

Më shumëDetails

‘‘Si me jetu pa ty’’, i vr’ari në Klinë ishte i afërm i ish-deputetes

‘‘Si me jetu pa ty’’, i vr’ari në Klinë ishte i afërm i ish-deputetes
21/03/2026 - 22:47

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Teuta Haxhiu, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Klinë, ku si pasojë e të shtënave me armë...

Më shumëDetails

Orav: Nuk pres refuzim nga Kurti dhe Vuçiq për ftesën e Kaja Kallas – pa dialog s’ka zgjidhje

Orav: Nuk pres refuzim nga Kurti dhe Vuçiq për ftesën e Kaja Kallas – pa dialog s’ka zgjidhje
21/03/2026 - 22:31

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka komentuar edhe dialogun Kosovë – Serbi gjatë një takimi me një grup gazetarësh në Prishtinë në përfundim të misionit...

Më shumëDetails

Gazetari i FAZ nuk i ndahet Kosovës për Bordin e Paqes, kërkon të largohet nga aty si Bullgaria, e quan budallaki anëtarësimin

Gazetari i FAZ nuk i ndahet Kosovës për Bordin e Paqes, kërkon të largohet nga aty si Bullgaria, e quan budallaki anëtarësimin
21/03/2026 - 22:14

Bullgaria është tërhequr nga anëtarësia e Bordit të Paqes, që u themelua pak javë më parë. Rreth kësaj çështjeje, ka reaguar gazetari gjerman i FAZ, Michael Martens, i...

Më shumëDetails

Tragjedi në Gjakovë, vdes një grua pasi ra në ujë nga Ura e Mogolicës

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
21/03/2026 - 22:00

Një rast i rëndë ka ndodhur sonte në Gjakovë, ku një grua ka ndërruar jetë pasi që e njëjta, kishte rënë në ujë nga Ura e Mogolicës.Kështu është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    366 Shpërndaje
    Shpërndaje 146 Tweet 92
  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    372 Shpërndaje
    Shpërndaje 149 Tweet 93
  • 3 vite injektim ilegal të botox-it dhe fillerëve, gjobë minimale ‘favorizuese’ nga inspektorja Blakqori për “QEI Beauty Academy” të Obertica Kosumit

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Vushtrri ku 27-vjeçari humb jetën pasi u godit në shiritin emergjent

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • IPK konfirmon fillimin e hetimit për aksidentin ku humbi jetën 27 vjeçari në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë