Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka reaguar pas deklarimeve të presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se duhet të ketë konsensus mes deputetëve për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Ai vazhdon insistimin e partisë së tij se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese u jep atyre të drejtë, derisa shtoi se kryesuesi i seancës, Avni Dehari – të cilin partitë tjera po e akuzojnë se po funksionon me instruksione të partisë së tij – ka të drejtë të përgatisë sallën për votim të fshehtë pa e hedhur në votim Komisionin.
“Shkurt, Gjykata Kushtetuese e ka thënë shumë qartë në paragrafin 178 se Kryesuesi nuk ka pasur nevojë për ndonjë mocion për të ndryshuar mënyrën e votimit. Madje, meqenëse nuk kemi një praktikë dhe Rregullorja e Punës nuk e përcakton ndryshimin e votimit, Kryesuesi i Seancës ka të drejtë t’i japë udhëzim administratës të përgatisë sallën për votim të fshehtë edhe pa e hedhur në votim Komisionin”, tha ai.
Postimi i plotë:
𝐉𝐚𝐧ë 2 𝐚𝐫𝐠𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐭ë 𝐩𝐚𝐪ë𝐧𝐝𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐪ë 𝐩𝐨 𝐩𝐞𝐫𝐝𝐨𝐫𝐞𝐧 nga opozita. Në njërën anë thonë (1) 𝐤𝐚 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦 𝐭ë 𝐫𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐭ë 𝐝𝐢𝐭ë𝐬 dhe kjo përbën shkelje, në anën tjetër pretendojnë se (2) 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐯𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐢 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫 𝐧ë 𝐭ë 𝐟𝐬𝐡𝐞𝐡𝐭ë ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐚𝐧𝐭𝐢𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐞𝐬 𝐬𝐞𝐩𝐬𝐞 𝐤ë𝐫𝐤𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐨𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐚𝐥 për këtë ndryshim.
T’i trajtojmë një nga një:
Mënyra e votimit nga i hapur në të fshehtë nuk mund te ndryshohet pa mocion procedural.
Gjykata Kushtetuese në 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐧 𝟏𝟕𝟖 e 𝒓𝒓ë𝒛𝒐𝒏 këtë argument dy herë.
(𝟭) Thotë se ndryshimi në votim nuk rregullohet as me Rregullore e as me Kushtetutë. Pra, tekstualisht e cek se, “Çë𝐬𝐡𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐦ë𝐧𝐲𝐫ë𝐬 𝐬ë 𝐯𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧ë 𝐒𝐞𝐚𝐧𝐜ë𝐧 𝐊𝐨𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐢𝐯𝐞 – 𝐞 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫 𝐨𝐬𝐞 𝐞 𝐟𝐬𝐡𝐞𝐡𝐭ë – 𝐍𝐔𝐊 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐞 𝐩ë𝐫𝐜𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐚𝐬 𝐦𝐞 𝐊𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐭ë 𝐞 𝐚𝐬 𝐦𝐞 𝐑𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞.” Më tej, në të njejtin paragraf thotë se “Për këtë çështje nuk gjeni asnjë referencë as në Kushtetutë e as në Rregullore.”
(𝟮) Për më tepër, Gjykata thekson se 𝐧𝐞𝐧𝐞𝐭 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐚𝐥𝐞 𝐭ë 𝐑𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞𝐬 së Kuvendit (Neni 57) që po i përmendin deputetët e opozitës 𝐧𝐮𝐤 𝐯𝐥𝐞𝐣𝐧ë 𝐩ë𝐫 𝐒𝐞𝐚𝐧𝐜ë𝐧 𝐊𝐨𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐢𝐯𝐞, por përdoren vetëm për seanca plenare, dhe atë vetëm në rrethana të caktuara që janë shprehimisht të cekura në Rregullore.
Edhe këtë e ndan qartë, ku prapë tekstualisht thotë se, “Secili nga këto nene të Rregullores së Kuvendit (53, 57, 122) 𝐩ë𝐫𝐜𝐚𝐤𝐭𝐨𝐣𝐧ë 𝐪𝐚𝐫𝐭ë dhe shprehimisht 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡𝐚𝐧𝐚𝐭 në të cilat shtrihet fushëveprimi i tyre, 𝐩𝐚𝐥ë𝐭 që mund të iniciojnë ato veprime apo autorizimet e tyre, si dhe çë𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐭 për të cilat mund të bëhen apo kohën kur mund të ngritën propozime të tilla.”
Me fjalë të tjera, 𝒆𝒅𝒉𝒆 𝒔𝒊𝒌𝒖𝒓 𝒕ë 𝒗𝒍𝒆𝒏𝒕𝒆 Mocioni Procedural (Neni 57) për Seancën Konstituive, aty taksativisht janë vetëm 𝟓 𝐬𝐢𝐭𝐮𝐚𝐭𝐚 kur përdoren këto mocione, dhe 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐯𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐍𝐔𝐊 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐧𝐣ë 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝐭𝐲𝐫𝐞.
𝗦𝗵𝗸𝘂𝗿𝘁, 𝗚𝗷𝘆𝗸𝗮𝘁𝗮 𝗞𝘂𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝘂𝗲𝘀𝗲 𝗲 𝗸𝗮 𝘁𝗵ë𝗻ë 𝘀𝗵𝘂𝗺ë 𝗾𝗮𝗿𝘁ë 𝗻ë 𝗽𝗮𝗿𝗮𝗴𝗿𝗮𝗳𝗶𝗻 𝟭𝟳𝟴 𝘀𝗲 𝗞𝗿𝘆𝗲𝘀𝘂𝗲𝘀𝗶 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗮 𝗽𝗮𝘀𝘂𝗿 𝗻𝗲𝘃𝗼𝗷ë 𝗽ë𝗿 𝗻𝗱𝗼𝗻𝗷ë 𝗺𝗼𝗰𝗶𝗼𝗻 𝗽ë𝗿 𝘁ë 𝗻𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝘂𝗮𝗿 𝗺ë𝗻𝘆𝗿ë𝗻 𝗲 𝘃𝗼𝘁𝗶𝗺𝗶𝘁. Madje, meqenëse nuk kemi një praktikë dhe Rregullorja e Punës nuk e përcakton ndryshimin e votimit, Kryesuesi i Seancës ka të drejtë t’i japë udhëzim administratës të përgatisë sallën për votim të fshehtë edhe pa e hedhur në votim Komisionin.
Argumenti tjetër i opozitës, 𝘀𝗲 𝗴𝗷𝗼𝗷𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗻𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝘂𝗮𝗿 𝗿𝗲𝗻𝗱𝗶 𝗶 𝗱𝗶𝘁ë𝘀.
Pse edhe ky pretendim është i pabazë?
Rendi i ditës nuk ka ndryshuar, sepse Kuvendi po vazhdon të njëjtën pikë të rendit të ditës nr. 3, përkatësisht Zgjedhjen e Kryetarit.
𝗡𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝘃𝗼𝘁𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗻𝗴𝗮 𝗶 𝗵𝗮𝗽𝘂𝗿 𝗻ë 𝘁ë 𝗳𝘀𝗵𝗲𝗵𝘁ë ë𝘀𝗵𝘁ë 𝘃𝗲𝘁ë𝗺 𝗻𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝗶𝗺 𝗶 𝗺ë𝗻𝘆𝗿ë𝘀 𝘀ë 𝘃𝗼𝘁𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗽ë𝗿 𝗿𝗲𝗮𝗹𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝘁ë 𝗻𝗷ë𝗷𝘁𝗶𝘁 𝗾ë𝗹𝗹𝗶𝗺 – 𝘇𝗴𝗷𝗲𝗱𝗵𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝗞𝗿𝘆𝗲𝘁𝗮𝗿𝗶𝘁. Pra, jemi te E NJËJTA pikë e rendit të ditës.
𝗣ë𝗿𝗳𝘂𝗻𝗱𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗹𝗼𝗴𝗷𝗶𝗸𝗲:
Jemi te e njëjta pikë e rendit të ditës, rrjedhimisht NUK ka “ndryshim të rendit të ditës.”
Ndryshimi i mënyrës së votimit nga i hapur në të fshehtë NUK kërkon mocion procedural.
𝗠𝗲 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗲 𝘁𝗷𝗲𝗿𝗮, 𝗚𝗷𝘆𝗸𝗮𝘁𝗮 𝗞𝘂𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝘂𝗲𝘀𝗲 𝗺𝗲 𝗔𝗸𝘁𝗴𝗷𝘆𝗸𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗳𝘂𝗻𝗱𝗶𝘁 𝗡𝗨𝗞 𝗷𝘂 𝗷𝗲𝗽 𝘁𝗲 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗲 𝗻𝗲 𝗮𝘀𝗻𝗷𝗲𝗿𝗶𝗻 𝗻𝗴𝗮 𝗽𝗿𝗲𝘁𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺𝗲𝘁.