‘Dissat’ që u dhanë mes presidentes Vjosa Osmani dhe shefes së diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, analisti Ilir Mirena po i vlerëson si të turpshme.
Mirena në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se është e turpshme të dëgjosh ‘dissa’ të tillë n ga niveli më i lartë i shtetit, Presidencës dhe Diplomacisë.
Sipas tij, krejt kjo ka ndodhur sepse kanë ‘shpërthyer inatet fëmijërore’ mes Osmanit dhe Gërvallës.
“E turpshme, ti nihesh keq, marre të vjen kur I nin. As nuk janë kreativ, edhe niveli kaq I ulët, mas pari flet çfarë referenca kulturore ki. Niveli kaq i nalt I shtetit, Presidenca dhe diplomacia me u kungjav kështu me njëri-tjetrin, përnime është e turpshme. Kjo tregon që kanë shpërthy inatet fëmijore mes tyre, po afrohen zgjedhjet. Vjosa Osmani po ndihet e braktisur, si duket ka shpresu që kjo e merr edhe një mandate. Albin Kurtit më nuk i dihet, edhe Kurti me Gërvallën po mundohet me repliku at modelin e njëjtë që e ka bo me Vjosa Osmanin, kur LDK’së ia merr Vjosa Osmanin, dhe përmes saj e merr një grumbull të madh votash. Po provon tash meDonika Gërvallën. Po mendoj që është një aset aspak i vlefshëm që i hyn një partie punë diqka”, tha ai.












