Shefja e shtetit ka zgjedhur që vitin 2024 ta përmbyll me një vizitë në veri. Një kolonë automjetesh presidenciale është parë duke hyrë në oborrin e Stacionit Policor në Mitrovicën e Veriut të martën.
Presidentja Vjosa Osmani do ta mbyll vitin 2024 me një vizitë në pjesën veriore të Kosovës.
Ajo ka qëndruar sot në një vizitë në Stacionin Policor në Mitrovicën e Veriut, tregojnë pamjet e publikuara nga mediat lokale.
Një kolonë automjetesh të Presidencës është shfaqur duke hyrë në oborrin e stacionit policor, në një vizitë të paparalajmëruar nga kabineti i shefes së shtetit.