Një produkti të djathit në pikën e ETC-së, e cila ndodhet në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, i ka skaduar afati që gati tri javë.
Përkundër kësaj, ai u ofrohet konsumatorëve për shitje, madje është i vendosur në rend të parë.
Kjo dëshmohet në fotografinë dhe videon që një lexues i ka dërguar redaksisë së portalit “Front Online”.
Aty shihet se artikulli “Speca në Ajkë” është pa afat që nga 5 maji 2023.
Front Online ka kontaktuar edhe me qendrën e thirrjeve të ETC-së.
Sipsa saj, nuk janë në dijeni për diçka të tillë dhe se nuk kanë pasur asnjë ankesë deri tash.
“Pranojmë thirrje të ndryshme nga konsumatorët, por nuk na ka ardh një e tillë”, u shprehen nga kjo qendër.
Paralajmëruan veprime me të konfirmuar rastin.
“Do ta hetojmë rastin, do ta largojmë produktin dhe do të marrim masa shumë të rrepta sepse është hera e parë që po ankohet dikush për një afat të skaduar”, vazhduan tutje nga kjo qendër.
Nuk është hera e parë që në marketet e këtij rrjeti gjenden artikuj pa afat.