Ish-kryeministri, Albin Kurti, arriti të shtunën në Kuvendin e Kosovës i shoqëruar nga shtatë zyrtarë të mbrojtjes së afërt dhe tre automjete zyrtare. Edhe kësaj radhe ai nuk u ndal për të folur me gazetarët.
Një nga rojet e tij u drejtua prerazi ndaj mediave: “Mos u afroni”, tha ai, vetëm një ditë pasi një gazetar u shty nga sigurimi i Kurtit në një incident të mëparshëm.
Kjo ndodhi vjen në një moment kur situata e lirisë së medias në Kosovë është në fokus të kritikave. Të premten, organizata Reporterët pa Kufij publikoi raportin e saj vjetor, sipas të cilit Kosova ka shënuar rënien më të madhe në 15 vitet e fundit në Indeksin e Lirisë së Shtypit – duke rënë për 24 pozita.