Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kadrijaj: Kurti aludonte për sovranitet në veri, pabarazi që tani mos të rritet çmimi i rrymës atje

04/05/2025 - 22:47
në Lajme
A A
Kadrijaj: Kurti aludonte për sovranitet në veri, pabarazi që tani mos të rritet çmimi i rrymës atje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë për Expose se Kurti ka ardhur në pushtet duke thënë se do ta ulë çmimin e rrymës por që gjatë qeverisjes së tij është ai rritur tri herë.

“Ne po e shohim që s’ka dakordancë mes Presidencës dhe Qeverisë sepse janë në kundërshtim me qëndrime, mirë që presidenca ka kërkuar të mos rritet çmimi i energjisë elektrike. Kjo qeveri ka ardhur në pushtet duke aluduar se çmimi i rrymës është shumë i lartë dhe se do ta ulin çmimin, por në fakt brenda një mandati qeverisës, është hera e tretë që rritet çmimi i energjisë elektrike, që e bën më të vështirë jetën e qytetarëve. Ka pasur protesta pasi njerëzit kanë thënë se nuk duhet të paguajnë më shumë se që po paguajnë, pasi edhe ashtu është çmimi i lartë, nuk janë marrë parasysh as nga qeveria e as nga bordi i ZRRE-së dhe përkundër të gjitha këtyre, ZRRE ka vendosur që ta rrisë çmimin e rrymës për 16.1 për qind, gjë që do të ketë impakt edhe në rritjen e çmimeve tjera, të bukës e produkteve tjera, që e vështirëson jetën e qytetarëve, edhe ashtu të vështirësuar për rritje enorme të çmimeve dhe mos rritjes së pagave”, është shprehur ajo.

Kadrijaj thotë se është pabarazi që të mos ketë rritje të çmimit të rrymës në veri, ndërkohë që Vetëvendosje aludonte për sovranitet në atë pjesë.

“ZRRE ka njoftuar se çmimi i rrymës nuk do të rritet në pjesën veriore, që është pabarazi që po ndodhë sepse nëse rritet ky çmim duhet të rritet njëjtë për të gjitha komunat e Kosovës. Këta po aludojnë që kanë shtrirë sovranitet në pjesën veriore të Mitrovicës, që e kanë çliruar atë pjesë, atëherë ku është sovraniteti kur këta nuk kanë qasje që ta rrisin çmimin e energjisë elektrike”, ka vlerësuar deputetja.

Ajo potencon se ka qenë mashtrim nga qeveria që gjatë gjithë fushatës ka thënë se e ka shtrirë sovranitetin në veri, por që sipas saj më shumë ka pasur sovranitet para ardhjes së Kurtit në pushtet.

“Gjithçka çfarë kanë vepruar gjatë fushatës ka qenë se e kanë shtrirë sovranitetin në veri dhe ka qenë mashtrim i radhës dhe ky fakt po e konfirmon se nuk qëndron ajo që po e thonë. Në fakt më shumë ka pasur sovranitet pa ardhur Albin Kurti në pushtet, sesa tani, me pushime nga puna të policëve, me njerëz që e kanë pranuar shtetin e Kosovës dhe kanë punuar me uniforma të Kosovës, nuk kemi prokurorë, nuk kemi gjyqtarë, komuna gati inekzistente me kryetarë shqiptarë dhe mos rritja e çmimit të energjisë e tregon më së miri këtë gjendje që ekziston në Kosovë”, ka theksuar ajo për Expose të Gazeta Blic.

Po ashtu, deputetja e AAK-së ka kujtuar deklaratat kontraverse të Kurtit e tani heshtjen për energjinë elektrike.

“Për deklarata dhe qëndrime kontraverse të Albin Kurtit unë mendoj se është mësuar dhe populli sepse sa herë që ndërmerr ndonjë veprim e marrim dhe e krahasojmë, Albini me veprime dhe deklarata sa ka qenë në opozitë dhe tash deklaratat kur është në pushtet që hesht dhe nuk i bëhet fare vonë, kjo u pa që këta nuk kanë pasur një program qeverisës, mos të flasim për skandalet që kanë ndodhur në sektorin e energjisë elektrike, vjedhjet, hajnitë që po dalim për çdo ditë, pengimi i gazit amerikan dhe mos lejimin e investimeve në sektorin e energjisë, sepse gjithmonë kanë deklaruar se ne flemë mbi miniera, Kosova është minierë e qymyrit ndërsa ne po blejmë energji elektrike. skandali i fundit është se ne po blejmë shumë më shtrenjtë energji elektrike se sa që shitet, çdo ditë po dalin dhe besoj se edhe në vazhdim do të shpërfaqet hajnia që ka ndodhur. Nuk është ndëshkuar askush nga kjo qeveri, përkundrazi të gjithë këta njerëz që kanë abuzuar në këtë sektor janë mbrojtur në mënyrë klandestine nga Albin Kurti dhe klika e tij, Martin Berishaj e Nagip Krasniqit dhe gjithë të tjerët”, ka deklaruar Time Kadrijaj.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë