Sipas tij, të dy aktualisht janë kadetë në Kosovo Academy for Public Safety dhe pas diplomimit do t’i shërbejnë vendit si zyrtarë policorë.
Kurti njoftoi gjithashtu se Akademia është akredituar për periudhën 2026-2031 në fushën e arsimit të lartë, ndërsa vetëm gjatë tremujorit të parë të vitit janë realizuar dhjetëra trajnime dhe programe profesionale për kadetë të sigurisë publike.











