Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dodik refuzon të japë dorëheqje – çka mund të ndodhë në Bosnje?

01/08/2025 - 21:58
në Lajme
A A
Dodik refuzon të japë dorëheqje – çka mund të ndodhë në Bosnje?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vendimi i formës së prerë ndaj Milorad Dodikut, si dhe Ligji zgjedhor i Bosnjë e Hercegovinës, flasin qartë se ai duhet të pushojë së ushtruari detyrën e presidentit të Republikës Serbe.

Kompetenca për zbatimin e këtij vendimi është pjesërisht në Komisionin Qendror Zgjedhor, dhe pjesërisht në agjencitë e sigurisë dhe në Gjykatën e Bosnjë e Hercegovinës.

Hapi i ardhshëm ligjor pas vendimit ndaj Dodikut është në dorë të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), pasi ata, brenda 15 ditëve nga marrja e vendimit të formës së prerë, duhet t’i heqin mandatin Dodikut, dhe pastaj brenda 90 ditëve të shpallin zgjedhje të parakohshme.

Për heqjen e mandatit duhet të njoftohet institucioni i presidentit të RS-së, por vendimi i KQZ-së nuk garanton që Dodik do të japë dorëheqjen, pasi ai më parë ka shkelur ligjet shtetërore dhe ka vepruar arbitrarisht, për çka në thelb është dënuar, raporton klix.ba.

Në rast të shkeljes së masës së ndalimit, që në vendimin ndaj Dodikut lidhet me ndalimin për të ushtruar funksionin e presidentit të RS-së, Gjykata ka të drejtë t’i shqiptojë dënim me burg në kohëzgjatje sa kohë i ka mbetur deri në përfundimin e ndalimit. Kjo do të thotë që nëse ai refuzon të largohet menjëherë nga detyra, mund të marrë deri në gjashtë vjet burg.

Gjithashtu, Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës mund të nxjerrë urdhër që agjencitë e sigurisë ta dërgojnë në burg, megjithatë një urdhër i tillë është nxjerrë më parë dhe të gjithë e dimë që Dodiku nuk përfundoi në burg, por urdhri u anulua.

Gjykata do të urdhëronte, në rast shkeljeje të vendimit dhe ndalimit, më së shumti Agjencinë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) që ta arrestojë Dodikun, ndërsa ata kanë të drejtë të delegojnë këtë në nivel më të ulët, që në këtë rast është Ministria e Punëve të Brendshme e RS-së.

Është e qartë që MUP-i i entitetit nuk do ta arrestojë Dodikun, kështu që mbetet çështja nëse SIPA do të përsërisë se nuk mund ta dërgojë në burg, ashtu siç ndodhi edhe më parë kur ndaj tij ishte shpallur fletë-arresti i kuq.

Në rast se policia dhe agjencitë e sigurisë refuzojnë të veprojnë sipas kërkesës së Gjykatës së BiH, kjo do të ishte një humbje e madhe për institucionet e drejtësisë në Bosnjë e Hercegovinë, pasi vetë vendimet nuk vlejnë nëse nuk mund të zbatohen.

JU REKOMANDOJMË

Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave
Kryesore

Brenda një dekade janë mbylluar 40 shkolla në Kosovë, emigracioni dhe nataliteti dy nga faktorët

03/08/2025 - 10:49
Në darkën që Maqedonci ia shtroi zyrtarit amerikan i pranishëm ishte edhe drejtori i AKI, çfarë shkroi Kurti
Kryesore

Në darkën që Maqedonci ia shtroi zyrtarit amerikan i pranishëm ishte edhe drejtori i AKI, çfarë shkroi Kurti

03/08/2025 - 10:36
“Ma këpute shpirtin” – Fjalët prekëse të babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali
Lajme

“Ma këpute shpirtin” – Fjalët prekëse të babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali

03/08/2025 - 10:18
Rreth 600 mijë mërgimtarë të regjistruar deri tash, procesi vazhdon deri në fund të gushtit
Lajme

“Kërcet grushti” në Aeroportin e Prishtinës, tre të arrestuar

03/08/2025 - 10:04
Ngriti aktakuzë ndaj Hashim Thaçit sa ishte Prokuror në Hagë, për çka po hetohet Jack Smith tani në SHBA
Kryesore

Ngriti aktakuzë ndaj Hashim Thaçit sa ishte Prokuror në Hagë, për çka po hetohet Jack Smith tani në SHBA

03/08/2025 - 09:43
Tentoi t’i jap ryshfet zyrtarëve policor në Vërmicë, arrestohet një serb
Kryesore

Tentoi të korruptojë policin dhe doganierin në Vërmicë, arrestohet një person

03/08/2025 - 09:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dështim sportiv, fitim personal: Kryetari i FC Vushtrrisë, Shemsi Rrahimi dhe vajza e tij u paguan mijëra euro nga klubi (Dokument)

    Dështim sportiv, fitim personal: Kryetari i FC Vushtrrisë, Shemsi Rrahimi dhe vajza e tij u paguan mijëra euro nga klubi (Dokument)

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Ky është burri që dyshohet se e sulmoi deputetin e Kuvendit së bashku me familjen e tij

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Rexhep Qosja shkruan për vajzën që i vdiq më 28 korrik: Mos u provofshin nga askush …

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Nga “100 euro – 100 kafe” në “100 euro – 50 kafe”: Murati mundohet të shpjegojë inflacionin pas valës së kritikave

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Sulmohet deputeti i Kuvendit të Kosovës – përfundon në spital bashkë me familjen

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë