Dogana e Kosovës ka sekuestruar më shumë se 3 mijë e 400 mbushës të telefonave të Apple.
“Dogana e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të saj për mbrojtjen e tregut dhe të drejtave të pronësisë intelektuale, ka ndaluar një sasi mallrash të dyshuara si produkte që shkelin markat tregtare të mbrojtura”, thuhet
Në Terminalin Doganor Vermicë, për zhdoganim është paraqitur nje dërgesa me origjinë nga Kina. Pas rivlerësimit të dërgesës dhe kontrollit fizik të realizuar nga zyrtarët e doganes, gjatë ekzaminimit janë identifikuar mallra për të cilat ekziston dyshimi se cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale.
“Në total janë ndaluar 3,480 copë koka mbushës për telefona mobil me brendin Apple, për të cilat dyshohet se shkelin markën tregtare të mbrojtur të kompanisë Apple”, thuhet në njoftim.
Në përputhje me procedurat ligjore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme për ndalimin e mallrave dhe njoftimin e palëve relevante për verifikimin e autenticitetit të produkteve.













