Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dogana me komunikatë për kapjen e mbi 200kg drogë: Aksioni u bazua në inteligjencën e AKI

30/10/2025 - 08:32
në Lajme
A A
Prokuroria Speciale me aksion të madh, kapen mbi 200 kg drogë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dogana e Kosovës ka dalë me një komunikatë për kapjen e 250 kilogramëve drogë dje në autostradë “Ibrahim Rugova”.

Dogana thotë se aksioni u bazua mbi inteligjencën e siguruar nga AKI.

“Një operacion i bazuar mbi inteligjencën e siguruar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, i ndërmarrë nga Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosoves ka rezultuar me zbulimin dhe konfiskimin e rreth 250 kilogramëve të substancës narkotike të llojit kanabis, të fshehur me kujdes në një automjet transportues.”

Në komunikatë thuhet se duke përdorur pajisjet e dhuruata nga Ambasada amerikane, zyrtarët doganorë kanë arritur t’i demontojnë panelet e fshehura të kamionit ku ishte droga.

“Operacioni është realizuar gjatë orëve të pasdites, kur njësia e Antikontrabandës e Doganës ka ndalur për kontroll një kamion që po lëvizte në drejtim të Prishtinës në autostradën “Ibrahim Rugova”. Pas një inspektimi të detajuar, dhe duke përdorur pajisjet profesionale të dhuruara nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zyrtarët doganorë kanë arritur të demontojnë panelet e fshehura të automjetit, ku ishin vendosur substancat narkotike.”

“Në vendngjarje kanë dalur edhe njësia antidrogë e Policisë së Kosovës dhe Prokurorja kompetente. Personi përgjegjës është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa procedurat ligjore janë në zhvillim.

Dogana e Kosovës vlerëson lartë kontributin dhe bashkëpunimin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në këtë rast, dhe thekson përkushtimin e saj për të vazhduar koordinimin e ngushtë me të gjitha institucionet në vend. Ky operacion paraqet një tjetër dëshmi të vendosmërisë së institucioneve tona për të luftuar kontrabandën dhe trafikimin e substancave të ndaluara, duke mbrojtur sigurinë e qytetarëve dhe integritetin ekonomik të Republikës së Kosovës.”

JU REKOMANDOJMË

“Tre vjet për urën e Badovcit, atje dy ura përnjëherë, Demhasaj për Kurtin
Lajme

Fushata e VV-së me pagën minimale pa qeveri, Demhasaj: Murati thoshte se 500 euro nuk e lejon formula, ku mbeti formula?

30/10/2025 - 14:02
KEK-u fiton lëndën në Tribunalin e Arbitrazhit, KEDS-i dhe KESCO-ja i detyrohen mbi 8 milionë euro
Lajme

KEK-u fiton lëndën në Tribunalin e Arbitrazhit, KEDS-i dhe KESCO-ja i detyrohen mbi 8 milionë euro

30/10/2025 - 13:49
Kurti takohet me zyrtarin e lartë belg, diskutojnë për rrugën e Kosovës drejt BE-së
Kryesore

Kurti takohet me zyrtarin e lartë belg, diskutojnë për rrugën e Kosovës drejt BE-së

30/10/2025 - 13:19
Limaj: Zgjedhja e Nenad Rashiq, nënkryetar Kuvendi, antikushtetuese!
Lajme

Limaj për ftesën e Presidentes: Po, do të marrim pjesë

30/10/2025 - 13:03
Përfundon takimi i Muratit me sindikatat, Azemi thotë se u pajtuan që paga minimale nga janari të jetë 500 euro
Lajme

Përfundon takimi i Muratit me sindikatat, Azemi thotë se u pajtuan që paga minimale nga janari të jetë 500 euro

30/10/2025 - 12:51
Vetëvendosje i kërkon LDK’së koalicion në Gjakovë, publikohet ftesa
Kryesore

Vetëvendosje i kërkon LDK’së koalicion në Gjakovë, publikohet ftesa

30/10/2025 - 12:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Syleman Meholli kërcënon Ferit Idrizin, policia në vendngjarje (Foto)

    Syleman Meholli kërcënon Ferit Idrizin, policia në vendngjarje (Foto)

    365 Shpërndaje
    Shpërndaje 146 Tweet 91
  • Gani Geci nuk flet me Sami Lushtakun, ja pse i’a fshiu numrin nga telefoni (Video)

    219 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Xhelal Sveçla të sillet me detyrim nga Policia para Gjykatës

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Fushata denigruese e VV-së ndaj Ferit Idrizit, reagon Komuna: Pllaka në Prelluzhë është e ndërtuar para vitit 2018 (Dëshmi ortofoto)

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Raportimi për kërcënimin e Idrizit, reagon Meholli: Shpifjeve dhe trillimeve do t’u përgjigjemi me padi

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë