Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KEK-u fiton lëndën në Tribunalin e Arbitrazhit, KEDS-i dhe KESCO-ja i detyrohen mbi 8 milionë euro

30/10/2025 - 13:49
në Lajme
A A
KEK-u fiton lëndën në Tribunalin e Arbitrazhit, KEDS-i dhe KESCO-ja i detyrohen mbi 8 milionë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Tribunali i Arbitrazhit ka vendosur në favor të kërkesave të saj, duke refuzuar pretendimet e KEDS-it dhe KESCO-s, për marrëveshjen për furnizim me shumicë.

“Tribunali ka vërtetuar se interesi për pagesat e vonuara është i paraparë dhe i lejuar me MFSH/BSA dhe se kërkesa e KEK-ut për këtë pagesë është bërë në përputhje të plotë me detyrimet kontraktuale.

Nga ana tjetër, vonesat në pagesa nga KEDS-i dhe KESCO-ja nuk janë justifikuar nga asnjë ngjarje force madhore apo krizë energjetike, ndërsa KEK-u nuk ka shkelur asnjë parim të mirëbesimit, drejtësisë apo përgjegjësisë kontraktuale”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Nga kjo korporatë bëjnë me dije se KEDS-i dhe KESCO-ja detyrohen t’i paguajn KEK-ut rreth 8.3 milionë euro, për interesin e akumuluar.

Ky është njoftimi i plotë i KEK-ut:

Korporata Energjetike e Kosovës Sh.A. (KEK) njofton opinionin publik se Tribunali ad hoc i Arbitrazhit, i themeluar sipas Nenit 28 të Marrëveshjes për furnizim me shumicë (MFSh/BSA), ka shpallur më 24 tetor 2025 vendimin përfundimtar në rastin KEK kundër KEDS-it dhe KESCO-s (Rasti Nr. 900020-2023), duke konfirmuar plotësisht kërkesat e KEK-ut dhe refuzuar pretendimet mbrojtëse të palëve të paditura.

Gjatë shqyrtimit të çështjes, tribunali ka konstatuar faktet e pakontestuara se KEK-u ka realizuar furnizimin me energji në përputhje të plotë me dispozitat e Marrëveshjes për furnizim me shumicë (MFSh/BSA) dhe se palët e paditura (KEDS dhe KESCO) nuk kanë kryer pagesat brenda afateve të përcaktuara për disa periudha midis viteve 2020–2024.

Gjithashtu, tribunali ka vërtetuar se interesi për pagesat e vonuara është i paraparë dhe i lejuar me MFSh/BSA, dhe se kërkesa e KEK-ut për këtë pagesë është bërë në përputhje të plotë me detyrimet kontraktuale.

Nga ana tjetër, vonesat në pagesa nga KEDS-i dhe KESCO-ja nuk janë justifikuar nga asnjë ngjarje force madhore apo krizë energjetike, ndërsa KEK nuk ka shkelur asnjë parim të mirëbesimit, drejtësisë apo përgjegjësisë kontraktuale.

Në bazë të vendimit të shpallur:

KEDS-i dhe KESCO-ja detyrohen të paguajnë KEK-ut rreth 8.3 milionë euro, për interesin e akumuluar nga pagesat e vonuara;

KEK-ut i njihen dhe do t’i kompensohen kostot e procedurës së arbitrazhit, përfshirë shpenzimet e përfaqësimit ligjor dhe të ekspertëve, të cilat do të mbulohen bashkërisht nga palët e paditura (KEDS/KESCO).

Procedura e arbitrazhit është zhvilluar në përputhje me rregullat UNCITRAL Arbitration Rules (2010), ndërsa vendi i arbitrazhit ka qenë Gjeneva, Zvicër.

Vendimi është përfundimtar dhe i zbatueshëm.

Një fitore me rëndësi strategjike për KEK-un dhe sektorin energjetik të Kosovës.

Ky vendim përbën një precedent të rëndësishëm ligjor për sektorin energjetik të vendit, duke forcuar pozitën kontraktuale dhe kredibilitetin institucional të KEK-ut.

Ai konfirmon qartësisht sjelljen e përgjegjshme, transparente dhe profesionale të KEK-ut ndaj partnerëve dhe institucioneve, si dhe angazhimin për respektim të plotë të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale.

KEK-u shpreh falënderim të veçantë për ekipin e përfaqësimit ligjor të Squire Patton Boggs, si dhe për ekspertët financiarë dhe ligjorë për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë procesit të arbitrazhit.

Po ashtu, KEK-u shpreh mirënjohje të veçantë për Avokaturën Shtetërore të Republikës së Kosovës për mbështetjen dhe këshillimin e vazhdueshëm profesional, veçanërisht gjatë fazave të hershme të përzgjedhjes dhe themelimit të Tribunalit të Arbitrazhit, si dhe për kontributin në sigurimin e përfaqësimit të duhur ligjor gjatë gjithë procesit.

KEK-u mbetet e përkushtuar ndaj zbatimit të ligjit, operimit transparent dhe menaxhimit të përgjegjshëm, duke vepruar me integritet të plotë si ndërmarrja shtyllë e sistemit energjetik dhe ekonomisë së Republikës së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

William Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte

William Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte
15/07/2026 - 18:45

Deklarata e ministres serbe, Snezana Paunovic, se po të kishte qenë Sllobodan Milloshviq do të kishte nisur “spastrimin etnik në Kosovë në vitin 1998” e ka shokuar ish-diplomatin...

Më shumëDetails

74 raste të helmimit në ‘SachPizza’, MSh: Burimi i infeksionit mund të jetë edhe ushqimi i kontaminuar

74 raste të helmimit në ‘SachPizza’, MSh: Burimi i infeksionit mund të jetë edhe ushqimi i kontaminuar
15/07/2026 - 18:15

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike (QRSHP) Prishtinë deri të martën ka identifikuar 74 raste të helmimit, të lidhura epidemiologjikisht me...

Më shumëDetails

Gashi reagon pas procedimit të nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut

Gashi: Kurti tenton të krijojë kriza në veri që të ketë me çfarë të mburret
15/07/2026 - 17:53

Depueti i zgjedhur i LDK-së, Arben Gashi ka reaguar pas dorëzimit të nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të këtij subjekti. Gashi përmes një statusi në Facebook...

Më shumëDetails

Edhe “Fitorja” Sh.P.K. e Tahir Malokut kapet duke abuzuar me çmime të naftës, shteti e dërgon në gjykatë

Edhe “Fitorja” Sh.P.K. e Tahir Malokut kapet duke abuzuar me çmime të naftës, shteti e dërgon në gjykatë
15/07/2026 - 17:38

Për shkak të krizës së naftës si pasojë e luftës së ShBA-së dhe Izraelit me Iranin, çmimi i derivateve të naftës ishte ngritur në gjithë botën, ku në...

Më shumëDetails

Kurti s’flet për raundin e dytë të takimeve, s’u përgjigjet gazetarëve se kur do t’i ftojë partitë për president

Kurti s’flet për raundin e dytë të takimeve, s’u përgjigjet gazetarëve se kur do t’i ftojë partitë për president
15/07/2026 - 17:37

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve se kur do t’i thërrasë sërish partitë politike në takim. I pyetur...

Më shumëDetails

Kryeprokurori i ri, BE: Ta luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar

Kryeprokurori i ri, BE: Ta luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar
15/07/2026 - 17:26

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e ka mirëpritur emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, pas më shumë se katër vitesh marrëveshjesh për detyrën e prokurorit. Në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom”  (Video)

    Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom” (Video)

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Kryeprokurorit të ri i vjen një urim nga nipi i tij, një nga zyrtarët më të lartë të BIK-ut

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ish zv.ministri Mustafa Grainca bashkë me dhëndrrin dyshohet se rrahën brutalisht viktimën, shkak konflikti për një banesë në “Erta Invest”

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Qeveria gjermane do ta rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin, një pako cigare do të kushtojë kaq euro

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Hoti reagon pas procedimit të nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë