Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

[Dokument/Foto] Komuna e Ferit Idrizit punëson ish asamblisten e LDK-së, Fatime Haziri, pakënaqësi në PDK

30/07/2024 - 20:30
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Punësimet në shërbimin civil të personave të ekspozuar politikisht në Kosovë nuk janë risi, pasi që një trend i tillë ka nisur që prej themelimit të institucioneve. Zakonisht në shërbim civil në nivel lokal janë punësuar persona që vijnë nga partia që udhëheq komunën, përderisa në institucione qendrore janë punësuar persona që vijnë nga partia që udhëheq me Qeverinë.

Po ka pasur raste që janë punësuar edhe zyrtarë e ish zyrtarë partiak të partive opozitare, veprime të cilat zakonisht janë bërë si tentativë për ta dobësuar partinë përkatëse opozitare, në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të jetë më e lehtë fitorja me kundërshtar të dobësuar.

Veriu.info ka arritur të siguroj shkresën zyrtare përmes të cilës komuna e Vushtrrisë që drejtohet nga Ferit Idrizi i PDK-së ka shpallur fituese Fatime Haziri të konkursit ‘Zyrtar për Shërbime Publike’.

Njoftimin zyrtar të komunës për punësimin e Fatime Haziri në Veriu.info e ka dërguar një aktivist i PDK-së, i cili në kushte anonimiteti është ankuar se Qeverisja Komunale e Ferit Idrizit po i favorizon figurat e LDK-së.

“Për me të respektu Ferit Idrizi duhet me kanë LDK ose Vetëvendosje. Kena nga mas tij në fushatë zgjedhore natë e ditë, po tash hesap s’po na bon. Unë jam i pa punë, i kam lyp takim Feritit por as në takim nuk më ka prit. Nëse partia jonë (v.j. PDK) e kandidon apet, kurrë nuk e votoj se na ka mashtru.”, ka thënë aktivisti i PDK-së në kushte anonimiteti.

Pushteti i PDK-së në Vushtrri ia vazhdon mandatin e Kryeshefit Ekzekutiv ish zëdhënësit të LDK-së, Fadil Bahtiri

Gjithçka në parim duket normale, nëse shohim vetëm njoftimin. Por situatë ndryshon nëse analizon profilin politik të Fatime Hazirit.

Kush është Fatime Haziri?

Veriu.info ka gjetur se ajo është njëra prej aktivisteve dhe zyrtareve kryesore të LDK-së në Vushtrrisë për shumë vite.

Fatime Haziri ishte kandidate e LDK-së për asambliste në Kuvendin Komunal në zgjedhjet e vitit 207, ku kishte marrë 609. Më pas ajo kishte kandiduar prapë për asamblisti të LDK-së në Kuvend Komunal në vitin 2009, duke arritur të marrë vetëm 70 vota. Tentativat e saj për të zgjedhur asambliste e LDK-së nuk përfundojnë me kaq, pasi që ajo në vitin 2013 arrin suksesshëm të zgjedhet asambliste e LDK-së, duke marrë 168 vota.

Edhe pse ishte asambliste për katër vite dhe kishte mundësi promovimi politik, ajo në zgjedhjet e vitit 2017 kishte dështuar të zgjedhet asambliste, pasi që mori vetëm 143 dhe u radhit kandidatja e pestë më e votuar e LDK-së.

Por humbja e garës për t’u zgjedhur asambliste e LDK-së nuk ia dobësoj ndikimin në LDK, pasi që ajo kishte arritur të bëhet anëtarë e Autoriteti Konkurrencës përmes propozimit të Qeverisë së Isa Mustafës dhe votimit nga Kuvendi i Kosovës të emrave të propozuar.

Përfundimi i mandatit në Autoriteti Konkurrencës do ta gjej pa pozicion politik në LDK dhe duke qenë se e kishte humbur fuqinë politike, ajo nuk u fut në listën e kandidatëve në zgjedhjet lokale të vitit 2021, garë së cilës nga LDK i printe Xhafer Tahiri. Nga figurat që kanë pasur pozicion të fuqishëm politik në LDK-në e Vushtrrisë, Fatime Hazirin e ka karakterizuar afërsia me tashmë deputeten Rrezarta Krasniqi.

JU REKOMANDOJMË

Lushaku: “Ishim të shqetësuar për alarmin e bombës, Vetëvendosja të respektojë agjendën”
Lajme

Lushaku: “Ishim të shqetësuar për alarmin e bombës, Vetëvendosja të respektojë agjendën”

05/07/2025 - 20:04
Berisha: “Do të votoj për cilindo kandidat në votim të hapur”
Lajme

Berisha: “Do të votoj për cilindo kandidat në votim të hapur”

05/07/2025 - 19:55
Shi e temperatura të larta-Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim
Lajme

Shi e temperatura të larta-Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

05/07/2025 - 19:48
Hamiti: VV-ja e ka katandisur keq Kosovën, votuesit e saj duhet ta shohin këtë – bota e ka parë tashmë
Lajme

Hamiti: VV-ja e ka katandisur keq Kosovën, votuesit e saj duhet ta shohin këtë – bota e ka parë tashmë

05/07/2025 - 19:37
Dodik shkon përtej gënjeshtrës: Ajo qe ndodhi në Bosnje ishte luftë civile, Serbia nuk kishte asnjë njësi ushtarake këtu
Lajme

Reuters raporton për dorëzimin e Dodik para shtetit

05/07/2025 - 18:59
Konfiskimi i armatimit në Zveçan, Ibishi: Dëshmi se grupet kriminale furnizohen nga Qeveria e Serbisë
Lajme

Ibishi: Motivi i kërcënimit në Kuvend mund të vijë nga brendia e luftës politike

05/07/2025 - 18:41

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston 15 të rinj në Mitrovicë, planifikonin përleshje fizike në grupe

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Skandali me mbi 100 milionë franga në Zvicër | Përmendet “Numarics”, kompania e Kristian Kabashit në Kosovë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Arrestimi i Naim Bazajt, flasin familjarët e tij: Akuzat e përhapura janë tërësisht të pavërteta dhe të motivuara politikisht

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Konjufca: Kërcënimi ka qenë i qartë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë