Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dokument | Njeriu që akuzohet bashkë me Nagip Krasniqin për korrupsion në KEK e pranon fajësinë

01/02/2025 - 13:00
në Kryesore, Lajme
A A
Dokument | Njeriu që akuzohet bashkë me Nagip Krasniqin për korrupsion në KEK e pranon fajësinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-shtruesi i detyrës së drejtorit të Zyrës së Prokurimit në KEK, Ymer Dragusha, i cili akuzohet bashkë me Nagip Krasniqin për korrupsion në këtë ndërmarrje, e ka pranuar fajësinë.

Në marrëveshje për pranim të fajësisë, të cilën e ka publikuar gazetari Lirim Mehmetaj, prokuroria tregon se për cilat vepra Dragusha e ka pranuar fajësinë.

Aty bëhet e ditur se ai e ka pranuar fajësinë për katër vepra penale.

“I pandehuri Ymr Dragusha me shënimet si në shkresat e lëndës, pajtohet që të pranojë fajësinë për katër vepra penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar e sanksionuar me nenin 414 par. 2 lidhur me par. 1 të Kodit Nr. 06\L-074 Penal të Republikës së Kosovës“, thuhen në dokumentin e Prokurorisë së Shtetit.

Në këtë marrëveshje tregohet edhe për dënimin e rekomanduar.

Ndër të tjera, aty nga gjykata kërkohet që të mos ekzekutohet menjëherë dënimi ndaj të pandehurit.

“Palët në negocimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë janë pajtuar që gjykatës t`i propozojnë që ndaj të pandehurit të i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje dy vite burgim, mirëpo në bazë të nenit 48, 49 par.2, nenit 71 par. 1.3 dhe nenit 72 të KPRK-së, të urdhërohet që ky dënim të mos ekzekutohet, të jetë i kushtëzuar”, thuhet në marrëveshje.

Më pas, tregohen detyrimet që i pandehur do t`i përmbush të cilat rrjedhin nga marrëveshja për të bashkëpunim.

 


;

Çka thotë aktakuza për rastin?

Në aktakuzën e dytë ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, tregohet detaje se për çka akuzohet ish-shefi i kësaj kompanie dhe Ymer Dragushën, si ushtrues detyre i drejtorit të Zyrës së Prokurimit.

Sipas aktakuzës, e cila është publikuar në media, të njëjtit akuzohen nga nëntori i vitit 2022 e deri në fund të janarit të vitit 2023 se kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare.

Në këtë mënyrë, Krasniqi dhe Dragusha i kanë tejkaluar kompetencat që i kanë pasur.

Duke i tejkaluar këto kompetenca, sipas aktakuzës, të pandehurit i kanë mundësuar përfitime operatorit ekonomik “Litëin S.A”, në rastin e aktivitetit të prokurimit lidhur me “Riparimin kapital të kalldasë së bllokut A5”.

Ndër të tjera, në aktakuzë thuhet se Krasniqi në zyrën e tij i kishte kërkuar Dragusha të fillohet procedura e negociuar për tenderin, i cili parashihte riparimin e kalldasë së bllokut A5.

Një e tillë ishte bërë pavarësisht se Dragusha i kishte treguar Krasniqit se një veprim i tillë nuk ishte në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik.

JU REKOMANDOJMË

A pritet sot konstituimi i Kuvendit? – Hasani: Nëse jo sot, të hënën kismet
Kryesore

Nait Hasani: Votat e mia janë rritur në mënyrë të padrejtë, duke u përdorur emri im

19/01/2026 - 10:01
Aksion i Policisë në Pejë, kapen rreth 1 kilogram drogë e 2 armë, i dyshuari në arrati po kërkohet nga policia
Lajme

Arrestohet burri, dyshohet se sulmoi fizikisht dy policë

19/01/2026 - 09:38
VV kundër: Mbështet buxhetin që s’parasheh dërgimin e fletëvotimeve orgjinale, por në email
Kryesore

Mblidhet KQZ-ja, pritet të vendoset nëse do të bëhet rinumërimi i të gjitha votave

19/01/2026 - 09:13
Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
Lajme

Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë

19/01/2026 - 08:50
Pezullohet vendimi i ZRRE-së për treg të hapur deri në vendim të Gjykatës
Lajme

A po paralajmëron ZRRE-ja rritje të çmimit të rrymës nga prilli?

19/01/2026 - 08:27
Specialja rrëzon kërkesën e avokatëve, s’bie poshtë asnjë nga pikat e aktakuzës për ish-krerët e UÇK
Lajme

Sot dorëzohen dosjet përfundimtare në Speciale për ish-krerët e UÇK-së

19/01/2026 - 08:14

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i “Medical Park”: Inspektorati kishte zbuluar shërbime shëndetësore pa licencë dhe staf ilegal, përfshirë edhe kardiologun Mahmut Çakmak (Dokument)

    Skandali i “Medical Park”: Inspektorati kishte zbuluar shërbime shëndetësore pa licencë dhe staf ilegal, përfshirë edhe kardiologun Mahmut Çakmak (Dokument)

    260 Shpërndaje
    Shpërndaje 104 Tweet 65
  • Këta janë mjekët që u kapën duke punuar ilegalisht në “American Hospital Kosova II” – spitali i Klodian Allajbeut u gjobit nga inspektorati shëndetësor (Dokument)

    244 Shpërndaje
    Shpërndaje 98 Tweet 61
  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    521 Shpërndaje
    Shpërndaje 208 Tweet 130
  • Rinumërimi i votave, reagon ashpër Anton Quni: Më është njollosur personaliteti dhe karriera

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Iu hoqën afro gjashtë mijë vota pas rinumërimit, reagon Fetah Paçarizi

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë