Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dokumentet mjekësore që “Curri” i dorëzoi gjykatës dyshohen të jenë të falsifikuara, Prokuroria po kryen hetime

28/09/2024 - 20:56
në Kryesore, Lajme
A A
Dokumentet mjekësore që “Curri” i dorëzoi gjykatës dyshohen të jenë të falsifikuara, Prokuroria po kryen hetime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ismet Osmani “Curri”, gjendet në arrati  pasi po dyshohet të jetë i përfshirë në një  tentim vrasje. “Curri”, nga 2019 gjendet nën masën e dorëzanisë prej 50 mijë euro në rastin ku po gjykohet si i akuzuar për fajde.

Gjykata e kishte njoftuar Currin për pasojat nëse eventualisht nuk do të përgjigjej në ftesat e gjykatës për tu gjykuar. Në rast të shkeljes së kushteve të dorëzanisë, vlera prej 50 mijë eurove do shkonte në buxhetin e shtetit.

Kështu, në Gjykatë ka paraqitur disa raporte mjekësore, me pretendimet se arsye pse ka munguar në seancën ku po gjykohet për fajde është se ai po trajtohet jashtvendit.

Dokumentet mjekësore të cilave Apeli ua kishte falur besimin, ka dyshime për falsifikim.

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka bërë kërkesë në spitalin “Euroitalia”, nëse Ismet Osmani ishte hospitalizuar aty.

Por në përgjigjen e vetë spitalit, kjo mohohet.

Betimi për Drejtësi, ka siguruar ketë përgjigje nga spitali, ku thuhet se fletëleshimi nuk është lëshuar nga institucioni i tyre.

Objekti i tyre nuk kryen veprimtari 24/7 dhe nuk hospitalizon pacientë që nga korriku i vitit 2022.

Vula dhe nënshkrimi i fletë lëshimit nuk janë të Dr. Gjoko Spasevsi, dhe as nuk është kryer ndonjë ekzaminim ndaj këtij pacienti.

Për përkthimin e kësaj përgjigje nga gjuha maqedonase në gjuhen shqipe, sipas burimeve të Betimit për Drejtësi gjykata ka pritur rreth 3 javë ndonëse përkthimi i tyre ishte me karakter urgjent.

Betimi për Drejtësi, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë të na njoftoj se kur është kërkuar përkthimi dhe pse ka pasur vonesa.

“Më datë 29.08.2024 dhe 04.09.2024 nga gjyqtarja e çështjes janë përcjellë shkresat te zyrtarja për përkthim. E njëjta e ka njoftuar gjyqtaren se për shkaqe shëndetësore, nuk ka mundësi të bëjë përkthimin e shkresave deri në kohën kur është kërkuar nga gjyqtarja e rastit, andaj me qëllim që shkresat të përkthehen dhe procedura të mos zvarritet, gjyqtarja i ka përcjellë të njëjtat për përkthim tek përkthyesi tjetër me datë 06.09.2024, ndërsa i ka pranuar shkresat e përkthyera me datë 10.09.2024”, thuhet në përgjigjen e zyrtares për informim, Mirlinda Gashi.

: Pasi gjykatësja Bytyqi ka marrë shkresën e përkthyer ku thuhej se Ismet Osmani nuk ka qenë asnjëherë pacient në Spitalin “EuroItalia”, ajo ka dërguar një njoftim zyrtar prokurorit të shtetit duke e njoftuar lidhur me këtë situatë.

Sipas burimeve të Betimi për Drejtësi, ky rast tashmë është duke u hetuar nga prokuroria për falsifikim të dokumenteve.

Por, ndonëse e gjithë kjo dyshohet të këtë ndodhur gjatë procedimit të rastit për fajde, prokurori i kësaj lëndë Armend Hamiti nuk është duke e trajtuar këtë rast.

”Nuk jam duke e trajtuar pasi ky rast është regjistruar si rast i ri dhe është duke e trajtuar dikush nga kolegët në Prokurorinë Themelore në Prishtinë”, ka thënë Hamiti

Këtë rast, po e trajton prokurori Besart Mustafa i cili nuk ka treguar se kush po hetohet.

“Dërgoje një email për rastin dhe këta zyra për informim më pas të kthejnë përgjigjen”, ka thënë ai.

Gazetarja: E kuptoj, por po ju pyes juve a keni marrë aktvendim për fillim të hetimeve dhe nëse po..

Burimet nga prokuroria bëjnë të ditur se Mustafa po heton Currin për falsifikim ndërsa avokatin Berisha si dëshmitar.

Lidhur me mungesën e Currit në seancën e krejt të ngjarat pas saj, Betimi për Drejtësi ka tentuar të marrë në intervistë avokatin Besnik Berisha, por ai nuk i është përgjigjur as kërkesës me shkrim e as thirrjeve telefonike.

Për të gjitha këto dhe më shumë, ndiqeni hulumtimin “Vendimet kontraverse të gjykatave – Si Curri “shpëton” nga drejtësia përmes falsifikimeve mjekësore?”, në Betimi për Drejtësi, KTV dhe TVArta./BetimipërDrejtësi

 

 

JU REKOMANDOJMË

Kolona në Merdarë, kjo është gjendja në pikat kufitare
Lajme

Kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

19/08/2025 - 10:07
Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
Lajme

E turpshme në Skenderaj: Shtëpia e një mërgimtari shënjestër e të shtënave me armë

19/08/2025 - 09:54
Rriten rrogat në Gjermani, punëtorët do të paguhen 12 euro për një orë pune
Lajme

Punëtori në Gjilan bie në kontakt me rrymën dhe alivanoset derisa po punonte, arrestohet pronari i kompanisë

19/08/2025 - 09:43
Çfarë pritet nga Gjykata Kushtetuese?
Kryesore

Juristët: Kushtetuesja e qartë në vendimin për konstituim të Kuvendit

19/08/2025 - 09:13
DOSJA – Si e kishte dënuar Gjykata e Gjilanit Mefail Shkodrën për armëmbajtje pa leje në vitin 2019?
Lajme

DOSJA – Si e kishte dënuar Gjykata e Gjilanit Mefail Shkodrën për armëmbajtje pa leje në vitin 2019?

19/08/2025 - 09:00
Dodik nuk e pranon aktgjykimin me të cilin u dënua me burgim dhe ndalim të veprimtarisë politike
Lajme

Dodik refuzon vendimin e gjykatës: Nuk largohem, jam presidenti i Republikës Serbe

19/08/2025 - 08:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksident i rëndë në Finlandë, një shqiptar nga Kosova vdes në vendngjarje

    Aksident i rëndë në Finlandë, një shqiptar nga Kosova vdes në vendngjarje

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Tentohet të digjet marketi QTA në Mitrovicë me koktej molotovi (Video)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • I arrestuar më herët për rrëmbimin e një shqiptari- Kush është biznesmeni që iu dogj jahti në Budva?

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Prokuroria Speciale kërkon urdhërarrest për Goran Rakiçin

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Nuk kam pas qëllim ta vras, jam penduar” – zbulohet deklarata e Top Kolshit para gjykatës rreth vrasjes së Enver Bajraktarit në Lipjan

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë