Juristja e mediave, Flutura Kusari ka reaguar pas dorëheqjes së gazetares Arlinda Sejda nga RTK-ja.
Sipas saj, Radio Televizioni I Kosovës duhet ta ndryshojë emrin, dhe siç thotë ajo, të quhet Radio Televizioni I Lëvizjes Vetëvendosje.
Përmes një postimi në Facebook ku ka postuar fotografi me gazetaren në fjalë, Kusari deklaron se ky “televizion aktualisht e ka vetëm një mision: të transmetojë propagandë në favor të Lëvizjes Vetëvendosje dhe njerëzve të saj”.
“Sot, gazetarja Arlinda Sejda japi dorëheqje nga RTK. Arlindën e takova në shenjë solidariteti dhe i thashë: bravo për vendimin dhe nuk je vetëm! Me japë dorëheqje prej punës është një prej vendimeve më të vështira, sidomos kur asaj pune ja ke kushtu më shumë se një dekadë të jetës tënde. Unë, personalisht, do ta dokumentoj këtë rast dhe atë që e konsideroj si terror politik në RTK në çdo platformë vendore, rajonale, ndërkombëtare dhe globale”, ka shkruar Kusari.
“Marre për Lëvizjen Vetëvendosje. Marre! Turp, turp, turp”.












