Dega e PDK-së në Gjilan ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës, Alban Hyseni.
PDK ka kërkuar që Prokuroria Speciale të nisë hetime për keqpërdorim të detyrës dhe keqmenaxhim të financave publike.
Sipas PDK-së, raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2024 ka evidentuar shkelje të ligjit, të cilat vetë menaxhmenti komunal i ka pranuar si të sakta, duke u shprehur se “pajtohet” me gjetjet.
PDK vlerëson se kjo përbën pranim zyrtar të përgjegjësisë dhe e forcon dyshimin për vepra penale të dënueshme, sipas neneve 414 dhe 415 të Kodit Penal.