Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dosja e Prokurorisë – Bashkim Osmani, pronari i firmës “Laberion” jepte para me fajde, shfrytëzonte situatën e rëndë nga Covid-19

04/03/2023 - 23:12
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Dosja e Prokurorisë – Bashkim Osmani, pronari i firmës “Laberion” jepte para me fajde, shfrytëzonte situatën e rëndë nga Covid-19
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Orët e hershme të mëngjesit së të enjtes, Policia e Kosovës, Departamenti i Krimeve të Rënda në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe me urdhër të Gjykatës ka kryer bastisje në dhjetë biznese në regjionin e Prishtinës, Ferizaj, Vushtrri e Lipjan.

Ky aksion policor rezultoi me arrestimin e 14 personave, disa prej të cilëve pronarë të auto salloneve e kompanive të tjera, të dyshuar për fajde, detyrim e shmangie nga tatimi. Gjatë këtij operacioni, u konfiskuan mbi 20 vetura, rreth 84 mijë euro, armë e prova të tjera.

Gazeta Sinjali ka siguruar detaje ekskluzive nga kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarve, ku kërkohet paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Në mesin e bizneseve që u goditën nga shteti, janë kompania e cila bën prodhimin dhe distribuimin e lëngjeve ‘Dona Laberion’, e cila është në pronësi të biznesmenit llapjan, Bashkim Osmani – tashmë i arrestuar për fajde.

Ai dyshohet se duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të të dëmtuarit, N.B., nëpërmjet Gëzim Sinanit, i ka dhënë atij 200 mijë euro me fajde, duke i kontraktuar një shumë mujore në vlerë të 12 mijë eurove si fajde.

E prej tyre, sipas Prokurorisë, 8 mijë euro i ka marrë pronari i kompanisë ‘Dona Laberion’, ndërsa 4 mijë tjerat Sinani.

Në pamundësi që të paguajë borxhin, i dëmtuari është detyruar t’i marrë edhe 200 mijë euro tjera në kushte të njëjta dhe si rrjedhojë borxhi total kapte shifrën e 1 milion e 96 mijë eurove.

“Mirëpo në pamundësi që ti paguaj shumat e parave në emër të fajdeve, i dëmtuari është detyruar ti marr edhe 200 mijë euro në kushte të njëjta, kështu që borxhi i të dëmtuarit kishte arritur shumën prej 1 milion e 96 mijë euro, kështu që i dëmtuari është detyruar të marrë një kredi në ‘Ish Bank’ në shumë prej 70 mijë euro, të cilat ja ka dhënë të pandehurit Gëzim dhe një banesë në vlerë prej 70 mijë euro, duke pësuar një dëm pasuror në shumë rreth 330 mijë euro, kurse pjesa tjetër ka mbetur e papaguar”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë të cilën e ka parë Sinjali.

Nga Bashkim Osmani, i dëmtuari N.B., nëpërmjet Gëzim Sinanit kishte marrë me fajde edhe 80 mijë euro, për të cilat në muaj do të paguante nga 8 mijë euro si fajde.

Prej pagesës mujore, Osmani kishte marrë nga 6 mijë euro, ndërsa Sinani nga 2 mijë.

“Ekziston dyshimi i bazuar se në fund të vitit 2021, i pandehuri Bashkim Osmani si pronar i ndërmarrjes prodhuese ‘Dona Laberion’ në bashkëkryerje me të pandehurin Gëzim Sinani, kanë kontraktuar shuma joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për të dëmtuarin N.B., si pronar i ndërmarrjes tregtare “…” për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19 është detyruar të kërkojë para nga Gëzim Sinani, i cili paratë i kishte marrë nga i pandehuri Bashkim në shumë prej 80 mijë euro, të cilat ja ka dhënë të dëmtuarit, duke kontraktuar një shumë të parave prej 8 mijë euro në muaj si fajde, prej të cilave 6 mijë i ka marr i pandehuri Bashkim, kurse 2 mijë i pandehuri Gëzim, derisa borxhi arrin shumën prej 175 mijë euro, duke pësuar dëm pasuror në shumë prej 95 mijë euro, të cilin obligim e kishte marrë përsipër ta paguaj Xh.Sh”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Me këto veprime, ata dyshohet se kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale ‘Fajdeja’.

JU REKOMANDOJMË

Huduti: Literatura islame nuk promovon vlerat kombëtare
Lajme

Huduti: Literatura islame nuk promovon vlerat kombëtare

13/05/2025 - 01:21
“Argatë e dreqit dhe të Serbisë” Mulla Osmani: Serbia i ka argatë e vetë në Qeveri e Bashkësi Islame
Lajme

“Argatë e dreqit dhe të Serbisë” Mulla Osmani: Serbia i ka argatë e vetë në Qeveri e Bashkësi Islame

13/05/2025 - 01:19
Kelmendi: Fesë Islame po i m’veshen strategji të agjenturave të huaja
Lajme

Kelmendi: Fesë Islame po i m’veshen strategji të agjenturave të huaja

13/05/2025 - 01:15
Të shtëna armësh në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, policia në vendngjarje (Video)
Lajme

Të shtëna armësh në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, policia në vendngjarje (Video)

13/05/2025 - 00:50
LAJMI I FUNDIT: Dy persona në vrap tek Rruga B, njëri me armë të gjatë (PAMJE)
Lajme

LAJMI I FUNDIT: Dy persona në vrap tek Rruga B, njëri me armë të gjatë (PAMJE)

13/05/2025 - 00:47
Biznesi i rrymës – Si u transferuan mbi 21 milionë euro te kompania e biznesmenit grek që u takua me Kurtin
Lajme

Biznesi i rrymës – Si u transferuan mbi 21 milionë euro te kompania e biznesmenit grek që u takua me Kurtin

12/05/2025 - 23:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me importin e kafshëve: “HUDEA” me pronar Valmir Humolli zhduku nga sistemi shtetëror mbi 2 mijë 200 krerë (Dokument)

    Skandali me importin e kafshëve: “HUDEA” me pronar Valmir Humolli zhduku nga sistemi shtetëror mbi 2 mijë 200 krerë (Dokument)

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ministria e Shëndetësisë mbyll klinikën psikoterapike “Empatia” në Mitrovicë të ish deputetit të VV-së

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Në telefon me Thaçin, Spahiu për Ramën: Po i çon mesazh Kurtit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “O Rameeeee”: Ky është rezultati që mori në zgjedhje Lulzim Basha

    265 Shpërndaje
    Shpërndaje 106 Tweet 66
  • Shefqet Cakolli është biznesmeni të cilit iu sekuestruan asete në vlerë 2 mln euro

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë