Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dr. Sci. Besim Mulaj premton: Nëse zgjidhem deputet, linjiti nuk do të mbetet nën dhe, por do të shfrytëzohet me mençuri për industri të tjera

15/12/2025 - 13:49
në Lajme
A A
Dr. Sci. Besim Mulaj premton: Nëse zgjidhem deputet, linjiti nuk do të mbetet nën dhe, por do të shfrytëzohet me mençuri për industri të tjera
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kandidati i LDK-së për deputet me numrin 79, Besim Mulaj, ka deklaruar se Kosova është një ndër vendet më të pasura me rezervat e linjitit, një pasuri natyrore që aktualisht përdoret vetëm për termoelektranat e Obiliqit.

Mulaj ka premtuar se nëse zgjidhet deputet, do të angazhohet për shfrytëzimin e mençur të këtij resursi, duke investuar në teknologji të pastra, industri të reja dhe eksport, gjithmonë në harmoni me mjedisin.

Postimi i plotë:

Kosova është një ndër vendet më të pasura në botë për nga rezervat e linjitit/qymyr. Një pasuri e rrallë natyrore, që sot fatkeqësisht përdoret vetëm për termoelektranat e Obiliqit, duke u shndërruar më shumë në problem sesa në mundësi. Ambientalistët me të drejtë kanë ngritur zërin për ndotjen, por pyetja thelbësore mbetet: pse kurrë, që nga paslufta, politika nuk është ulur seriozisht të mendojë për përdorimin e zgjuar dhe modern të këtij resursi?

A duhet linjiti të mbetet i varrosur përgjithmonë nën tokë, ndërkohë që vendi ka nevojë për zhvillim ekonomik, industri dhe vende pune? Apo duhet të investohet në teknologji të pastra, në industri të reja dhe në përpunim që sjell vlerë të shtuar dhe eksport?
Ironia më e madhe është se sot Kosova, me gjithë këtë pasuri nën këmbët e saj, importon qymyr nga Kazakistani, Serbia dhe Mali i Zi. Kjo nuk është vetëm paradoks, por dështim i vizionit shtetëror.

Me rastin e zgjedhjes sime deputet në Kuvendin e Kosovës, do të angazhohem pa kompromis që ky resurs i bollshëm ekonomik të mos mbetet nën dhe, por të shfrytëzohet me mençuri për industri të tjera, për zhvillim të qëndrueshëm dhe për eksport. Jo kundër mjedisit, por në harmoni me të, përmes teknologjive moderne dhe standardeve evropiane.

Nuk do ta kursej veten në interes të zhvillimit të Kosovës, pavarësisht lobimeve jo miqësore që synojnë ta mbajnë Kosovën të varfër dhe të varur. Kosova ka potencial. Ka pasuri. I mungon vetëm guximi politik për ta shndërruar atë në mirëqenie për qytetarët e saj.

JU REKOMANDOJMË

Lajme

Krasniqi thirrje mërgatës të vijnë për të votuar: Kosova ka nevojë për shpresë, LDK ju thërret

15/12/2025 - 14:32
Kurti e përdor për fushatë liberalizimin e vizave të ndodhur në vitin 2023
Kryesore

Kurti: Bruto produkti vendor vitin e ardhshëm do të jetë 12 miliardë euro

15/12/2025 - 14:19
Një muaj paraburgim për avokatin Hana dhe instruktorin Islami për dallaveret me pronat e RTK-së
Lajme

Paraburgim ndaj katër të dyshuarve për substanca narkotike dhe armëmbajtje pa leje

15/12/2025 - 14:14
Përçarje e VV’së në Kaçanik- Ish-deputeti mbeti jashtë listës, s’flet hiç fort fjalë të mira për Jeton Rakën
Lajme

Përçarje e VV’së në Kaçanik- Ish-deputeti mbeti jashtë listës, s’flet hiç fort fjalë të mira për Jeton Rakën

15/12/2025 - 13:43
Xhaferi: “Kur timoni është në dorën e gabuar, të gjitha rrugët të dërgojnë në humnerë”
Lajme

Xhaferi: LVV duhet të ketë rënie për shkak të bllokadës, do të ishte edukim për skenën politike

15/12/2025 - 13:32
Izmaku: Takimi i partive tregoi nevojën për dialog të gjerë dhe nxori në pah hipokrizinë politike
Lajme

Izmaku: Nëse Nisma s’është pjesë e Kuvendit, Kosova do të jetë përsëri në krizë

15/12/2025 - 13:23

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Profesionalizmi ka emër: Presidentja Vjosa Osmani zgjedh të merr shërbime orofaciale te Dr. Besim Neziri

    Profesionalizmi ka emër: Presidentja Vjosa Osmani zgjedh të merr shërbime orofaciale te Dr. Besim Neziri

    433 Shpërndaje
    Shpërndaje 173 Tweet 108
  • Kimete Berisha: Alkimia malore e Bedri Hamzës, pluhurin e kthen në premtim

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kënga e Llalloshit për Kurtin që “qet pushkë”, Mehmetaj: E refuzoi pushkën në luftë, mobilizoi njerëz për t’i lënë armët

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Tërmet në Kosovë

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Salihu e quan servile Edona Llalloshin: “Nuk e di çka është ky obsesion i servilave të Albinit qe me ia vnu një pushkë kur ai vete s’ka dashte kur u kanë koha”

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë