Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar një takim me partitë opozitare në lidhje me draft statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.Ajo tha se pas dorëzimit të drafit edhe tek partitë opoziare do t’i thërras të njëjtat në takim ditëve më vijim për t’i marrë shqetësimet e tyre sa i përket draftit të dorëzuar nga euro-amerikanët.
Sa i përket nisjes së peticionit për largimin e kryetarëve të katër komunave veriore, Osmani tha se nuk ka asnjë informatë zyrtare sa i përket kësaj.Këto komente Osmani i bëri pasi pjesëmarrjes në konferencën për Integritetin e Informacionit të organizuar nga NDI. /KP/