Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova mbylli spektaklin të premten, por dramat nuk kanë përfunduar.
Ndërsa gjithë vëmendja ishte te shpallja e fituesit, një tjetër telenovelë po luhej pas kamerave mes dy opinionisteve të panelit, Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari.
Në fillim të sezonit, dyshja dukej e pandashme, madje shfaqej bashkë në hotel dhe jepte idenë e një miqësie të fortë.
Por, me kalimin e javëve, tensioni i heshtur mes tyre u bë i dukshëm për shikuesit më të vëmendshëm.
Ditën e finales, Leonora e fshiu Oltën nga lista e ndjekësve në Instagram. Pak pas mbylljes së spektaklit, Olta ia ktheu me të njëjtën monedhë, duke e fshirë Leonorën nga miqtë e saj virtualë.
Ky “unfollow” i dyanshëm tregon për mospajtime të fshehta dhe një “luftë të ftohtë” që dyshja ka zgjedhur ta menaxhojë larg syrit të publikut.
Për Oltën, situata nuk është e panjohur, pasi edhe në edicionin e tretë kishte pasur konflikte të ngjashme me kolegë të panelit.
Mbetet për t’u parë nëse ndonjëra nga vajzat do të flasë dhe të zbulojë arsyet reale të tensionit që nisën nga miqësia e fillimit të sezonit. /Telegrafi/














