Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizi, ka nxjerrë vendim për lirimin e hapësirave që shfrytëzohen nga bizneset në qendrën e kulturës “Rexhep Mitrovica”, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Por ky vendim që mbanë datën 17.10.2022 ende nuk ka gjetur zbatim, pasi asnjë biznes nuk po e zbaton këtë vendim.
Veriu.info ka siguruar vendimin e drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Bizneset që kanë shfrytëzuar këto hapësira, u ka kaluar kontrata për shfrytëzim.
Drejtoria u ka dhënë afat 15 ditor për lirim të hapësirave por tashmë 1 muaj e më shumë askush nuk po e zbaton.
Dokumenti👇