Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, Emin Hoxhaj, në tubimin elektoral të Albin Kurtit

11/01/2025 - 16:29
në Kryesore, Lajme
A A
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, Emin Hoxhaj, në tubimin elektoral të Albin Kurtit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, Emin Hoxhaj, është parë sot në tubimin elektoral të kryeministrit Albin Kurti, i cili është mbajtur në fshatin Cërmjan të Komunës së Gjakovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, kryeministri Albin Kurti ka postuar disa fotografi në të cilat shihet Emin Hoxha, i cili është nga fshati Cërmjan, raporton Nacionale.

Tubimi në këtë fshat ka qenë i pari që Kurti e ka mbajtur në këtë ditë, derisa tubimi qendror do të mbahen në Sallën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Kurti ka treguar se pse e ka zgjedhur që në Gjakovë ta fillon fushatën elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Ditë e bardhë për të filluar fushatën faqebardhë. Po e nisim me Gjakovën e Gjakovës ia nisëm me fshatrat Cërmjan dhe Bec për të takuar banorët e rajonit të Dushkajës. Vazhdojmë përgjatë ditës me vizita e takime cep më cep të Gjakovës. Në orën 18:00 takohemi në Sallën e Sportit “Shani Nushi”, për tubimin e hapjes të fitores së zemrave të 9 shkurtit!”, ka shkruar Kurti.

Emin Hoxhaj është Drejtor i parë në Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, i emëruar nga Kryeministri Albin Kurti më 11.09.2023.

Partia në pushtet vazhdimisht kishte akuzuar qeveritë e kaluara për politizim të administrues.

Në fillin të javës, gjysma e kabinetit qeveritar ishte marrë me hetuesin policor Idriz Gashi, duke pretenduar se i njëjti kishte marrë pjesë në një tubim të PDK-së në fshatin e tij.

Ndonëse një video e publikuar në disa media tregonte se hetuesi Gashi nuk ishte prezent në tubimin e PDK-së, disa ministrat kishte nxjerr në fotografi duke insistuar se ai ishte pjesë e tubimit.

Për shkak të reagime të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministrit të Financave, Hekuran Murati, dhe disa deputetëve të VV-së, Inspektorati Policorë e kishte suspenduar nga puna hetuesin Idriz Gashi.

Me pas, avokati i Gashit, Arjanit Koci, kishte njoftuar se pas hetimeve nga IPK-ja klienti i tij ishte kthyer në punë.

“Drejtësia gjithmonë triumfon, dhe kësaj here, fatmirësisht, pa vonesë. Hetuesi policor Idriz Gashi nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim elektoral. Si rezultat, siç kam parashikuar, rreshteri Gashi rikthehet në detyrat e tij policore”, kishte shkruar Koci në profilin e tij në “Facebook”.

Por, një ditë më pas, avokati Koci ka treguar se për klientin e tij i është dorëzuar një vendim i ri, i cili flet për vazhdim të suspendimit për hetuesin policor.

Në profilin e tij në “Facebook”, Koci kishte shkruar se ky veprim është shkelje e ligjit.

“Hetuesit policor Idriz Gashi, sot në ora 12.22 i është rikthyer arma dhe legjitimimi policor, pasi kishte përfunduar afati i suspendimit. Megjithatë, pas përfundimit të orarit të punës, i është dorëzuar një vendim i ri, i paligjshëm, për vazhdimin e masës së suspendimit, pa afat dhe pa të drejtë ankese. Ky veprim përbën shkelje të rëndë të ligjit, pasi zgjatja e masës së suspendimit mund të bëhet vetëm brenda afatit të përcaktuar. Për më tepër, kjo situatë tregon qartë elemente të një persekutimi ndaj një hetuesi të angazhuar në trajtimin e rasteve më të mëdha të korrupsionit”, ka shkruar Koci.

JU REKOMANDOJMË

Afërsia e dy policëve të Kosovës me mitrovicasin Valdet Zeqiri që u hetua për kontrabandë në veri
Kryesore

Afërsia e dy policëve të Kosovës me mitrovicasin Valdet Zeqiri që u hetua për kontrabandë në veri

05/11/2025 - 17:34
Ish-kryenegociatorja Tahiri: BE-ja duhet ta shpallë dialogun e vdekur, Kurti e dështoi Kosovën duke mos arritur marrëveshje për njohje reciproke
Kryesore

Tahiri: Kosova në gjendje të mjerueshme – Kurti i rrëzuar nga Kuvendi, Osmani gjasat i bën vendime dhe Konjufca me shkollë të Kurtit

05/11/2025 - 17:31
Një punëdhënës dhe një punëkryes dyshohet se uzurpuan dhe dëmtuan një pronë publike në Dedaj të Prizrenit
Lajme

Arrestohet e më pas lirohet 64 vjeçari në Zubin Potok, dyshohet se sulmoi fizikisht një person

05/11/2025 - 17:19
Letra e aleatëve se nuk do takojnë Kurtin në zyre, Hasani: Kjo tregon që nuk je kryeministër, por je uzurpator
Kryesore

Mandatimi i Konjufcës, Enver Hasani: Presidentja e shkeli Kushtetutën!

05/11/2025 - 16:54
Gucati për protestën në Hagë: Kërkojmë nga Gjykata drejtësi të mirëfilltë, jo drejtësi politike
Lajme

Kurti tha se ka punuar në heshtje për krerët e UÇK’së, Gucati: S’i besoj, ai vetë ju ka thënë ju jeni për Hagë

05/11/2025 - 16:38
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit: Me shpresën që shpejt të takohemi në gëzime bashkë me Rexhen tonë
Kryesore

Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit: Me shpresën që shpejt të takohemi në gëzime bashkë me Rexhen tonë

05/11/2025 - 16:11

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përplasja Bajrami-Osmani, deputetja i tha se i ka dyert e mbyllura në LDK, Osmani i çoi fjalë se mund t’ia dëmtojë ende partinë

    Përplasja Bajrami-Osmani, deputetja i tha se i ka dyert e mbyllura në LDK, Osmani i çoi fjalë se mund t’ia dëmtojë ende partinë

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Afërsia e dy policëve të Kosovës me mitrovicasin Valdet Zeqiri që u hetua për kontrabandë në veri

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • A do ta votonte LDK-ja Osmanin për një mandat të dytë si Presidente – flet Abdixhiku

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • LAJMI I FUNDIT: Dyshohet se grupe serbe kanë ndërhyrë në rrjetin e Policisë së Kosovës në Jarinjë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Këto mund të jenë dy datat e mundshme për zgjedhje të parakohshme

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë