Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Drejtori i “Ibër-Lepencit”: Sulmi shkaktoi mbi 376 mijë euro dëm, furnizimi me ujë u ndërpre pesë ditë

27/07/2026 - 11:45
në Kryesore, Lajme
A A
Drejtori i “Ibër-Lepencit”: Sulmi shkaktoi mbi 376 mijë euro dëm, furnizimi me ujë u ndërpre pesë ditë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtori i departamentit të ujit dhe gjenerimit në ndërmarrjen “Ibër-Lepenc”, Ernest Kerqeli, ka deklaruar se sulmi në kanalin e “Ibër-Lepencit” në  Zubin-Potoku, më 29 nëntor 2024, ka shkaktuar dëme në vlerë prej mbi 376 mijë eurosh, ndërsa furnizimi me ujë për ujësjellësit ishte ndërprerë për tre deri në pesë ditë, raporton Ekonomia Online.

Duke u përgjigjur në pytjet e prokurorisë Kerqeli, i cili në këtë rast është edhe dëshmitar, ka thënë se pas njoftimit për shpërthimin, ekipet e ndërmarrjes kishin ndërmarrë masa për sanimin e dëmit dhe për të siguruar vazhdimin e rrjedhës së ujit drejt Termocentralit “Kosova B”.

“Unë jam në ‘Ibër Lepenc’ drejtor në departamentin ujë dhe gjenerim, departamentet që e mbulojnë liqenin e Ujmanit, kanalin kryesor, hidroelektronën edhe të gjithë infrastrukturën që ka të bëjë me ujë dhe distribuim të ujit dhe në prodhim të energjisë elektrike. Në kohën kur marr njoftimin prej punëtorëve tanë nga ora 19:00 në mbrëmje për supozimin në infrastrukturë, kam njoftuar ekipet, kanë njoftuar kryeshefin Faruk Mujka për ndodhin që ka ndodhur, nuk e kemi ditur dëmin dhe lokacionin e saktë”, tha ai.

“Pas njoftimit kemi marrë njoftim edhe nga Policia e Kosovës dhe të gjitha ekipet që kemi pasur në pozicion i kemi nisur në atë pjesë. Pas një kohe të shkurtër kam mbërritur nga Gjilani me koleg në vendngjarje dhe kemi parë që dëmi ishte jashtëzakonisht i madh. Ne si ndërmarrje nuk jemi ballafaquar asnjëherë me asi dëmi. Fatmirësisht kemi pasur ekipe me makineri të rënda që kanë qenë duke punuar në Zubin Potok, i kemi thirrur ekipet dhe kemi filluar me mendu në sanimin e dëmit, në mënyrë që uji të mos ndalej në rrjedhën e poshtme të kanalit. Pasi kemi pritur leje prej policisë, ne kemi marrë masa që në atë pjesë të dëmtuar të kanalit të vendosim një zgjidhje të përkohshme, meqenë se dëmi ka qenë i madh. Zgjidhja që kemi bërë atë ditë nuk ka qenë 100 për qind funksionale, edhe pse kemi vendosur 6 gypa me diametër mbi 900 që uji të vazhdojë dhe të mos ndalet për Termocentralin Kosova B”, tha ai.

Drejtori i “Ibër-Lepencit” ka theksuar rëndësinë e kanalit për furnizimin me ujë dhe prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë.

“Edhe në cilësinë e drejtorit të ‘Ibër-Lepencit’ edhe në cilësinë time si inxhinier, kanali është arteria kryesore pa të cilin nuk mundet me funksionuar Kosova në konceptin energjetik si dhe furnizmin me ujë. Ky uj i cili vjen nga liqeni i Ujmanit dhe përfundon në pikën e fundit ku merr Kosova B ujë është i nevojshëm për ftohjen e turbinave të termocentralit Kosova B. Me një fjalë, pa ujë ne si Kosovë nuk mund të prodhojmë energji elektrike. Thuajse gjysma e Kosovës, mbi 500 mijë banorë furnizohen me ujë nga kanali i ‘Ibër Lepencit{”, tha ai.

Ai ka treguar se pas sulmit, ndërmarrja kishte arritur që gjatë natës ta rikthente furnizimin në 75 për qind të kapacitetit të rregullt.

“Neve kemi arritur në natën kritike me kthy furnizimin vetëm 75 % të furnizimit të rregullt. Neve rreth orës 02:00 kemi arritur me funksionalizu zgjidhjen e parë. Pas kësaj kjo zgjidhje nuk ka qenë funksionale për shkak dëmit në atë pjesë, neve kemi vazhduar me zgjidhjen tjetër. Furnizimi për ujësjellës ka qenë i ndërprerë 3-4 deri në 5 ditë, edhe pas 5 ditësh ujësjellësit nuk kanë mundur me marrë me kapacitete të plota”, tha ai.

Kerqeli ka deklaruar se dëmi është sanua​r përmes një projekti të financuar për rehabilitimin e kanalit, ndërsa sipas tij, vlera e dëmit të shkaktuar është mbi 376 mijë euro.

“Ne dëmin e shkaktuar e kemi san​uar nëpërmjet një projekti i cili ka qenë paraprakisht duke u zhvilluar, që ka qenë kredi e marrë nga Banka Botërore që ka të bëjë me rehabilitimin e kanalit. Me këtë projekt e kemi san​uar dëmin që na është shkaktuar nga dëmi dhe ky raport është përpiluar nga konsulenca, kompani që ne kemi angazhuar për mbikëqyrje dhe Bankës Botërore dhe dëmi është mbi 376 mijë euro”, tha ai.

I pyetur nëse i ka parë apo takuar të pandehurit, Kerqeli ka deklaruar se nuk i njeh.

Sulmi në kanalin e “Ibër-Lepencit” kishte ndodhur më 29 nëntor të vitit 2024 në fshatin Varagë të Zubin-Potokut.

Pak më shumë se një vit pas sulmit, Prokuroria Speciale, pas një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe partnerët evropianë, ka ngritur aktakuzë ndaj vëllezërve Jovan Viçentijeviq e Dragisha Viçentijeviq, si dhe Igor Dimoviqit, për veprat penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike”, nga neni 122, lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Spiunazh”.

Sipas aktakuzës, më 29 nëntor 2024, në fshatin Varagë të Komunës së Zubin-Potokut, në pjesën e kanalit “Ibër-Lepenc”, të pandehurit Viçentijeviq, së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, pas një marrëveshjeje paraprake, kanë vendosur eksploziv, rreth 20 kilogramë të llojit trinitrotoluen (TNT), në brendësi të kanalit.

Vëllezërit Viçentijeviq akuzohen se lëndën shpërthyese e kanë aktivizuar përmes një çante të cilën e kishin lidhur me litar në një shtyllë betoni. Si pasojë, është dëmtuar rëndë struktura e betonit të kanalit “Ibër-Lepenc”, është shkaktuar ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm, është rrezikuar prodhimi i energjisë elektrike dhe ndërmarrjes “Ibër-Lepenc” i është shkaktuar dëm në vlerë prej 376,774.70 eurosh.

JU REKOMANDOJMË

Le Monde: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim – Gjykata kontroverse përdori prova nga Beogradi

Le Monde: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim – Gjykata kontroverse përdori prova nga Beogradi
16/09/2026 - 19:29

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpall fajtor për krime lufte dhe u dënua me 25 vjet burgim nga një gjykatë në Hagë. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,...

Më shumëDetails

Kadrijaj: Aktgjykimi është i padrejtë, Aleanca do t’i japë nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme

Kadrijaj: Aktgjykimi është i padrejtë, Aleanca do t’i japë nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme
16/09/2026 - 19:14

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, e ka cilësuar si politik aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të shpallur sot nga...

Më shumëDetails

Reagon Bekim Jashari: Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Reagon Bekim Jashari: Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës
16/09/2026 - 19:01

Bekim Jashari, djali i heroit të kombit Hamëz Jashari, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Jashari ka publikuar në rrjetin...

Më shumëDetails

Mbi 6 orë nga aktgjykimi, ministrja e Drejtësisë ‘çele guri gojën’ për dënimin e katërshes

Propozimi i Simiçit “në emër të popullit serb”, Gërvalla: Skandaloze, në Kosovë ka vetëm komunitet serb
16/09/2026 - 18:31

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e...

Më shumëDetails

Nasim Haradinaj thirrje protestuesve: Mos shkoni ka Graqanica!

Nasim Haradinaj thirrje protestuesve: Mos shkoni ka Graqanica!
16/09/2026 - 18:21

Në mesin e protestuesëve para Qeverisë, është edhe Nasim Haradinaj. Ai ka bërë thirrje protestuesëve që të mos shkojnë në Graqanicë. ‘’Ka me na inflitru njerëz të cilët...

Më shumëDetails

Reagon deputeti i Parlamentit Evropian me prejardhje nga Mitrovica: Aktgjykimi është i dhimbshëm, qëndroj përkrah popullit të Kosovës

Reagon deputeti i Parlamentit Evropian me prejardhje nga Mitrovica: Aktgjykimi është i dhimbshëm, qëndroj përkrah popullit të Kosovës
16/09/2026 - 17:57

Deputeti i Parlamentit Evropian, Adnan Dibrani, i cili është me prejardhje nga Mitrovica, ka reaguar pas dënimit të 4-shes së UÇK-së sot nga Gjykata Speciale. Ai thotë se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë